• VIDEO

    PJESA 2 Repolitix | 'As me Ramën, as me Berishën', Endrit Shabani paralajmëron betejë kundër abuzimit me pushtetin

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.

  • VIDEO

    Jo thjesht një ditë në kalendar! Mesazhi i Vërtetë i Krishtlindjes

    Një ditë e shënuar, festa e dritës dhe e shpresës – Krishtlindja. Një festë e madhe që sot bashkon mijëra besimtarë, por edhe këdo tjetër, duke i dhënë kësaj dite një magji të veçantë që afron zemrat dhe sjell paqe e dashuri. Këtë ditë e nisim në shoqërinë e tre artistëve të talentuar dhe besimtarë të krishterë: Ernis Cili, kantautor; Sabina Mitrovasili, këngëtare; dhe Elvin Muçaj, kompozitor. Përveç një performance të bukur artistike, ata ndajnë me ne mendime dhe mesazhe domethënëse për kuptimin e kësaj feste të shenjtë. Flasim për simbolin e Krishtlindjes, traditat, përgatitjet, tryezën familjare dhe lutjen që bëhet në këtë ditë të veçantë. Si festohen Krishtlindjet në kishë dhe në familje? Cilat janë ritualet që e bëjnë këtë festë kaq të dashur dhe të veçantë? Por njëkohësisht ndalemi edhe te raporti me Zotin, si një bekim që ndikon në jetën tonë të përditshme, duke përcjellë mesazhe kuptimplota, veçanërisht për të rinjtë.

  • VIDEO

    Gurabije festive plot shije që do ju shkrihen në gojë nga zonja Albana

    Gurabije festive

    Përbërësit:  

    • 180 gr miell (rreth 1½ filxhan)
    • 150 gr sheqer (¾ filxhan)
    • 60 gr gjalpë në temperaturë ambienti
    • 2 vezë të mëdha
    • 30 gr kakao pluhur
    • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
    • 1 lugë çaji vanilje
    • 1 lugë çaji ngjyrë ushqimore e kuqe
    • 1 majë luge çaji kripë
    • Sheqer pluhur (për mbulim)

    Përgatitja:

    Rrihni gjalpin me sheqerin derisa masa të bëhet kremoze. Shtoni vezët një e nga një, më pas vaniljen dhe ngjyrën e kuqe. Në një enë tjetër përzieni miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe kripën. Bashkoni përbërësit e thatë me masën e lëngshme, derisa të formohet një brumë i butë. Mbulojeni dhe futeni në frigorifer për 30–45 minuta. Formoni toptha të vegjël, kalojini në sheqer pluhur. Vendosini në tavë me letër pjekjeje, me hapësirë mes tyre dhe piqini në 180°C për 10–12 minuta.

  • VIDEO

    Bucatini all’Amatriciana - Recetë tradicionale italiane nga zonja Albana

    Bucatini all’Amatriciana - Recetë tradicionale italiane

    Përbërësit:  

    • 300 gr makarona bucatini
    • 800 gr domate të grira të konservuara
    • 250 gr domate qershi
    • 200 gr pançetë derri
    • Djathë kaçkavall i grirë imët
    • Kripë, piper i zi, i sapobluar
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër

    Përgatitja:

    Prisni guancialen (pançetën) fillimisht në feta të holla, më pas në shirita, në mënyrë që çdo copë të ketë yndyrë nga jashtë dhe mish në mes. Domatet qershi pritini në gjysma ose në katër pjesë, sipas madhësisë që preferoni. Vendosni domatet e konservuara në një tas dhe shtypini lehtë me blender dore ose pirun derisa të formohet një salcë e butë. Nxehni një tigan në zjarr mesatar–të ulët, shtoni pançetën dhe gatuajeni rreth 5 minuta, derisa të bëhet krokante dhe të lëshojë yndyrën e saj. Shtoni domatet qershi në tigan, ulni zjarrin dhe gatuajini për rreth 5 minuta duke i përzier herë pas here. Shtoni domatet e shtypura në tigan dhe përziejini mirë. Rrisni pak zjarrin, shtoni një majë kripe dhe lëreni salcën të ziejë ngadalë për rreth 20 minuta. Në një tenxhere të madhe, zieni ujë me kripë (1 lugë gjelle kripë për ujin). Zieni makaronat bucatini sipas udhëzimeve të paketimit. Para se të shtoni makaronat në salcë, hidhni piper të zi dhe pak Pecorino Romano. Nxirrni makaronat me kapëse dhe kalojini direkt në tigan me salcën. Përziejini mirë. Nëse salca është pak e hollë, shtoni gradualisht ujë nga ai i makaronave dhe vazhdoni përzierjen derisa të lidhet bukur. Në fund shtoni edhe pak Pecorino Romano, përziejini sërish dhe hiqeni nga zjarri.

  • VIDEO

    Prostitucioni, biznes i fshehur! Vajza të huaja dhe rrjete deri në Serbi, Softa zbërthen skemën

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir

     

    Një adoleshente 16-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe prej ditësh familja Mulaj jeton mes ankthit dhe pasigurisë. Në studio, nëna e saj, Rovena Mulaj, rrëfen momentet e fundit kur e pa vajzën, mesazhin e shkurtër që mori nga numri i një shoqeje dhe heshtjen e plotë që pasoi. Shoqet refuzojnë të flasin, telefonat mbyllen dhe askush nuk jep informacion për vendndodhjen e saj. Nëna shpreh frikën se vajza mund të jetë e shfrytëzuar dhe u bën thirrje të gjithëve për ndihmë. Mes lotësh dhe lutjesh, ajo kërkon vetëm një gjë: që Renisa të kthehet në shtëpi, aty ku e duan të gjithë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Dhjetor 2025 – Receta festive/ Altin Joka në një rrëfim emocional

    Zonja Albana solli dy receta festive plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me kulaç / Sallatë ruse festive.

    Në mbyllje të këtij viti, kemi zgjedhur të ndalemi jo vetëm për të bërë bilance profesionale, por për të reflektuar mbi njeriun pas rolit publik. Një ftesë për të njohur Altin Jokën përtej fushës së nutricionit, përtej këshillave, studimeve dhe ekranit. Kush është ai kur hesht, kur nuk këshillon askënd, apo kur nuk pritet të dijë gjithmonë përgjigjen e duhur? Çfarë i ka dhënë ky vit si njeri, çfarë e ka lodhur, çfarë e ka forcuar dhe çfarë dëshiron të lërë pas me hyrjen në një vit të ri? Do të flasim për mësimet personale dhe momentet më të bukura profesionale, për peshën e përgjegjësisë që vjen me të qenit një figurë referimi dhe për ato pjesë të karakterit që publiku nuk i sheh. Për librat që lexohen për shpirtin e jo për profesionin, për besimin tek Zoti si busull e përditshme dhe për pyetjen thelbësore: çfarë po humbet njeriu modern në gjithë këtë rrëmujë ritmesh dhe informacioni? Gjithashtu ndalemi në pasionet që ushqejnë shpirtin – fyellin, këtë instrument të lashtë e pothuaj mistik, që sjell qetësi dhe lidhje të brendshme; dhe këngën polifonike, ku dhimbja, krenaria dhe forca bashkohen në një zë të vetëm. A është muzika terapi për Altin Jokën? A është muzika një formë shërimi? Dhe në fund, jo si profesionist, por si njeri, cili është mesazhi që Joka do t’i linte publikut për jetën dhe kujdesin ndaj vetes.

  • VIDEO

    'Balluku duhet të sakrifikojë, po dëmton PS', Koçi: Berisha të largohet nga PD

    Petro Koçi ish-deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri', me gazetarin Entril Agalliu komentoi zhvillimet më të fundit politike. Ai u ndal te çështja “Balluku”, qëndrimi i mazhorancës ndaj SPAK, si edhe te protestat e opozitës dhe roli i Sali Berishës. Koçi theksoi se gabimet politike ndikojnë drejtpërdrejt te besimi i elektoratit dhe standardet e drejtësisë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë/ Shtypi i Ditës 24 Dhjetor - 'Kujdes Salianji se Berisha vret'!Qytetarët lumë akuza Berishës

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Rrëfim prekës: Altin Joka pa filtra, si nuk e keni parë kurrë më parë

    Në mbyllje të këtij viti, kemi zgjedhur të ndalemi jo vetëm për të bërë bilance profesionale, por për të reflektuar mbi njeriun pas rolit publik. Një ftesë për të njohur Altin Jokën përtej fushës së nutricionit, përtej këshillave, studimeve dhe ekranit. Kush është ai kur hesht, kur nuk këshillon askënd, apo kur nuk pritet të dijë gjithmonë përgjigjen e duhur? Çfarë i ka dhënë ky vit si njeri, çfarë e ka lodhur, çfarë e ka forcuar dhe çfarë dëshiron të lërë pas me hyrjen në një vit të ri? Do të flasim për mësimet personale dhe momentet më të bukura profesionale, për peshën e përgjegjësisë që vjen me të qenit një figurë referimi dhe për ato pjesë të karakterit që publiku nuk i sheh. Për librat që lexohen për shpirtin e jo për profesionin, për besimin tek Zoti si busull e përditshme dhe për pyetjen thelbësore: çfarë po humbet njeriu modern në gjithë këtë rrëmujë ritmesh dhe informacioni? Gjithashtu ndalemi në pasionet që ushqejnë shpirtin – fyellin, këtë instrument të lashtë e pothuaj mistik, që sjell qetësi dhe lidhje të brendshme; dhe këngën polifonike, ku dhimbja, krenaria dhe forca bashkohen në një zë të vetëm. A është muzika terapi për Altin Jokën? A është muzika një formë shërimi? Dhe në fund, jo si profesionist, por si njeri, cili është mesazhi që Joka do t’i linte publikut për jetën dhe kujdesin ndaj vetes?

  • VIDEO

    Pulë me Kulaç nga zonja Albana

    Pulë me kulaç

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq
    • Hudhër
    • Rigon
    • Vaj ulliri

    Për kulaçin:

    • 4 gota e gjysmë miell
    • 2 gota ujë i vakët
    • 1 lç sodë buke /1 lgj pluhur pjekje
    • 1 lugë çaji kripë

    Për lëngun e përsheshit:

    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • Kripë, rigon, nenexhik
    • Piper i zi, piper i kuq
    • Ujë dhe lëng pule

    Përgatitja:

    Lyejeni pulën me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër, rigon dhe vaj. Piqeni në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë plotësisht e butë. Ruani lëngun e pulës për më vonë. Ndërkohë përgatisni përsheshin. Përzieni miellin me kripën dhe sodën e bukës (ose baking powder). Shtoni gradualisht ujin e vakët dhe formoni një brumë të butë. Piqeni brumin në furrë derisa të thahet. Më pas thërrmojeni në copa të vogla. Kaurdisni qepën e grirë imët, shtoni hudhrën dhe erëzat. Hidhni ujë dhe lëng pule, lëreni të vlojë pak. Shtoni përsheshin e thërrmuar dhe përziejeni derisa të zbutet e të marrë shije. Vendosni përsheshin në pjatë dhe sipër shtoni copat e pulës së pjekur. Mund të hidhni edhe pak nga lëngu i pjekjes për më shumë shije.

  • VIDEO

    Sallatë ruse festive nga zonja Albana

    Sallata Ruse

    Përbërësit:

    • 600 gr patate
    • 300 gr karrota
    • 250 gr bizele
    • 2 vezë
    • 300 gr majonezë
    • 60 gr kastravecë turshi
    • 1 lugë çaji uthull ose lëng limoni
    • Kripë, piper i bardhë
    • Kopër ose qepë e njomë
    • Kokrra shege

    Përgatitja:

    Qëroni patatet dhe karrotat. Pritini të dyja në kube të vogla, rreth 1 cm (shumë e rëndësishme për formë të rregullt dhe kompakte). Zieni patatet për 8 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen të shtrira në një shtresë. Zieni karrotat për 7 minuta, kullojini dhe lërini të ftohen. Zieni bizelet për 4–5 minuta, pastaj ftohini menjëherë në ujë me akull. Zieni vezët për 9 minuta, qërojini dhe grijini imët. Në një tas të madh bashkoni: patatet, karrotat, bizelet, vezët dhe kastravecët turshi. Shtoni majonezën, uthullën ose limonin, kripë dhe piper. Përziejini me shumë kujdes, që perimet të mos shtypen. Vendosni një kallëp rrumbullak (20–22 cm) mbi pjatën e servirjes. Në qendër vendosni një gotë. Mbushni hapësirën me sallatën ruse, shtypeni lehtë dhe rrafshojeni. Vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë. Para servirjes, hiqni kallëpin dhe gotën. Dekorojeni sipër me kopër ose qepë të njoma dhe kokrra shege.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv