• VIDEO

    A jemi drejt një qeverie të re? Hoxha: Qëndrimet janë të njëjta, Kurti 'ka rënë'

     

    Ylli Hoxha, i ftuar në 'Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiun, foli për zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të vitit në Kosovë. Hoxha theksoi se atmosfera elektorale është e vakët, ndërsa vuri në dukje se kryeministri Albin Kurti shfaqet më i tërhequr krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mundësinë e krijimit të një qeverie të re pas procesit zgjedhor.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 24 Dhjetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Gërdeci dhe "zbulimi" i ri për Shkëlzenin te një batërdi e parasë publike e deri tek Gjergj Luca sfidon Edi Ramën.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Repolitix |Përjashtime, protesta dhe SPAK në mes të luftës/ Juristët: Drejtësia nën presion politik

    Dështim e cilësoi analisti Arben Meçe protestën e djeshme të PD para Kryeministrisë. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, ai u shpreh se qytetarët nuk iu përgjigjën thirrjes së Berishës për protestë, pasi sipas tij, Berisha s’ka moral për të udhëhequr një mobilizim popullor.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…

     

    Një histori e dhimbshme familjare vjen në studio. Pas largimit të nuses me një partner tjetër, i riu ka humbur çdo kontakt me të birin 6-vjeçar. Konfliktet mes palëve janë përshkallëzuar, duke përfunduar edhe në polici, ndërsa gjyshi tregon se nipin nuk e kanë parë prej kohësh. Mesazhet janë të forta dhe prekëse: gjyshi kërkon vetëm ta rrisë nipin, ndërsa babai i lutet ish-gruas t’i japë kujdestarinë e djalit. Një rrëfim që ngre pikëpyetje të mëdha për familjen, prindërimin dhe të drejtat e fëmijëve.

  • VIDEO

    Protesta e PD para Kryeministrisë/ Fitim Zekthi për Report Tv: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

    Për analistin Fitim Zekthi, protesta kombëtare e PD dje para Kryeministrisë ishte thjesht aktivitet partiak.

    I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, ai tha se protesta nuk përfaqësoi një revoltë qytetare dhe as një mobilizim real të demokratëve. Analisti theksoi se demokratët janë shumë më tepër sesa numri i pjesëmarrësve në atë protestë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Dhjetor 2025 – Receta festive/ Filmi ‘Bad Drop’/ Kujdesi për lëkurën, si të shkëlqejmë për festa

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Dhiples, ëmbëlsirë e shpejtë me sherbet / Byrek me makarona / Fërgesë Tirane me mëlçi dhe gjizë.

    Filmi më i ri në kinema, “Bad Drop”, sjell në ekran një histori të errët dhe të mbushur me tension, ku një grua, dy banda rivale në Durrës dhe një lojë shahu e rrezikshme ndërthuren në një rrëfim ku, në fund, humbës dalin të gjithë. Një film serial që po korr sukses në kinematë e Tiranës dhe që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë projekt ambicioz, përkrah emrave të njohur të kinemasë shqiptare si Behar Mera dhe Bujar Asqeriu, spikasin edhe Maringlen Çika dhe Viola Nova, të cilët tregojnë në "Rreze Dielli" se si u bënë pjesë e kastit dhe ndajnë me publikun disa nga prapaskenat më interesante të xhirimeve të filmit.

    Dimri është një nga stinët më sfiduese për lëkurën e fytyrës. Temperaturat e ulëta, ajri i thatë dhe ndryshimet e shpeshta të ambientit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe shkëlqimin e saj. Por si mund ta mbrojmë lëkurën gjatë kësaj periudhe dhe të shkëlqejmë gjatë festave? Dermatologia Dr. PhD. Brunilda Bardhi na tregon në "Rreze Dielli" cilat janë trajtimet më të përshtatshme të fytyrës në dimër, gabimet më të shpeshta që bëjmë në përzgjedhjen e produkteve kozmetike dhe këshillat profesionale për një lëkurë të shëndetshme, të hidratuar dhe plot shkëlqim.

  • VIDEO

    Protesta e PD, simbolikë apo dështim me pak pjesëmarrës? Kikia Asnjë qeveri nuk bie me një orë tubim

     

    Analisti Mentor Kikia i ftuar në 'Sot Live në Shqipëri' ka komentuar protestat e fundit të opozitës në Shqipëri, duke i cilësuar ato si simbolike dhe me pjesëmarrje të ulët. Sipas Kikias, ngërçi më i madh i opozitës mbetet bashkimi i saj, ndërsa PD-ja, megjithëse partia më e madhe opozitare, nuk është e vetmja. Ai shton se protestat e shpërndara në tre ditë dhe në vende të ndryshme nuk krijojnë presion real ndaj qeverisë dhe shpesh përdoren si tubime politike për të prodhuar lajme.

  • VIDEO

    Po e shkatërron fytyrën pa e ditur? GABIMET që bëjmë në dimër | Dr. Brunilda Bardhi

    Dimri është një nga stinët më sfiduese për lëkurën e fytyrës. Temperaturat e ulëta, ajri i thatë dhe ndryshimet e shpeshta të ambientit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe shkëlqimin e saj. Por si mund ta mbrojmë lëkurën gjatë kësaj periudhe dhe të shkëlqejmë gjatë festave? Dermatologia Dr. PhD. Brunilda Bardhi na tregon në "Rreze Dielli" cilat janë trajtimet më të përshtatshme të fytyrës në dimër, gabimet më të shpeshta që bëjmë në përzgjedhjen e produkteve kozmetike dhe këshillat profesionale për një lëkurë të shëndetshme, të hidratuar dhe plot shkëlqim.

  • VIDEO

    Shi dhe dëborë/ Fundvit i acartë, Gjoni tregon si do të jetë moti ndërrimin e viteve

     

    Viti po mbyllet me mot të paqëndrueshëm. Anira Gjoni specialiste e IGJEO, bën me dije se gjatë ditëve të fundit të vitit priten reshje shiu për rreth tre ditë radhazi, si dhe dëborë në zonat malore.

  • VIDEO

    Spak me 'duar të lidhura', Ramaj: Vetëm Kuvendi vendos për fatin e Ballukut

     

    Redi Ramaj ka komentuar çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke sqaruar rolin dhe kompetencat e Kuvendit në raport me Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në 'Sot live në Shqipëri', Ramaj theksoi se Kuvendi nuk ka asnjë pengesë ligjore për të shqyrtuar imunitetin, ndërsa nënvizoi se vendimmarrja e tij është e ndryshme dhe e pavarur nga ajo e GJK-së. Sipas tij, vetëm Kuvendi ka mundësinë për të marrë vendim edhe në rastin e një mase arresti.

  • VIDEO

    Dy banda, një grua dhe zero fitues – Pse ‘Bad Drop’ po bën kaq shumë zhurmë

    Filmi më i ri në kinema, “Bad Drop”, sjell në ekran një histori të errët dhe të mbushur me tension, ku një grua, dy banda rivale në Durrës dhe një lojë shahu e rrezikshme ndërthuren në një rrëfim ku, në fund, humbës dalin të gjithë. Një film serial që po korr sukses në kinematë e Tiranës dhe që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë projekt ambicioz, përkrah emrave të njohur të kinemasë shqiptare si Behar Mera dhe Bujar Asqeriu, spikasin edhe Mariglen Cika dhe Viola Nova, të cilët tregojnë në "Rreze Dielli" se si u bënë pjesë e kastit dhe ndajnë me publikun disa nga prapaskenat më interesante të xhirimeve të filmit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë / Shtypi i Ditës 23 Dhjetor - Protesta e opozitës/ Berisha valvit flamurin, thirrje për luftë

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv