-
VIDEO
Tryeza festive \ Këshilla për diabetikët, personat me tension e kolesterol
Vetëm pak ditë na ndajnë nga festat, një periudhë gëzimi dhe bashkimi, ku tryezat më shumë se kurrë mbushen plot e përplot me ushqime tradicionale e moderne dhe shije të larmishme. Por krahas atmosferës festive, kjo është edhe koha kur rriten ndjeshëm urgjencat dhe komplikacionet shëndetësore, shpesh si pasojë e teprimit me ushqimin dhe pijet. Cilat janë rreziqet që vijnë nga mbingrënia, dhe cilat janë gabimet më të mëdha që ne bëjmë? Cilat ushqime, bimë apo erëza duhet të jenë patjetër pjesë e tryezës festive për të ndihmuar organizmin? Dhe cilët kategori personash duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, ndan në “Rreze Dielli” këshilla të vlefshme për festa më të shijshme, por edhe më të shëndetshme.
-
VIDEO
Si ta bësh tryezën festive pa shpenzuar shumë / Enë kuzhine me çmime fantastike
Gjatë festave, tryeza bëhet qendra e ngrohtësisë familjare dhe e momenteve të veçanta. Përveç shijes, edhe mënyra se si serviren gatimet luan një rol të rëndësishëm në krijimin e atmosferës festive. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli", sipërmarrësja Marsida Mici me përvojë të gjatë në treg, na flet për rëndësinë e detajeve në shtrimin e tryezës, duke prezantuar enë dhe aksesorë kuzhine me stil festiv, cilësi dhe çmime të arsyeshme, që i japin çdo vakti një pamje të veçantë.
-
VIDEO
Byrek me petë të pjekura dhe arra, shije e parezistueshme nga zonja Albana
Byrek me petë të pjekura dhe arra
Përbërësit:
- 13 petë të pjekura (të holla)
- 800 gr arra të bluara
- 1.2 litra ujë i vluar
- 1/4 lugë çaji kripë
- Vaj ulliri ose gjalpë
Përgatitja:
Arrat i kaloni në blender me vajin dhe gjalpin. Këtë masë e përzieni me ujin e vluar. Vendosni një petë të pjekur në fund të tepsisë dhe lyejeni lehtë me masën e shëllirës me arra. Vazhdoni me petë + vaj/gjalpë + arra, derisa të mbarojnë përbërësit. Në fund, tek shëllira e arrave shtoni pak kripë dhe hidheni ngadalë mbi byrek. Lëreni të pushojë derisa petët ta thithin lëngun. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Kompekaj me petë nga zonja Albana / Si të bëni ëmbëlsirën tradicionale plot shije
Kompekaj me petë
Përbërësit:
- 10 vezë
- 10 lugë gjelle miell
- 10 lugë gjelle sheqer
- ½ lugë kafeje sodë buke
- 2 lugë gjelle kakao
- 150 gr arra të grira
- 5 petë të holla
Për sherbetin:
- 4 gota sheqer
- 4 gota ujë
- Lëkurë portokalli ose limoni
Përgatitja:
Fillimisht përgatisni sherbetin, në një tenxhere vendosni ujin dhe sheqerin, lërini të ziejnë për rreth 10 minuta, derisa shurupi të marrë trashësi të lehtë. Nëse dëshironi aromë, shtoni lëkurë portokalli ose limoni. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Merrni 5 petë dhe palosini nga dy (dyfish), pasi do të përdoren vetëm për të mbuluar gjysmën e tavës. Vendosini mënjanë. Përgatisni masën e ëmbëlsirës: rrihni vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e hapur dhe kremoze, shtoni miellin e përzier me sodën e bukës dhe kakaon, duke e trazuar butë me spatulë ose tel. Në fund shtoni arrat e grira dhe përziejini lehtë që të shpërndahen njëtrajtshëm. Lyeni tavën me pak gjalpë ose vaj, vendosni petët e palosura në gjysmën e tavës dhe mbi to hidhni masën e përgatitur. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35–40 minuta, derisa sipërfaqja të jetë pjekur dhe të marrë ngjyrë të artë. Sapo ëmbëlsira të dalë nga furra (e nxehtë), hidhni shurupin e ftohtë ngadalë mbi të. Lëreni të pushojë derisa ta thithë plotësisht shurupin.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 22 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga akuzat tronditëse të opozitës për Ballukun te Gjin Gjoni parashikon trazira në protestën e PD-së e deri tek misionarë të vetshpallur.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË, VERI JUG | Qytezë 2600-vjeçare në zemër të Divjakës! Zbuloni misterin e Arnisës ilire
Në prag të festave të fundvitit, Veri Jug është ndalur fillimisht në qytetin e Divjakës dhe më pas në fshatin Babunjë, aty ku ndodhet një qytezë e lashtë 2600-vjeçare, qyteza ilire e Arnisës. Skulptori i talentuar Adriatik Rrasa i ka kushtuar Arnisës së taulantëve një muze në natyrë, një hapësirë unike me vepra arti, që shërben si burim frymëzimi edhe për brezat e rinj në Myzeqe.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti dhe dorëshkrimi sekret që i shpëtoi Sigurimit të Shtetit
Aventura sekrete e një romani dorëshkrim, që u nxorr fshehurazi nga Shqipëria e diktaturës për në Itali. Si e hodhi shkrimtari Robert Prifti, romanin "Syri i Polifemit" në 16 fletë D4, me shkrim mikroskopik që mund të deshifrohej vetëm me lupë. Si i shpëtoi ky dorëshkrim syrit të njerëzve të Sigurimit të Shtetit, i fshehur në tabanin e një çante udhëtimi...
-
VIDEO
The Best Of Report Tv, intervistat dhe debatet që ndezën javën, 20 Dhjetor 2025
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
SPECIALE/ Lahuta shqiptare nga oda e malësorve në UNESCO
Rubrikën Speciale ia kemi dedikuar lahutës shqiptare. Tashmë UNESCO ka përfshirë artin e të luajturit, të kënduarit dhe ndërtimin e lahutës në listën e pasurisë kulturore jomateriale me mbrojtje urgjente.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË, 'KLINIKA 24' | Rreziqet e festave, DHIMBJET e nervit shiatik dhe kripa që na dëmton
Festat e fundvitit nën fokusin e shëndetit. Emisioni 'Klinika 24' trajton rreziqet më të shpeshta të ditëve festive, nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit, te pasojat e ngrënies së tepërt dhe dhënia e ndihmës së parë në raste emergjente. Në këtë edicion, fizioterapisti shpjegon edhe një test të thjeshtë për të kuptuar nëse dhimbja lidhet me nervin shiatik, ndërsa rubrika ‘Shëndeti në kuzhinë’ zbulon sa kripë marrim çdo ditë nga buka që konsumojmë.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË, NJË NGA NE | Dita e Gëzim Xhafës, 63-vjeçari energjik që rrit gjela në Maminas:Çmimi 10 mijë lekë/kg
Gjeli i detit, simbol i tryezave në natën e ndërrimit të viteve, mbetet një nga produktet më të kërkuara. Këtë vit, porositë kanë nisur herët. Gazetarja Xhensila Nako sjell për ju ditën e Gëzim Xhafës nga fshati Karreç i Maminasit, i cili gjithë jetën është marrë me blegtori. Gjelat i trajton si fëmijë, duke u bërë të gjitha shërbimet e nevojshme deri sa të jenë gati për treg. Një punë e mundimshme, por me leverdi, pasi edhe për këtë vit çmimi do të jetë 1.000 lekë/kg.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Shtypi i Ditës 10 Dhjetor - Qytetarët të revoltuar live: Arrestoni Ballukun me Berishën!