• VIDEO

    Protesta aspak kombëtare dhe me molotov e opozitës, bashkëkryetari i LZHK-së: Kisha më shumë pritshmëri sa i përket pjesëmarrjes

    Ekrem Spahiu bashkëkryetari i “Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar” tha për Report Tv se protestat janë të domosdoshme për qytetarët.

  • VIDEO

    Dhiples, ëmbëlsirë e shpejtë me petë dhe sherbet / Ideale për festa nga zonja Albana

    Dhiples

    Përbërësit:

    • 500 gr miell i bardhë
    • 5 vezë mesatare
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 majë luge kripë
    • 2 lugë gjelle sheqer
    • 1–2 lugë gjelle ujë
    • 400 ml vaj vegjetal për skuqje

    Për shurupin:

    • 800 gr sheqer
    • 800 ml ujë
    • 2 shkopinj kanelle
    • 50 gr mjaltë
    • Lëngu nga 1/2 limon

    Për servirje:

    • Mjaltë
    • Arra të shtypura trashë

    Përgatitja:

    Vendosim në mikser: miellin, vezët, vajin e ullirit, kripën dhe sheqerin. E rrahim për 1–2 minuta, e heqim nga mikseri dhe vazhdojmë përzierjen me dorë derisa të formohet brumë. E kthejmë sërish në mikser për 1–2 minuta të tjera. Nëse brumi del shumë i ngurtë, shtojmë 1-2 lugë gjelle ujë. Pasi brumi të jetë gati, e ndajmë në 5 copa të barabarta dhe secilën e formojmë në disk. I mbështjellim me qese kuzhine dhe i fusim në frigorifer 1 orë për t’u pushuar. Nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe heqim mbështjellëset. Spërkasim tavolinën me miell. Me një okllai hapim secilin disk në petë shumë të hollë (duhet të jetë sa më transparente). Gjatë hapjes shtojmë vazhdimisht pak miell që të mos ngjitet. I presim anët për t’i dhënë formë katrore. E ndajmë çdo petë në 4 katrorë të barabartë. Duhet të kemi 20 katrorë + copat e vogla të mbetura anash. Ngrohim vajin vegjetal në një tigan të thellë, në zjarr mesatar të fortë. Në një tepsi vendosim letër thithëse. Hedhim në vaj një katror pete dhe me dy pirunë e rrotullojmë shpejt në formë cilindri. I skuqim për rreth 30 sekonda, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim mbi letrën thithëse. Përsërisim procesin për të gjitha katrorët dhe në fund skuqim edhe copat e parregullta duke u dhënë formën që duam. E heqim tiganin nga nxehtësia. Përgatitim shurupin,në një tenxhere hedhim sheqerin, ujin, shkopinjtë e kanellës, lëngun e limonit dhe mjaltin. I vendosim në zjarr të fortë dhe i lëmë të marrin valë derisa të shkrihet sheqeri plotësisht. E heqim nga zjarri. Hedhim díplet brenda për 5 sekonda, i kthejmë lehtë dhe i nxjerrim menjëherë. I vendosim në pjatë, i spërkasim me mjaltë dhe arra të shtypura.

  • VIDEO

    Fërgesë Tirane me mëlçi dhe gjizë / Shije speciale nga zonja Albana

    Fërgesë Tirane me mëlçi dhe gjizë

    Përbërësit:

    • 400 gr mëlçi (viçi ose pule)
    • 1 qepë e madhe
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 2 domate ose 3–4 lgj salcë domatesh
    • 200-300 gr gjizë
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 1 lgj miell misri
    • Kripë, rigon
    • Piper i zi, piper i kuq i ëmbël ose djegës

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë imët në vaj derisa të zbutet. Shtojmë specat e prerë në kubikë dhe vijojmë skuqjen derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë melçitë e prera në copa të vogla dhe i skuqim derisa të ndrydhen dhe të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet e grira ose purenë e domates, miellin e misrit, hudhrën dhe erëzat. E lëmë të ziejë derisa salca të trashet. Më pas shtojmë gjizën dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. E kalojmë fërgesën në një tavë të vogël dhe e vendosim në furrë në 180°C për 15–20 minuta, derisa të marrë sipër një ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Byrek me makarona në pak minuta nga zonja Albana

    Byrek me makarona

    Përbërësit:

    • 200 gr gjalpë
    • 500 gr makarona të shkurtra 
    • 1 lugë gjelle trumzë
    • 2 vezë mesatare
    • 500 gr krem pana
    • 400 gr djathë i bardhë
    • 200 gr djathë i verdhë i grirë
    • Kripë, piper i zi

    Për brumin:

    • 500 gr miell
    • 240 -250 ml ujë i vakët
    • 1 vezë
    • 1/2 lç kripë
    • 1 maje lk sheqer
    • 1 lç pluhur pjekës
    • Niseshte për hapjen e petëve

    Përgatitja:

    Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas e ndajmë në kulaçka dhe e hapim. Pjesa e poshtme do një petë më shumë, pasi mban peshën. Ngrohim furrën në 200°C, me ajër. Shkrijmë gjalpin në një tigan në zjarr mesatar. Në një tas të madh hedhim makaronat e ziera, trumzën, vezët, panën, djathin e bardhë të thërmuar, djathin e butë të grirë dhe piperin. I përziejmë shumë mirë derisa masa të bëhet homogjene. Lyejmë me gjalpë një tepsi, vendosim dy petë në mënyrë që të varen anash dhe i spërkasim me gjalpë. Vendosim petën tjetër, spërkatim me gjalpë dhe vazhdojmë kështu derisa të përdorim gjysmën e petëve, gjithmonë duke i lyer ndërmjet tyre. Shtrojmë mbushjen e makaronave në tepsi dhe e sheshojmë mirë. Vazhdojmë me petët e mbetura, duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Kthejmë brenda anët e petëve që varen dhe krijojmë bordurën rrethore. E presim byrekun në 12 copa para pjekjes. E vendosim në furrë për 45–50 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe sipërfaqja të bëhet krokante.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 23 Dhjetor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Klodjan Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK te struci i bulevardit e deri tek cila nga 40 shtëpitë do flejë Berisha pasi "rrëzoi" Ramën?

  • VIDEO

    Pjesa 2 '5 Pyetjet nga Babaramo' 'Balluku s’ka shpëtim!' Rama përballë SPAK! Kryeministri, “non grata” nga SHBA

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë

    Një histori familjare e mbushur me dyshime, dhimbje dhe përçarje u rrëfye në studio, ku vjehrri dhe i biri treguan versionin e tyre për një martesë që përfundoi në ndarje dhe largim nga fëmija. Sipas Miço Keço, gjithçka nisi kur një i panjohur u paraqit në shtëpinë e tyre dhe kërkoi nusen e djalit. Ky moment ngriti dyshime të forta te familja. Miço Keço shprehet i bindur se nusja e ka tradhtuar të birin, duke deklaruar se sjelljet dhe rrethanat nuk linin vend për dyshim. Nga ana tjetër, Niko Keço rrëfen se e kishte falur gruan, jo për hir të tradhtisë, por nga frika. Ai tregon se ishte kërcënuar se ajo do t’i jepte fund jetës nëse ai do ta linte. Për këtë arsye, ai vendosi të heshtë dhe të vazhdojë bashkëjetesën.Pas shtatë vitesh bashkëjetesë, e vërteta doli në pah. I riu zbuloi se tradhtia kishte vazhduar dhe kjo solli ndarjen përfundimtare. Por ndarja nuk ishte e vetmja plagë: ai u largua edhe nga i biri, duke e bërë këtë histori edhe më të dhimbshme.“Nuk doja të shkatërroja familjen,” rrëfen ai, “por ajo vazhdonte të më tradhtonte.” Sot, ai flet për një familje të copëtuar, për një baba që jeton larg fëmijës dhe për një dhimbje që, sipas tij, nuk shërohet lehtë. Një histori që ngre pyetje të forta mbi besimin, frikën dhe pasojat që një tradhti mund të lërë pas në një familje.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Dhjetor 2025 – Receta festive / Ide dhuratash/ Kujdesi në tryezën festive, këshilla shëndeti / BowlRing

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kompekaj me petë, ëmbëlsirë e traditës / Byrek me petë të pjekura dhe arra.

    Gjatë festave, tryeza bëhet qendra e ngrohtësisë familjare dhe e momenteve të veçanta. Përveç shijes, edhe mënyra se si serviren gatimet luan një rol të rëndësishëm në krijimin e atmosferës festive. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli", sipërmarrësja Marsida Mici me përvojë të gjatë në treg, na flet për rëndësinë e detajeve në shtrimin e tryezës, duke prezantuar enë dhe aksesorë kuzhine me stil festiv, cilësi dhe çmime të arsyeshme, që i japin çdo vakti një pamje të veçantë.

    Vetëm pak ditë na ndajnë nga festat, një periudhë gëzimi dhe bashkimi, ku tryezat më shumë se kurrë mbushen plot e përplot me ushqime tradicionale e moderne dhe shije të larmishme. Por krahas atmosferës festive, kjo është edhe koha kur rriten ndjeshëm urgjencat dhe komplikacionet shëndetësore, shpesh si pasojë e teprimit me ushqimin dhe pijet. Cilat janë rreziqet që vijnë nga mbingrënia, dhe cilat janë gabimet më të mëdha që ne bëjmë? Cilat ushqime, bimë apo erëza duhet të jenë patjetër pjesë e tryezës festive për të ndihmuar organizmin? Dhe cilët kategori personash duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, ndan në “Rreze Dielli” këshilla të vlefshme për festa më të shijshme, por edhe më të shëndetshme.

    Argëtimi në Tiranë merr një dimension të ri me hapjen e BowlRing, destinacioni më i ri i lojës dhe zbavitjes në RING Center. Me një koncept modern dhe ambiente të kuruara për çdo moshë, BowlRing premton eksperienca dinamike, momente argëtuese dhe energji pozitive për familje, miq dhe grupe shoqërore. Një vend ku loja, shoqëria dhe adrenalina takohen në një hapësirë unike.

  • VIDEO

    BowlRing, lojë & super atmosferë | Destinacioni më i ri i argëtimit në RING Center

    Argëtimi në Tiranë merr një dimension të ri me hapjen e BowlRing, destinacioni më i ri i lojës dhe zbavitjes në RING Center. Me një koncept modern dhe ambiente të kuruara për çdo moshë, BowlRing premton eksperienca dinamike, momente argëtuese dhe energji pozitive për familje, miq dhe grupe shoqërore. Një vend ku loja, shoqëria dhe adrenalina takohen në një hapësirë unike.

  • VIDEO

    Çështja 'Balluku'/ A do kthehet zv.kryeministrja në detyrë? Hoxha: Zvarritje çështjesh

     

    Sot në 'Shtypi i Ditës dhe Ju', avokati Arlind Hoxha foli për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, mundësinë e arrestimit të ministres Balluku, dhe arsyet e shtyrjes së gjyqeve, duke dhënë një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet e fundit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë/ Shtypi i Ditës 22 Dhjetor - Qyetetarët shpërthejnë në akuza: Pse nuk arrestohet Berisha?

  • VIDEO

    Lapaj në ditën e 15 para kryeministrisë, i distancuar nga protestat e Berishës: Protestojmë pa logo, partitë të qëndrojnë në seli

    Në në lidhje të drejtpërdrejtë në 'Sot Live në Shqipëri, Adriatik Lapaj u shpreh se kjo nuk është koha për të rritur partinë, por koha për të shpëtuar Shqipërinë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv