Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Spaghetti alla Carbonara / Tavë me mish pule dhe perime / Petulla të buta dhe krokante.
Parazitët në organizëm janë një temë që shpesh ngjall frikë, dyshime dhe polemika, por njëkohësisht mbetet pak e kuptuar dhe shpesh e keqinterpretuar. Në botën moderne, me ushqim të përpunuar, udhëtime të shpeshta, stres kronik dhe ndryshime në stilin e jetesës, lind pyetja: Sa real është sot problemi i parazitëve tek njerëzit dhe a po e nënvlerësojmë praninë e tyre në organizëm? Si hyjnë parazitët në trupin tonë? A mund të jetojnë për një kohë të gjatë pa dhënë shenja të qarta dhe sa të dëmshëm janë ata për shëndetin afatshkurtër dhe afatgjatë? Cilat janë shenjat kryesore dhe cilat janë simptomat jotipike që mund të tregojnë praninë e parazitëve në organizëm? Pse shumë prej këtyre simptomave ngatërrohen shpesh me stresin, intolerancat ushqimore, lodhjen kronike apo çrregullimet hormonale? Çfarë roli luan ushqimi në zhvillimin ose frenimin e parazitëve? A ekzistojnë ushqime që i favorizojnë dhe i “ushqejnë” ato, dhe cilat janë ushqimet apo zakonet që ndihmojnë organizmin të mbrohet natyrshëm? Kur flasim për pastrimin nga parazitët, çfarë është e sigurt dhe çfarë është e rrezikshme? Si mund të dallojmë një protokoll serioz, të bazuar në ushqim dhe kujdes shëndetësor, nga kurat ekstreme dhe të rrezikshme që qarkullojnë në internet? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Piramida e re ushqimore amerikane ka rihapur një debat të madh global: a kemi ndjekur për dekada një model ushqimi të gabuar? A është kjo piramidë një pranim i vonuar i një gabimi historik, një reflektim i detyruar nga kriza shëndetësore globale, apo më në fund një fitore e shkencës mbi dogmat e vjetra ushqimore? Pse u rrëzua pikërisht tani piramida e vitit 1992, një model që ndikoi mënyrën se si u ushqyen breza të tërë njerëzish në mbarë botën? A po na thotë piramida e re se kemi mbështetur shëndetin tonë mbi baza të gabuara dhe se kemi ushqyer fëmijët tanë në një mënyrë që sot po paguajmë me obezitet, diabet dhe sëmundje metabolike? A është ende e vlefshme ideja e një piramide të vetme për të gjithë, apo ka ardhur koha të kalojmë nga modeli “njësoj për të gjithë” te ushqyerja e personalizuar, e bazuar në metabolizëm, stil jete, moshë dhe nevoja individuale? Dhe mbi të gjitha, cilat janë 3 gabimet më të mëdha që njerëzit vazhdojnë të bëjnë edhe sot në të ushqyer, pavarësisht informacioneve, studimeve dhe ndryshimeve të reja shkencore?





















