-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
Një histori e dhimbshme braktisjeje dhe kërkimi të gjatë për të vërtetën. Babai u zhduk kur Ajeti ishte vetëm 3 vjeç, duke lënë pas nusen dhe djalin e vogël. Për 28 vite me radhë, ai jetoi i fshehur në Gjakovë, duke ndërtuar një jetë të re, larg familjes që la pas. Sot, Ajet Driza rrëfen për herë të parë historinë e tij, dhimbjen e rritjes pa baba, përpjekjet për ta gjetur dhe dëshirën për të njohur motrën dhe vëllain që ka nga ai. Mes lotëve dhe faljes, djali dërgon një mesazh të fortë: dëshiron vetëm një takim.
-
VIDEO
Fatbardh Kadilli për Report Tv: PD ka nevojë për riformatim, protestat duhet t'i bëjë populli jo partitë, Berisha s'ka më mbështetje
Një koment e pati edhe për autorizimin që kërkoi SPAK nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, pasi ishte pezulluar nga GJKKO.
-
VIDEO
Rijetëzohen kinematë publike, kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë: Trajnojmë stafet e bashkive për t’i menaxhuar dhe synojmë shtimin e tyre në disa qytete
Rikthimi i kinemave në qytetet shqiptare dhe krijimi i një rrjeti kombëtar kinemash publike është qëllimi kryesor i marrëveshjes së nënshkruar këtë të mërkurë në Tiranë, në kuadër të Balkan Film Market.
-
VIDEO
Protesta e Lapajt ndez përplasjet/ Muçi e akuzon për aleancë me Berishën, shpërthen debati në studio
Të ftuar në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, Ish-kandidatja për deputete Edona Haklaj dhe deputeti Redi Muçi komentuan zhvillimet më të fundit politike, të fokusuara te përplasjet brenda Partisë Demokratike, roli i Sali Berishës dhe lëvizjet e Gazment Bardhit e Ervin Salianjit. Në studio u diskutua thirrja e Këshillit Kombëtar të PD, ironitë dhe shmangiet e Salianjit përballë Berishës, si edhe protestat e thirrura nga Adriatik Lapaj, që ndezën debat të fortë mes të ftuarve, me akuza për aleanca të fshehta, përçarje të opozitës dhe përfitim politik në favor të Ramës.
-
VIDEO
Alarm në Europë/ Rusia gati të sulmojë? Ekspertët: Lëkundet Ballkani, BE ngadalëson zgjerimin
Të ftuar në 'Studio Live', Emiljo Cika dhe eksperti i sigurisë Akri Çipa analizuan zhvillimet më të fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në rajon. Ata folën për hapat e Shqipërisë drejt integrimit europian, duke theksuar se Franca po ngadalëson procesin për Malin e Zi, ndërsa zgjerimi i BE-së po ecën me ritme të ngadalta. Në fokus ishte edhe rreziku nga Rusia, me paralajmërime për rritje të buxhetit ushtarak dhe lëvizje shqetësuese në Europë e Ballkan. Çipa u ndal gjithashtu te lufta në Ukrainë, duke theksuar se fundi i saj mbetet ende larg, si dhe te orientimi i Serbisë, që sipas tij po lëviz gjithnjë e më hapur drejt Rusisë, në kundërshtim me Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Dhjetor 2025 – Receta / Problemet me tretjen / ‘1 mollë mban mjekun larg’
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar / Patate në furrë me krem dhe djathë / Qofte me kungull.
Në përditshmërinë tonë flasim shpesh për ushqimin “e shëndetshëm”, por shumë më rrallë ndalemi te si e tresim atë. Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme sot dhe shpesh i reduktojmë gabimisht vetëm te fryrja e barkut apo ndjesia e rëndesës pas ushqimit. Në të vërtetë, tretja e dobët është shumë më tepër se kaq, ajo ndikon në energjinë tonë, imunitetin, ekuilibrin hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. Çfarë do të thotë realisht tretje e dobët? A është e mundur të kemi mungesë acidi në stomak edhe pse ndiejmë djegie? Pse shumë njerëz ngatërrojnë aciditetin e ulët me atë të lartë dhe cilat janë shenjat që tregojnë se stomaku nuk po prodhon mjaftueshëm acid për të tretur ushqimin siç duhet? Po ashtu, pse ndodh që ushqime të konsideruara “të shëndetshme” si drithërat apo perimet e gjalla, ndonjëherë na shkaktojnë shqetësime? Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, do të ndalemi edhe te një aspekt shpesh i nënvlerësuar: mënyra si hamë, jo vetëm çfarë hamë. Ritmi, përqendrimi, stresi dhe ndërgjegjësimi gjatë ushqimit luajnë një rol kyç në funksionimin e sistemit tretës. Gjithashtu, do të shohim lidhjen e ngushtë mes tretjes, sistemit imunitar dhe hormoneve, si dhe mënyrat natyrale për të përmirësuar tretjen, duke i dhënë trupit mbështetjen që i nevojitet për të funksionuar në mënyrë optimale.
Me nutricionistin Altin Joka flasim dhe për një nga frutat më të dashura dhe më të shëndetshme të sezonit: mollët. Të thjeshta në pamje, por të pasura në vlera ushqyese, mollët kanë qenë gjithmonë pjesë e tryezës sonë dhe e këshillave për një jetë të shëndetshme. Shprehja e njohur “një mollë në ditë e mban mjekun larg” nuk është aspak e rastësishme. Por çfarë i bën realisht një mollë trupit tonë? A ka ndryshim mes mollëve të kuqe, jeshile apo të verdha? Zbulojmë përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm dhe kuptojmë se cilat mollë na përshtaten më shumë.
-
VIDEO
Çështja ‘Balluku’, Alibeaj për Report Tv: Vendimi i GJKKO-së duhet pranuar, Rama presion drejtësisë
Gjatë një interviste për Report TV, ish-deputeti dhe ish ministër i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
-
VIDEO
Ha 1 Mollë në ditë: Ja çfarë i ndodh organizmit / Cila mollë është më e mirë për trupin tënd?
Sot në "Rreze Dielli" flasim për një nga frutat më të dashura dhe më të shëndetshme të sezonit: mollët. Të thjeshta në pamje, por të pasura në vlera ushqyese, mollët kanë qenë gjithmonë pjesë e tryezës sonë dhe e këshillave për një jetë të shëndetshme. Shprehja e njohur “një mollë në ditë e mban mjekun larg” nuk është aspak e rastësishme. Por çfarë i bën realisht një mollë trupit tonë? A ka ndryshim mes mollëve të kuqe, jeshile apo të verdha? Me nutricionistin Altin Joka zbulojmë përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm dhe kuptojmë se cilat mollë na përshtaten më shumë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 17 Dhjetor - Qytetarët kritikojnë SPAK: Arresto Berishën, jo Ballukun!
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
ALARM për stomakun: TRETJA e dobët, rrënja e shumë sëmundjeve / Si ta përmirësojmë?
Në përditshmërinë tonë flasim shpesh për ushqimin “e shëndetshëm”, por shumë më rrallë ndalemi te si e tresim atë. Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme sot dhe shpesh i reduktojmë gabimisht vetëm te fryrja e barkut apo ndjesia e rëndesës pas ushqimit. Në të vërtetë, tretja e dobët është shumë më tepër se kaq, ajo ndikon në energjinë tonë, imunitetin, ekuilibrin hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. Çfarë do të thotë realisht tretje e dobët? A është e mundur të kemi mungesë acidi në stomak edhe pse ndiejmë djegie? Pse shumë njerëz ngatërrojnë aciditetin e ulët me atë të lartë dhe cilat janë shenjat që tregojnë se stomaku nuk po prodhon mjaftueshëm acid për të tretur ushqimin siç duhet? Po ashtu, pse ndodh që ushqime të konsideruara “të shëndetshme” si drithërat apo perimet e gjalla, ndonjëherë na shkaktojnë shqetësime? Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, do të ndalemi edhe te një aspekt shpesh i nënvlerësuar: mënyra si hamë, jo vetëm çfarë hamë. Ritmi, përqendrimi, stresi dhe ndërgjegjësimi gjatë ushqimit luajnë një rol kyç në funksionimin e sistemit tretës. Gjithashtu, do të shohim lidhjen e ngushtë mes tretjes, sistemit imunitar dhe hormoneve, si dhe mënyrat natyrale për të përmirësuar tretjen, duke i dhënë trupit mbështetjen që i nevojitet për të funksionuar në mënyrë optimale.
-
VIDEO
Qofte me kungull, pak përbërës e shumë shije nga zonja Albana
Qofte me kungull
Përbërësit:
- 2 kunguj
- 1 karrotë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 vezë
- 4 lugë gjelle miell
- 1 majë luge sodë buke
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Grijmë kungujt në rende dhe i shtrydhim mirë nga uji i tepërt. Grijmë gjithashtu karrotën dhe qepën shumë imët, dhe i shtojmë te kungulli. Shtojmë hudhrat e shtypura, vezët, kripën dhe piperin. Përziejmë mirë masën. Shtojmë miellin e përzier me sodën e bukës dhe e trazojmë derisa të formohet një masë homogjene. Ngrohim vajin në tigan në temperaturë mesatare. Me lugë formojmë qofte dhe i skuqim një e nga një, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.
-
VIDEO
Patate në furrë me krem dhe djathë nga zonja Albana
Patate në furrë me krem dhe djathë
Përbërësit:
- 2 ½ filxhanë krem pana
- 1 filxhan qumësht
- 320 gr djathë i verdhë i grirë
- 1 ½ kg patate
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj trumzë e freskët ose e thatë
- Kripë, piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180°C me rezistencë sipër–poshtë ose 160°C me ventilim, nëse preferoni. Qëroni patatet dhe pritini në feta të holla, rreth 4–5 mm trashësi. Është e rëndësishme që fetat të jenë sa më të njëtrajtshme, në mënyrë që të piqen njësoj. Në një tas të madh përzieni: kremin pana, qumështin, hudhrën e grirë imët, trumzën, kripën dhe piperin sipas shijes. Përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Lyeni lehtë me vaj një enë zjarrduruese ovale ose drejtkëndore. Shtroni në fund një shtresë patatesh, pa lënë boshllëqe të mëdha. Spërkatni lehtë me kripë, hidhni sipër pak nga përzierja e kremit dhe më pas një grusht djathë të grirë. Vazhdoni në të njëjtën mënyrë: patate, pak kripë & piper, krem dhe djathë. Krijoni rreth 4 shtresa gjithsej. Përfundoni gjithmonë me krem dhe mjaft djathë në sipërfaqe, për një kore të bukur të artë. Mbulojeni tavën me letër alumini, pa e shtypur mbi sipërfaqe. Piqeni për 50 minuta në 180°C, derisa patatet të zbuten (kontrolloni me majën e një thike). Hiqni letrën e aluminit dhe vazhdoni pjekjen edhe 15–20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë dhe kremi të lidhet. Nëse skuqet shpejt, por patatet janë ende të forta, ulni pak temperaturën dhe shtoni kohën e pjekjes. Pasi ta nxirrni nga furra, lëreni të pushojë 10–15 minuta para servirjes.