• VIDEO

    Rriten çmimet e ushqimeve në fundvit! Eksperti: Marketet abuzojnë! A do ketë pension të 13-të?

     

    Enriko Ceko ekspert ekonomie, i ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori, foli për rritjen e çmimeve në fundvit, të nxitur nga konsumi më i lartë i kafesë dhe alkoolit, duke denoncuar edhe abuzimet e supermarketeve që rëndojnë veçanërisht pensionistët.

  • VIDEO

    Kush i merr lekët e politikanëve që arrestohen? Avokati: T’u kthehen shqiptarëve!

  • VIDEO

    Kuçana deklarata të forta: PD në duart e Ramës! Zbulon planin e demokratëve…

     

    Ilirjana Kuçana, e ftuar në studio live me gazetarin Ermal Qori, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke shprehur keqardhje dhe habi për dhunën e deputetëve të PD në Kuvend, që sipas saj dëmton rëndë imazhin e opozitës, ndërsa u ndal edhe te çështja Balluku, për të cilën tha se ka ekspozuar frikën e kryeministrit Rama ndaj drejtësisë; Kuçana foli hapur për kurthin politik ku sipas saj ka rënë PD, për zhgënjimin lidhur me Avokatin e Popullit, debatet në Këshillin e mbledhur nga Berisha, si dhe për skenarët e protestës së 22 dhjetorit, duke ngritur pikëpyetje mbi dhunën dhe të ardhmen e lidershipit në Partinë Demokratike.

  • VIDEO

    Dhuna e Partisë Demokratike në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

     

    Ish-deputeti dhe kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin. Për kaosin dhe dhunën që deputetët e Partisë Demokratike shkaktuan sot në Kuvend, Shehi tha se partia opozitare më e madhe në vend po ndjek një strategji të gabuar protestimi kundër qeverisë, pasi një metodë e tillë është realizuar dhe më herët por nuk i ka afruar aspak drejt rrëzimit nga pushtetit të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së vendit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil

    E vetme dhe pa familje, 72-vjeçarja Shpresa Lulo prej muajsh jetonte mes rrugës dhe spitaleve, pa një derë ku të trokasë dhe pa askënd që ta presë. Pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, e moshuara humbi ndjenjat në rrugë dhe u dërgua me urgjencë në spital nga qytetarë shkodranë.Por drama e saj nuk mbaron aty. Pasi lë spitalin, askush nuk e pret. Pa familje, pa strehë dhe pa mbështetje, Shpresa Lulo rrëfen se tërë jetën e ka kaluar me qira dhe se në momentet kur nuk kishte mundësi ekonomike, është detyruar të jetojë në rrugë.Në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, 72-vjeçarja tregon edhe për një tjetër plagë të hapur: banesat sociale. Sipas saj, një shtëpi sociale i ishte caktuar, por më pas iu mor dhe iu dha një personi tjetër, duke e lënë sërish pa zgjidhje.Historia e saj prekëse solli reagim të menjëhershëm. Në lidhje telefonike, drejtori i Shërbimit Social Shtetëror për Qarkun Tiranë, Alfred Muharremi, konfirmoi se e moshuara do të strehohet në azilin e Kavajës, ku do të përfitojë të gjitha shërbimet shëndetësore dhe kujdes maksimal.Edhe pse shpreh dëshirën për të qenë pranë vendlindjes së saj, Shpresa Lulo falënderon për ndihmën e dhënë, duke e konsideruar këtë strehim si një shpëtim nga rruga. Pas muajsh endjeje dhe pasigurie, 72-vjeçarja Shpresa Lulo nuk do të flejë më në rrugë. Falë ndërhyrjes së “Pa Gjurmë”, ajo dërgohet në azil, duke nisur një kapitull të ri, me shpresën se vitet e mbetura do t’i jetojë me dinjitet dhe kujdes.

  • VIDEO

    Asetet ruse përçajnë Europën, Ethem Aga për Report Tv: Gjermania dhe Franca në mbështetje të Ukrainës, nuk duan që Rusia të dalë e fituar

    Aga u shpreh se Europa duhet të ketë një forcë të saj ushtarake dhe të luajë një rol më të madh në Ukrainë, ndërsa theksoi se marrja e territoreve të Ukrainës nga Rusia do të përbente një precedentë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 18 Dhjetor - Imuniteti Ballukut, qytetarët: Rama mos ja heqi, e votuam...

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    BE dhe Shqipëria, eksperti: Ja fondet që përfiton vendi dhe kur mbyllen grupkapitujt

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Biskota me sherbet nga zonja Albana

    Biskota me sherbet

    Përbërësit:

    • Biskota sipas dëshirës
    • Arra të grira
    • Gjalpë i shkrirë
    • 400 ml ujë
    • 300 gr sheqer
    • 1 majë luge limontoz ose 1 fetë limon
    • 1 vanilje

    Përgatitja:

    Vendosim biskotat në tavë, sipër shtojmë arrat e grira dhe i spërkasim me gjalpin e shkrirë. I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin, në tenxhere hedhim ujin, sheqerin, fetën e limonit dhe vaniljen. E ziejmë 10 minuta nga momenti i vlimit, derisa të lidhet lehtë. Shërbetin e nxehtë e hedhim mbi biskotat e sapopjekura. I lëmë të pushojnë derisa ta thithin plotësisht shërbetin.

  • VIDEO

    Mish derri në furrë me portokall, konjak dhe fruta të thata nga zonja Albana

    Mish derri në furrë me portokall, konjak dhe fruta të thata

    Përbërësit:

    • 1,8 kg mish derri (shpatull ose kofshë)
    • ½ – ⅔ filxhan vaj ulliri
    • ¾ filxhan konjak
    • 1 filxhan lëng portokalli i freskët
    • 2 filxhanë ujë (sipas nevojës gjatë pjekjes)
    • 200 gr kumbulla të thata, pa bërthamë
    • 180–200 gr kajsi të thata
    • 2 lugë gjelle niseshte misri
    • 1–2 degë rozmarinë të freskët
    • 1 lugë çaji trumzë e thatë
    • Kripë, piper i zi i sapobluar

    Përgatitja:

    Thaj mirë copat e mishit me letër kuzhine që të largosh lagështinë. Kriposi e piperosi dhe lëri mënjanë për disa minuta. Në një tenxhere të gjerë dhe me fund të trashë, ngroh vajin e ullirit në zjarr mesatar drejt të fortë. Skuq mishin derisa të marrë ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Sapo mishi të jetë skuqur mirë, shuaje me konjak. Lëre 1–2 minuta të avullojë alkooli, duke gërvishtur lehtë fundin e tenxheres me lugë druri për të çliruar pjesët e karamelizuara (aty është shija). Shto lëngun e portokallit, ujin, rozmarinën dhe trumzën. Provo lëngun dhe nëse duhet, rregullo shijen me kripë dhe piper. Kalo mishin bashkë me lëngun dhe erëzat në një tavë ose në një enë rezistente për furrë me kapak. Mbuloje mirë dhe piqe në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 2 orë, derisa mishi të jetë shumë i butë dhe të shpërbëhet lehtë me pirun. Nxirre tavën nga furra. Me lugë me vrima, transfero copat e mishit në një pjatë servirjeje dhe mbuloji lehtë me letër alumini që të qëndrojnë të ngrohta. Kullo salcën (nëse dëshiron) për të hequr degët e erëzave dhe kaloje në një tenxhere në zjarr mesatar. Shto kumbullat dhe kajsitë e thata dhe lëri të ziejnë lehtë për 4–5 minuta, derisa të fryhen dhe të zbuten, pa u shpërbërë. Në një tas të vogël, tret niseshtenë e misrit në 2–3 lugë ujë të ftohtë. Shto përzierjen në salcë duke e trazuar vazhdimisht, derisa të trashet lehtë dhe të marrë teksturë kadifeje. Nëse e dëshiron më të trashë, shto pak më shumë niseshte të tretur, nëse e dëshiron më të hollë, shto pak ujë ose lëng portokalli. Hidhi frutat rreth e rrotull mishit në pjatë dhe spërkat gjithçka me salcën e nxehtë.

  • VIDEO

    Sufle festive me makarona dhe gjeldeti nga zonja Albana

    Sufle festive me makarona dhe gjeldeti

    Përbërësit:

    Për suflenë me makarona:

    • 500 gr makarona të vogla (1 pako)
    • 8 feta gjeldeti i tymosur
    • 270 gr djathë i verdhë i grirë
    • 120 gr djathë i bardhë
    • ½ spec i kuq i grirë imët
    • 1–2 lugë gjelle vaj ulliri
    • Piper i zi i sapobluar

    Për beshamelën:

    • 600 ml qumësht
    • 1 vezë
    • 4 lgj niseshte misri
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • Kripë, piper i zi
    • Pak arrë moskat
    • 70 gr djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Ziejini makaronat në ujë të bollshëm me kripë, 1–2 minuta më pak nga koha e treguar në paketim, që të mbeten al dente. Kullojini dhe kalojini në një enë të madhe. Tek makaronat e ngrohta shtoni specin e kuq, gjeldetin e tymosur, djathin gouda, djathin e bardhë, vajin e ullirit dhe piperin. Përziejini mirë që përbërësit të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme. Vendosini në një tavë të lyer me pak vaj. Në një tenxhere përzieni qumështin me vezën duke përdorur tel kuzhine. Shtoni kripë, piper dhe arrë moskat. Vendoseni në zjarr mesatar dhe sapo të ngrohet, shtoni niseshtenë (mund ta tretni paraprakisht në pak qumësht të ftohtë). Përziejini vazhdimisht derisa kremi të trashet dhe të bëhet i butë. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjalpin. Përziejini derisa të shkrihet dhe beshameli të marrë shkëlqim. Hidhni beshamelën mbi makaronat në tavë, duke u siguruar që të depërtojë edhe mes tyre. Sipër spërkatni djathin gouda për kore. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 30–40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Nëse dëshironi, në fund mund ta rrisni pak temperaturën për një kore më të theksuar.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 18 Dhjetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga SPAK kërkon arrestimin e Ballukut por Kuvendi kyç provat në kasafortë te Sueli, Salianji dhe Saliu e deri tek kush po e qeveris realisht Bashkinë e Tiranës?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv