• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 20 Dhjetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut te në Shqipëri politika rend pas pushtetit dhe parasë e deri tek Nikoll Lesi paralajmëron protestë të dhunshme.

  • VIDEO

    Shkatërrimi i Metalurgjikut, aksidentet hekurudhore shqiptare, protestat e dhjetorit 90' l Esencë

  • VIDEO

    Fermerët e ullirit/ Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve për Report Tv: S’kanë mbështetje! Agronomët të jenë në terren t’i udhëzojnë

    Duke marrë si shembull modelin e ndjekur në zonën e Belshit, ku vaji i ullirit po shitet me 1200 L/litri dhe po eksportohet në Amerikë, Zusi përsëriti thirrjen për ndjekjen e protokolleve të caktuara në prodhimin e vajit organik.

  • VIDEO

    Bota në alarm: Pas Ukrainës luftë në Ballkan! TRONDIT eksperti: Klubet dhe lokalet do mbyllen...

     

    Eksperti i sigurisë Faik Basha i ftuar në 'Studio Live' paralajmëroi zhvillime alarmante, duke folur për fundin e lotarisë për shqiptarët, planin e ashpër të Trump kundër krimit dhe rrezikun e përhapjes së luftës nga Ukraina drejt Ballkanit, me pasoja serioze për Europën dhe të rinjtë.

  • VIDEO

    Dosja 10 mijë faqe për Ballukun/ Avokati Fran Dashi për Report Tv: Alarmante, duhet që të ishte dorëhequr

    Teksa u ndal largimi i Altin Dumanit nga SPAK pasi i mbaroi mandati në krye të këtij institucioni, ndërsa në vend të tij u emërua Klodian Braho, ai tha se Dumani theu mitin e të paprekshëmve.

  • VIDEO

    “Balluku, krim të organizuar”, Doda: Drejtësia do shkojë edhe tek Rama. Është vetëm çështje kohe!

    “Kjo është pengesë jo vetëm për drejtësinë por edhe për transparencën. Të gjithë meritojmë të dimë se çfarë po ndodh. Nuk mendoj që ne do të prishnim sekretin hetimor. Nëse ka dikush interes të prishë provat është Balluku dhe kryeministri i vendit" tha Doda.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 19 Dhjetor - Ironia e qytetarëve: Pse Berisha nuk u ul te Rama, vendi bosh?

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Byrek me lëng mishi dhe vezë nga zonja Albana që të mrekullon në shije

    Byrek me lëng mishi dhe vezë

    Përbërësit:

    • 1 pako petë byreku (ose petë shtëpie)
    • 2–3 gota lëng mishi (viçi ose pule)
    • 4–5 vezë
    • 4–5 lgj vaj ose gjalpë i shkrirë
    • Kripë, sipas shijes
    • Piper i zi (opsional)

    Përgatitja:

    Nëse përdorni qepë, kaurdiseni lehtë me pak vaj derisa të zbutet. Shtoni lëngun e mishit dhe lëreni të ngrohet (jo të vlojë fort). Rregulloni shijen me kripë dhe piper. Rrihni vezët në një tas dhe shtojini gradualisht te lëngu i ngrohtë, duke e përzier vazhdimisht që të mos priten. Lyeni tavën me vaj ose gjalpë. Vendosni disa petë poshtë, duke i lyer lehtë me vaj. Hidhni një pjesë të përzierjes me lëng mishi dhe vezë. Vazhdoni duke alternuar petë + lëng, derisa të mbarojnë përbërësit. Sipër vendosni 2–3 petë dhe lyeni mirë. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40–45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Pasi ta nxirrni nga furra, mbulojeni lehtë me një pecetë dhe lëreni të pushojë 10–15 minuta përpara prerjes.

  • VIDEO

    Qofte me mish pule dhe perime nga zonja Albana

    Qofte me mish pule

    Përbërësit:

    • Mish pule
    • Patate
    • Karrotë
    • Vezë e freskët
    • Pak pluhur pjekës
    • Miell
    • Bimë aromatike
    • Kripë, piper
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Vendosim pak mish pule të ziejë dhe më pas e vendosim në grirëse. Paralelisht kemi vendosur pataten dhe karrotën të ziejnë. I bashkojmë përbërësit në një enë duke i shtypur mirë, shtojmë një vezë të freskët, pak miell, pluhur pjekës për lidhjen e qofteve dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Nxehim vajin në tigan dhe skuqim qoftet, të cilave u kemi dhënë formë sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Kadaif me arra nga zonja Albana / Sekretet e kadaifit tradicional

    Kadaif me arra

    Përbërësit:

    • 1 kg kadaif
    • 300 gr gjalpë
    • 300 gr arra të thërrmuara

    Për sherbetin:

    • 1 litër ujë
    • 1.300 gr sheqer
    • Lëng limoni

    Përgatitja:

    Hapim kadaifin në një tepsi dhe e spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe pak ujë. E punojmë sërisht derisa të mos ketë toptha të vegjël. Vendosim në tepsi një shtresë kadaif, një shtresë arra dhe sërish një shtresë kadaif. Kështu veprojmë derisa të mbushet tava. E vendosim kadafin të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi kadaifi të jetë pjekur e lëmë pak të ftohet jo plotësisht, dhe më pas e shërbetosim me shërbet të nxehtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 19 Dhjetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita ndez flakadanë në Kuvend e PS-ja kërkon ndëshkimin e 28 deputetëve te sot Këshilli i Mandateve vendos për fatin e Ballukut e deri tek buxheti i Tiranës miratohet pa Veliajn.

  • VIDEO

    I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç'do ndodhë me motin

     

    Meterologia Rezarta Xhakollari, e ftuar në 'Studio Live' foli për kushtet atmosferike gjatë ditëve në vijim, duke theksuar se moti do të jetë i ftohtë gjatë gjithë periudhës së festave të fundvitit. Ajo paralajmëroi rënie temperaturash dhe kushte tipike dimërore në pjesën më të madhe të vendit. Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv