-
VIDEO
Bakllava ekspres me qumësht të kondensuar nga zonja Albana / Gati në pak minuta!
Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 120 gr gjalpë
- 250 gr fistikë dhe arra
- 500 ml qumësht i kondesuar
- Pak sheqer për arrat e fistikët
Përgatitja:
Marrim petat dhe i presim në mes në varësi të taves. Shkrijmë gjalpin dhe lyejmë fundin e tavës. Grijmë fistikët, një pjesë imët dhe një pjesë më trashë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe arra. Shtrojmë 8 petat e para dhe bëjmë një shtresë me fistikë. Më pas shtrojmë dhe 8 petët e dyta dhe përsëri një shtresë me fistikë. Përfundojmë me shtresën e fundit të petave. Presim bakllavanë, e lyejmë me gjalpë sipërfaqen lart dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi të piqet, siç është e nxehtë i hedhim qumështin e kondensuar.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 17 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK troket në zemër të pushtetit te SPAK kërkon arrestimin e Ballukut e deri tek arratiset Ergys Agasi.
-
VIDEO
Heroizmi drejt zhdukjes! Ekspertët: Të reflektojmë si shoqëri! Thirrje prindërve: Edukoni fëmijët!
-
VIDEO
Bill Gates në dokumentarin e regjisorit shqiptar, Tertini për Report Tv: Na uroi suksese, nuk e kemi paguar
Tertini thotë se u ka ofruar shumë yjeve që të bëhen pjesë, por të gjithë duan të jenë protagonist. Xhirimet me Gates janë realizuar kohë më parë.
-
VIDEO
'Balluku drejt arratisjes!' Alarm në qeveri! Juristët paralajmërojnë BURG
Ervin Karanxha, ish-prokuror, dhe Alban Duraj avokat, të ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori, diskutuan hetimin e SPAK ndaj Ballukut, mundësinë e masave të sigurisë, rrezikun e arratisjes, raportin me qeverinë dhe zhvillimet e pritshme në drejtësi. Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori. Informacione dhe zhvillime, intervista, analiza, biseda, këndvështrime, opinione dhe komente nga aktorë dhe faktorë të jetës politike, sociale, ekonomike, sferës rajonale e ndërkombëtare, të kulturës dhe të sportit. Të njohur dhe të panjohur që vijnë në logon e REPORT TV për realitetin dhe komunikimin e informacionit. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
-
VIDEO
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
Floresha banon në rajonin e Trentos, në veri të Italisë, ndërsa i fundit që ka kontaktuar me të është bashkëshorti i saj. I vëllai tregon se në bisedat e fundit të shkëmbyera me motrën e tij, ajo i kishte treguar për periudhën e vështirë që po kalon në jetë, por shton se asgjë nuk i ishte dukur aq serioze. Që prej datës 22 tetor, Floresha Prengu 35 vjeç ka humbur çdo kontakt me familjarët e saj. Floresha banon në rajonin e Trentos, në veri të Italisë, ndërsa i fundit që ka kontaktuar me të është bashkëshorti i saj. Ai tregon se Floresha u nis të mërkurën në mëngjes për punë, me vete kishte telefonin, pas një mesazhi të shkëmbyer ajo u zhduk. Ishte pikërisht ai që njoftoi policisë për zhdukjen e saj. “Ajo po kalonte një periudhë ndryshimi, por asgjë serioze. Nuk ishte e trishtuar, nuk ishte në depresion. Po jetonte jetën e saj si grua dhe nënë, me sfidat e përditshme me të cilat përballemi të gjithë. Kjo është arsyeja pse zhdukja e saj nuk ka kuptim. Na ndihmoni ta gjejmë”, është apeli i familjarëve të Floreshës në media, të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj. I vëllai i Floreshës jeton gjithashtu në Itali, në Perugia. Ai tregon se në bisedat e fundit të shkëmbyera me motrën e tij, ajo i kishte treguar për periudhën e vështirë që po kalon në jetë, por shton se asgjë nuk i ishte dukur aq serioze. “Isha në Trento disa ditë para se ajo të zhdukej, duke e vizituar. Folëm shumë dhe ajo më tregoi për disa probleme. Por asgjë serioze, vetëm ulje-ngritje të vogla që secili prej nesh has në jetë: vështirësitë e të qenit nënë me dy fëmijë të vegjël dhe vendimi për të lënë disa nga angazhimet e saj në punë për t'u kushtuar më shumë kohë atyre. Por nuk kishte asgjë që do të sugjeronte se ajo donte të ikte, ose më keq akoma”, tha ai për median italiane. Ditët e fundit, një operacion në shkallë të gjerë u krye në kryeqytet , duke përfshirë vendosjen e ekipeve të përhershme të lumit nga Trento dhe zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige. Një helikopter u vendos gjithashtu për fluturime mbi sipërfaqe dhe kontrolle nga lart. Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë të Floreshës. Familjarët e Floreshës tashmë janë të frikësuar për fatin e saj. “As nuk e dimë nëse po e kërkojnë të vdekur apo të gjallë. Jemi larg dhe policia vazhdon të na thotë se nuk mund të na tregojnë asgjë dhe t’i lëmë të bëjnë punën e tyre. Kanë të drejtë. Por ne jemi të frikësuar, në ankth. Kemi frikë për Floreshën dhe duam vetëm që ajo të shkojë në shtëpi tek vajzat e saj. Duam vetëm ta gjejmë”, thotë bashkëshorti i saj.Deri më sot nuk ka pasur rezultate dhe kërkimet për të gjetur Floreshën janë ende duke vazhduar dhe forcat e policisë kanë lëshuar një qarkore në të gjitha prefekturat italiane
-
VIDEO
‘SPAK ka prova të forta për Ballukun’, Mit’hat Havari: E prisja që të kërkonte arrestimin e zëvendëskryeministres! Reagimi i Ramës, akt i turpshëm
Për Havarin, kjo lëvizje Prokurorisë së Posaçme ishte e pritshme, por kritikon kryeministrin Edi Rama, i cili e quajti të turpshëm kërkesën e organit të akuzës drejtuar Kuvendit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Dhjetor 2025 – Receta/ Bamirësia në fundvit/ Ushtrime për mjekrën e dyfishtë
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me qepë dhe mish / Petë sfoliat role e mbushur / Çokollata shtëpie.
Fundviti, pa diskutim na afron më shumë me njerëzit në nevojë, sepse vetë mesazhi i festave është të jemi bashkë, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të japim dashuri. Megjithatë, bamirësia është një nga aktet më fisnike njerëzore, e cila nuk duhet të na bashkojë vetëm në fundvit, por gjatë gjithë vitit. Sot, në këndin tonë të bisedës janë bashkuar tre të rinj që në jetën e tyre jo vetëm kanë ditur të japin, por edhe të frymëzojnë shumë të tjerë. Ata na tregojnë se, duke u bashkuar në kauza sociale, shoqëria bëhet më solidare dhe më e dashur. Do të flasim për bamirësinë, për frymën e fundvitit, por edhe për nevojën që kemi si shoqëri të qëndrojmë pranë njerëzve, aty ku ata kanë më shumë nevojë. Me Emiliano Starovën, Nexhi Kllogjerin dhe pedagogen e njohur Helena Halilaj, përcjellim mesazhe të bukura e kuptimplotë.
Mjekra e dyfishtë është një shqetësim estetik i zakonshëm që prek shumë persona, pavarësisht moshës apo peshës trupore. Ajo mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, si predispozita gjenetike, qëndrimi jo i rregullt i trupit, humbja e elasticitetit të lëkurës apo ndryshimet në peshë. Lajmi i mirë është se ekzistojnë mënyra natyrale dhe efektive për ta përmirësuar pamjen e saj, pa pasur nevojë për ndërhyrje invazive. Në “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi do të ndalemi te ushtrimet e thjeshta që mund të realizohen lehtësisht në kushte shtëpie, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve të qafës dhe mjekrës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kontribuojnë në një pamje më të tonifikuar dhe të shëndetshme të lëkurës.
-
VIDEO
Lamtumirë Mjekrës së Dyfishtë / Vetëm 5 minuta në ditë për të zhdukur varjen e gushës
Mjekra e dyfishtë është një shqetësim estetik i zakonshëm që prek shumë persona, pavarësisht moshës apo peshës trupore. Ajo mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, si predispozita gjenetike, qëndrimi jo i rregullt i trupit, humbja e elasticitetit të lëkurës apo ndryshimet në peshë. Lajmi i mirë është se ekzistojnë mënyra natyrale dhe efektive për ta përmirësuar pamjen e saj, pa pasur nevojë për ndërhyrje invazive. Në “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi do të ndalemi te ushtrimet e thjeshta që mund të realizohen lehtësisht në kushte shtëpie, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve të qafës dhe mjekrës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kontribuojnë në një pamje më të tonifikuar dhe të shëndetshme të lëkurës.
-
VIDEO
Ja VIP-at shqiptarë që bëjnë bamirësi dhe nuk e tregojnë
Fundviti, pa diskutim na afron më shumë me njerëzit në nevojë, sepse vetë mesazhi i festave është të jemi bashkë, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të japim dashuri. Megjithatë, bamirësia është një nga aktet më fisnike njerëzore, e cila nuk duhet të na bashkojë vetëm në fundvit, por gjatë gjithë vitit. Sot, në këndin tonë të bisedës janë bashkuar tre të rinj që në jetën e tyre jo vetëm kanë ditur të japin, por edhe të frymëzojnë shumë të tjerë. Ata na tregojnë se, duke u bashkuar në kauza sociale, shoqëria bëhet më solidare dhe më e dashur. Do të flasim për bamirësinë, për frymën e fundvitit, por edhe për nevojën që kemi si shoqëri të qëndrojmë pranë njerëzve, aty ku ata kanë më shumë nevojë. Me Emiliano Starovën, Nexhi Kllogjerin dhe pedagogen e njohur Helena Halilaj, përcjellim mesazhe të bukura e kuptimplotë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 16 Dhjetor - Dilema e bonusit të pensioneve, çfarë ndodh pas 2029
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Byreçka sfoliat të mbushura nga zonja Albana
Byreçka / Petë sfoliat role e mbushur
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 1 tufë majdanoz
- 30 gr gjalpë i shkrirë
- 2 thelpinj hudhër
- 150 gr proshutë
- 150 gr djathë i grirë
- 1 vezë
- Pak kripë
Përgatitja:
Hapim petën sfoliat në tavolinën e punës. Përziejmë majdanozin me hudhrën e shrypur, gjalpin e shkrirë dhe kripën, dhe lyejmë sipërfaqen e petës. Shtojmë proshutën dhe djathin në mënyrë të njëtrajtshme. E mbështjellim petën si role dhe e presim në unaza. I vendosim në tavë me letër pjekjeje dhe i lyejmë sipër me vezë të rrahur. I vendosim mini roletë e mbushura në furrë të piqen në 190°C për 20–25 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.