• VIDEO

    Sangria e festave me boronicë e shegë nga zonja Albana

    Sangria e festave me boronicë e shegë

    Përbërësit:

    • 4 gota lëng boronice të kuqe
    • 2 gota lëng shege
    • 1 gotë lëng portokalli
    • 1 gotë ujë me gaz
    • 1 mollë e prerë në feta
    • 1 portokall i prerë në feta
    • 1 degë rozmarine (opsionale)
    • 1 shkop kanelle (opsionale)
    • Disa kokrra boronice të freskëta

    Përgatitja:

    Në një enë të madhe qelqi hidhni lëngun e boronicës, lëngun e shegës dhe lëngun e portokallit. Shtoni frutat e prera në feta dhe kokrrat e boronicës. Përziejeni lehtë dhe futeni në frigorifer për të paktën 1 orë, që të lëshojnë aromën. Para servirjes, shtoni ujin me gaz për freski. Dekoroni me një degë rozmarine dhe një shkop kanelle.

  • VIDEO

    'PD bën pazar për avokatin sepse do akses në drejtësi', ish-kandidati propozon zgjedhje të reja

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 10 Dhjetor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama tjetër përplasje me gjyqtarët te hija e Kremlinit e deri tek Silvinjo më i miri në historinë e Kombëtares.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Dhjetor 2025 – Receta/ Poezi malli dhe dashurie, jeta në mërgim / Me këngëtaren përmetare Evgjeni Culli

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë kosi tradicionale / Melomakarona, ëmbëlsirë festive. E ftuar në këndin e gatimit Poetja Arjana Fetahu Gaba, gatuan një supë dimërore me kos.

    Poetja shqiptare që jeton prej tri dekadash në Shtetet e Bashkuara, Arjana Fetahu Gaba, sjell një rrëfim të përzemërt në "Rreze Dielli" mbi jetën e saj në Amerikë, kontributin për komunitetin shqiptar dhe sfidat e të qenit poete në mërgim. Ajo tregon se si kryetari i New Jersey-it ka mbështetur vazhdimisht komunitetin shqiptar, duke nënvizuar lidhjet e forta familjare e shoqërore që e bëjnë këtë komunitet unik. Gjatë bisedës, poetja surprizohet edhe nga një video-mesazh emocionues i dërguar nga dy motrat dhe nëna e saj, duke sjellë një moment të veçantë malli dhe gëzimi. Me librin e saj më të ri, “Pranverat që humbëm”, poetja i dhuron lexuesit një përmbledhje poezish malli dhe dashurie, një dedikim i sinqertë për atdheun dhe emocionet që e shoqërojnë largësinë. Kjo bisedë sjell në dritë zërin e një autoreje që ruan fort identitetin dhe ndjenjat, pavarësisht distancës.

    Kënga “Xhan o djalë” sjell një bashkim magjik mes vargjeve të poetes Arjana Fetahu Gaba dhe zërit të ëmbël të këngëtares përmetare Evgjeni Culli, duke krijuar një emocion që lidh poezinë me traditën muzikore shqiptare. Evgjeni Culli rrëfen rrugëtimin e saj në muzikën popullore, dashurinë e thellë për Përmetin e sazeve, këngëve dhe luleve, si dhe frymëzimin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Takimi i dy artisteve bëhet një urë mes mallit, artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke nxjerrë në pah bukurinë e zërit dhe fuqinë e vargut.

  • VIDEO

    'Berisha po e shpërbën PD-në' , Yzeiri: Opozita rrezikon copëtimin duke i lënë Ramës territorin

     

    Analisti Ilir Yzeiri komentoi protestën e Sali Berishës, të cilën e cilësoi si një tubim me rreth 100 militantë, duke pyetur se ku janë demokratët e vërtetë. Ai u shpreh se Berisha i vodhi lëvizjen e 8 Dhjetorit në vitin 1990 dhe se kjo ngjarje historike nuk i përket atij, por studentëve që e iniciuan. Sipas Yzeirit, protestat e PD-së janë klithma të dëshpëruara të Berishës, ndërsa partia është kthyer në një histori të trishtuar që nuk ofron alternativë.

  • VIDEO

    Gropa gjigande në Belsh/ Muceku paralajmëron për ujërat nëntokësore, kërkon studime para ndërtimit

    Bardhyl Muceku, ekspert i gjeologjisë, dha shpjegime mbi gropën gjigande që është krijuar pranë banesave në Belsh, një fenomen që ka shqetësuar banorët e zonës. Ai sqaroi se ky është një proces i lidhur me ujërat nëntokësore që gërryejnë shkëmbin dhe theksoi se i gjithë rajoni i Dumresë ndodhet nën ndikimin e këtij fenomeni natyror.

  • VIDEO

    Kosova në udhëkryq pas zgjedhjeve, Gjinali paralajmëron: Rrezik skenari bullgar dhe paqëndrueshmëri

    Analisti Ardit Gjinali komentoi situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar rrezikun e një skenari të ngjashëm me atë bullgar në rast se nuk del një fitues i qartë. Ai theksoi se mungesa e konsensusit politik dhe paqëndrueshmëria e institucioneve e bëjnë vendin të varur nga vullneti i zgjedhësve. Gjinali shtoi se pas zgjedhjeve panorama politike do të tregojë për koalicionet e mundshme, ndërsa Prishtina mbetet territori më i lakmueshëm elektoral.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| Shtypi i Ditës 9 Dhjetor - A ka të ardhme PD pa Berishën? Qytetarët flasin hapur

  • VIDEO

    'Nënat qajnë njësoj', Evgjeni Culli i dedikon këngë djalit në emigrim

    Kënga “Xhan o djalë” sjell një bashkim magjik mes vargjeve të poetes Arjana Fetahu Gaba dhe zërit të ëmbël të këngëtares përmetare Evgjeni Culli, duke krijuar një emocion që lidh poezinë me traditën muzikore shqiptare. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli", Evgjeni Culli rrëfen rrugëtimin e saj në muzikën popullore, dashurinë e thellë për Përmetin e sazeve, këngëve dhe luleve, si dhe frymëzimin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Takimi i dy artisteve bëhet një urë mes mallit, artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke nxjerrë në pah bukurinë e zërit dhe fuqinë e vargut.

  • VIDEO

    Proteston para kryeministrisë, Lapaj për Report TV: Asnjë parti s’mund ta rrëzojë qeverinë, kam veshur sërish xhupin e aktivistit për të mobilizuar qytetarët

    Lapaj thotë se asnjë parti nuk e ka fuqinë që ta rrëzojë qeverinë përveç qytetarëve. Prandaj, shtoi ai, ka veshur sërish xhupin e aktivistit për të mobilizuar qytetarët.

  • VIDEO

    Prek poetja: Humba 30 pranvera / Arjana Fetahu Gaba momenti që i mbushi sytë me lot

    Poetja shqiptare që jeton prej tri dekadash në Shtetet e Bashkuara, Arjana Fetahu Gaba, sjell një rrëfim të përzemërt në "Rreze Dielli" mbi jetën e saj në Amerikë, kontributin për komunitetin shqiptar dhe sfidat e të qenit poete në mërgim. Ajo tregon se si kryetari i New Jersey-it ka mbështetur vazhdimisht komunitetin shqiptar, duke nënvizuar lidhjet e forta familjare e shoqërore që e bëjnë këtë komunitet unik. Gjatë bisedës, poetja surprizohet edhe nga një video-mesazh emocionues i dërguar nga dy motrat dhe nëna e saj, duke sjellë një moment të veçantë malli dhe gëzimi. Me librin e saj më të ri, “Pranverat që humbëm”, poetja i dhuron lexuesit një përmbledhje poezish malli dhe dashurie, një dedikim i sinqertë për atdheun dhe emocionet që e shoqërojnë largësinë. Kjo bisedë sjell në dritë zërin e një autoreje që ruan fort identitetin dhe ndjenjat, pavarësisht distancës.

  • VIDEO

    Tavë kosi tradicionale nga zonja Albana / Ja receta si nga dora e gjyshes

    Tavë kosi tradicionale

    Përbërësit:

    • 1 kg kos i trashë
    • 3 vezë
    • 1 lugë çaji oriz
    • 2 lugë gjelle miell
    • 2 lugë gjelle gjalpë
    • 1 kg mish qengji
    • Kripë

    Përgatitja:

    Vendosim mishin në tavë me kripë dhe pak ujë dhe e pjekim në furrë derisa të marrë ngjyrë (200°C) për 1 orë. Kur mishi të jetë gati, shtojmë 1 lugë gjelle oriz rreth e qark tij. Në një tas rrahim lehtë kosin me vezët, miellin, pak kripë dhe lëngun e mishit me 2 lugë gjalpë të shkrirë. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e vendosim në një tenxhere në zjarr të ulët për 2–3 minuta, vetëm sa të ngrohet pak dhe të lidhet lehtë. Hedhim masën e kosit sipër mishit në tavë, shtojmë pak gjalpë sipër për shije dhe e vendosim në furrë në 200°C për 35–45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv