Një histori tronditëse familjare vjen sot në Pa Gjurmë.Vjehrra rrëfen se nusja e la fëmijët tek ajo dhe u largua jashtë vendit, duke ndërprerë çdo kontakt. Përplasja mes tyre u përshkallëzua deri në denoncim, me pasoja të rënda ligjore. Çfarë e shtyu nënën të largohej? Kush po kujdeset realisht për fëmijët? Dhe cila është e vërteta pas akuzave që çuan deri në burg? Një histori me dhimbje, akuza dhe shumë pikëpyetje që kërkon përgjigje. Ndiqni Pa Gjurmë, çdo ditë në Report TV, ora 16:00, me gazetaren Odeta Dume Mandro.





















