-
VIDEO
Ylli Merja zbulon shkaqet e fshehta të sëmundjeve / KURA NATYRALE për probleme të ndryshme
Shëndeti dhe mirëqenia janë ndër shqetësimet kryesore të çdo familjeje, ndaj gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë zgjidhje natyrale për problemet e tyre shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye, "Bima dhe Shëndeti" i dedikohet shqetësimeve të teleshikuesve. Në studion e "Rreze Dielli" specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, i përgjigjet telefonatave të shumta të qytetarëve që ndajnë problematika të ndryshme shëndetësore. Përmes analizimit të simptomave të shprehura, ai shpjegon burimin e mundshëm të problemeve dhe ofron zgjidhje alternative, duke u mbështetur te kurimet natyrale, bimët medicinale dhe metodat më efikase tradicionale për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies.
-
VIDEO
Pogaça me kos, perime dhe kopër nga zonja Albana
Pogaça me kos, perime dhe kopër
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji vaj (rreth 100 ml)
- 1 filxhan çaji kos
- 1 spec i kuq i grirë imët
- 1 karotë
- 1 tas kopër e grirë
- 1 tas djathë kaçkavall i grirë
- 2 gota uji miell
- 1 pako pluhur pjekjeje
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji shafran i Indisë
- 1 e verdhë veze
- Fara susami
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë vajin dhe kosin. Shtojmë specin e kuq, karrotën, koprën dhe djathin. Shtojmë kripën, shafranin e Indisë dhe pluhurin për pjekje. Më pas shtojmë miellin pak nga pak, duke e punuar derisa të formohet një brumë i butë dhe jo ngjitës. Marrim copa sa një arrë e madhe, i rrumbullakosim dhe i vendosim në tavë të shtruar me letër pjekjeje. I lyejmë sipër me të verdhë veze dhe spërkatim me susam. I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Salca liptao nga zonja Albana / Salca speciale me gjizë, kos, arra e kastravec turshi
Salca Liptao
Përbërësit:
- 200 gr gjizë
- 200 gr salcë kosi
- 100 gr kastravec turshi
- 100 gr arra
- 4 thelpinj hudhër
- Spec djegës
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Bashkojmë gjizën me salcën e kosit dhe e trazojmë derisa masa të homogjenizohet. Shtojmë pak vaj ulliri, kastravecin turshi të prerë në kubikë të vegjël, arrat e grira, hudhrat e shtypura dhe pak fara speci djegës. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kemi gati për t'a servirur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 15 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Balluku ndan Kushtetuesen te Berisha sulm të dytë Salianjit e deri tek Rama replika me BKH-në.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË, 'VERI-JUG' | Fshati Mifol në një ditë dimri
Veri Jug ju fton të udhëtojmë këtë të diel drejt fshatit Mifol, 150 kilometra në jug të Tiranës. Fermeri i vogël Astrit Kamaj rrëfen dramën e mandarinave, të shkaktuar nga mungesa e tregut dhe konkurrenca e prodhuesve të mëdhenj, të cilët marrin mbështetje nga shteti, duke fundosur fermerët e vegjël.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti, kimisti me valixhen misterioze kundër diktaturës
Një biokimist në Tiranën e viteve të diktaturës, që vit pas viti, në fshehtësi, kishte shkruar një varg veprash letrare disidente kundër komunizmit, me shpresën se, do ti botonte ato jashtë vendit, për ti treguar botës, ngjarjet tragjike të shqiptarëve në diktaturë. Një udhëtim i pazakontë në historinë e rrallë të shkencëtarit, poliglotit, shkrimtarit, poetit dhe përkthyesit Robert Prifti.
-
VIDEO
'The Best Of', intervistat dhe debatet më të komentuara të javës në Report Tv, 13 Dhjetor 2025
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Klinika 24' l Kardiologia zbulon: Çfarë i shkakton zemrës një pije energjike!
Në këtë episod të ‘Klinika 24’ i kushtohet vëmendje një prej sfidave më të mëdha shëndetësore të kohës moderne, sëmundjet e zemrës. Mjekja kardiologe e Spitalit Amerikan 3, Dr. Almenda Zaka, shpjegon pse janë shtuar rastet vitet e fundit, cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe çfarë kontrollesh duhet të bëjmë për të mbajtur zemrën në formë. Më pas, udhëtojmë drejt mjekësisë kineze, ku flasim për akupunkturën. Si funksionon, në cilat probleme ndihmon dhe Dr. Zaka demonstron hap pas hapi një seancë të vërtetë akupunkture për lehtësimin e migrenës. Në fund, rubrika ‘Mit apo Fakt’ hedh dritë mbi një besim të përhapur, a është e vërtetë që gjumi me flokë të lagura mund të krijojë probleme shëndetësore? Ndiqni emisionin 'Klinika 24' për të zbuluar të vërtetën dhe për këshilla të tjera praktike për shëndetin e përditshëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 13 Dhjetor - Qytetarët: Berisha qan Azemin me lot krokodili! Kritika GJK-së
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 13 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Kushtetuesja kthen në detyrë Belinda Ballukun te PD nis betejën e re ditë dhe natë para Kryeministrisë e deri tek e lëviz politika kandarin?
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Esencë' l Gjimnastja që u bë murgeshë, Burgu i Vaqarrit dhe Kombinati Tekstil i Beratit
Në qytetin e Shkodrës, aty ku rrënojat e historisë dhe besimit ndërthuren, Teuta Buka mbetet një figurë e rrallë që mishëron kthesën e jetës si rrugëtim shpirtëror. Vajzë e re, sportive, me trupin dhe zemrën që i rrihnin fort nën çatinë e ish Kishës së Madhe të Shkodrës, të kthyer në Pallat Sporti gjatë regjimit komunist, Teuta stërvitej për të fituar gara. Por fati i saj nuk ishte vetëm ai i një sportisteje.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
Prej më shumë se 48 orësh, familja Hysko nga Tirana po përjeton ankthin e një pritjeje të pafundme. Hamit Hysko, 79 vjeç, me origjinë nga Skrapari dhe banues në zonën e Kombinatit, është larguar nga banesa më 9 dhjetor 2025 dhe që prej asaj dite nuk është parë më. Lajmin e rëndë e ka bërë publik vajza e tij, e cila tregon se i moshuari vuante nga demenca, çka rrit ndjeshëm rrezikun për humbjen e orientimit. Sipas saj, ditën që u zhduk, Hamiti kishte ndjekur rutinën e zakonshme: kishte ngrënë, kishte marrë medikamentet dhe ishte shtrirë për t’u çlodhur. Por, kur ajo është zgjuar, babai nuk ishte më në shtëpi dhe që atëherë nuk është parë nga askush.Familja ka verifikuar kamerat e sigurisë në zonë, por deri tani nuk është konstatuar asnjë gjurmë e lëvizjeve të tij. Kjo ka rënduar edhe më shumë situatën, duke i lënë në pasiguri totale për drejtimin që ai ka marrë.Hamit Hysko përshkruhet nga të afërmit si një njeri i qetë, por që prej kohësh kishte probleme me kujtesën. Të afërmit dhe të njohurit kanë nisur kërkimet në zonat përreth, ndërkohë që njoftimi për humbjen e tij është shpërndarë edhe në rrjetet sociale.