Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sardele me domate në furrë / Supë detoks me perime jeshile / Puding me fara chia.
Viti 2026 pritet të sjellë ndryshime, surpriza dhe mësime të rëndësishme për të gjitha shenjat e horoskopit. Me lëvizjet e reja planetare dhe ndikimet astrologjike që do të shoqërojnë këtë vit, disa shenja do të ndihen më të favorizuara në dashuri, karrierë dhe financa, ndërsa të tjera mund të përballen me sfida që do t’i ndihmojnë të rriten dhe të forcohen. Cilat do të jenë shenjat më me fat në 2026, dhe cilat do të duhet të tregojnë më shumë durim e këmbëngulje? Gjithashtu mësojmë se çfarë do të thotë ky vit sa i takon aspektit numerologjik. Sipas astrologes dhe numerologes Liza Gjika, ky vit shënon fillime të reja, do të kërkojë vendime të guximshme, përshtatje ndaj rrethanave të reja dhe besim te vetja. E ftuar në "Rreze Dielli", astrologia e njohur bën një parashikim të detajuar për horoskopin e vitit 2026 për çdo shenjë të zodiakut, për të kuptuar më mirë energjitë që do na rrethojnë dhe për të përfituar sa më shumë prej tyre.





















