-
VIDEO
PJESA 1 Repolitix| SHBA dhe BE ‘me sytë’ nga SPAK! Presion për një figurë të pathyeshme (si Altin Dumani)
SHBA, BE dhe Britania e Madhe, kanë pasur mesazhe të ndryshme një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati. SHBA vlerësoi punën e Dumanit dhe theksoi se standardi i vendosur prej tij duhet të vijojë edhe me pasardhësin. BE-së kërkoi që drejtuesi i ri të jetë me integritet, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se do të bashkëpunojë me cilindo që zgjidhet.
-
VIDEO
Lahuta 'merr vulën' shqiptare/ Lahutari emocionon, performon live dhe tregon historinë e saj
-
VIDEO
Avokati Islami për Report Tv: Shteti mbron trafikantët! Ligji për Barazinë Gjinore një turp, shkatërron familjen
Sipas avokatit Islami, grupet kriminale dhe eksponentët kriminalë mbrohen nga shteti, ndërsa shton se policia nuk e kryen plotësisht detyrën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
Pas 15 vitesh nga zhdukja misterioze e Bleona Matës në malin e Pikëllimës, rikthehet sërish historia që tronditi opinionin publik. Nëna e saj, Bukurie Veizi, e ftuar në “Pa Gjurmë”, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e asaj dite të errët të majit 2010. Avokati Idajet Beqiri zbulon se çështja është dërguar në SPAK, ndërsa deklaron se dosja është mbushur me prova të pahetuara. A do të rihapen hetimet? Kush e rrëmbeu Bleonën dhe pse?
-
VIDEO
Lëvizja e Salianjit/ Tedi Kopliku për Report Tv: S’është përçarje! PD ka nevojë për rigjenerim
Kopliku tha se PD do të shkojë drejt një lëvizje më të madhe, nuk do të qëndrojë vetëm tek protesta para Kryeministrisë.
-
VIDEO
SPAK godet 'Rrajat'/ Sofa: Pesha politike e tyre solli shpërbërjen e komisariatit të Fushë-Krujës! Një oficer policie kërkoi strehim politik
Sipas tij, grupi i goditur vepronte në një nga zonat më problematike të Fushë-Krujës, e njohur për fshehjen e mjeteve të vjedhura dhe për pozicionin pranë aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Dhjetor 2025 – Receta/ Gjuha tregon sëmundje / Dhjami i kafshëve, i shëndetshëm?
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë e gatuar në kripë / Supë me trahana dhe domate / Sangria e festave me boronicë e shegë.
A mund të zbulojmë gjendjen e trupit tonë duke lexuar gjuhën? Shpeshherë, ndryshimet në ngjyrë, strukturë apo shenja të veçanta në gjuhë shfaqin informacione të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Një gjuhë e bardhë, e skuqur, e çarë apo me shtresa të ndryshme mund të tregojë çrregullime të brendshme, mungesa ushqyese apo sinjale që trupi po përpiqet të na dërgojë. Kjo temë na ndihmon të kuptojmë më mirë se si një pjesë kaq e vogël e trupit mund të japë kaq shumë të dhëna për mirëqenien tonë. Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, zbulojmë se çfarë tregon gjuha për shëndetin tonë, nga prania e mykut deri tek shëndeti i mëlçisë dhe zorrëve. Si të kuptojmë se cili organ është në alarm?!
A është vërtet i shëndetshëm dhjami i kafshëve? Çfarë roli ka luajtur ai ndër shekuj në gatimin tradicional dhe pse përdorej kaq gjerësisht nga gjyshërit tanë? Cilat janë arsyet që sot ai shihet me dyshim, dhe sa ndikojnë në këtë perceptimet moderne mbi yndyrat? A e toleron ai gatimin në temperatura të larta më mirë se yndyrat e tjera? A mund të ketë lidhje mes mënyrave të vjetra të gatimit dhe mungesës së disa sëmundjeve që sot janë të përhapura? Dhe më në fund, si duhet ta vlerësojmë përdorimin e tij sot, në një botë ku ushqyerja është bërë kaq komplekse. Nutricionisti Altin Joka, na shpjegon vlerat e vërteta të dhjamit të kafshëve dhe arsyet pse ai duhet të zërë vend në përdorimin tonë të përditshëm.
-
VIDEO
Altin Joka: Dhjami është më i shëndetshëm se vajrat për gatim / Ja si duhet përdorur
A është vërtet i shëndetshëm dhjami i kafshëve? Çfarë roli ka luajtur ai ndër shekuj në gatimin tradicional dhe pse përdorej kaq gjerësisht nga gjyshërit tanë? Cilat janë arsyet që sot ai shihet me dyshim, dhe sa ndikojnë në këtë, perceptimet moderne mbi yndyrat? A e toleron ai gatimin në temperatura të larta më mirë se yndyrat e tjera? A mund të ketë lidhje mes mënyrave të vjetra të gatimit dhe mungesës së disa sëmundjeve që sot janë të përhapura? Dhe më në fund, si duhet ta vlerësojmë përdorimin e tij sot, në një botë ku ushqyerja është bërë kaq komplekse. Diskutojmë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, i cili na shpjegon vlerat e vërteta të dhjamit të kafshëve dhe arsyet pse ai duhet të zërë vend në përdorimin tonë të përditshëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 10 Dhjetor - Nga Berisha në GJKKO tek 'PAZARI'' për Avokatin e Popullit
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
KUJDES! Ngjyra dhe forma e GJUHËS paralajmërojnë sëmundje të fshehta
A mund të zbulojmë gjendjen e trupit tonë duke lexuar gjuhën? Shpeshherë, ndryshimet në ngjyrë, strukturë apo shenja të veçanta në gjuhë shfaqin informacione të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Një gjuhë e bardhë, e skuqur, e çarë apo me shtresa të ndryshme mund të tregojë çrregullime të brendshme, mungesa ushqyese apo sinjale që trupi po përpiqet të na dërgojë. Kjo temë na ndihmon të kuptojmë më mirë se si një pjesë kaq e vogël e trupit mund të japë kaq shumë të dhëna për mirëqenien tonë. Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, zbulojmë se çfarë tregon gjuha për shëndetin tonë, nga prania e mykut deri tek shëndeti i mëlçisë dhe zorrëve. Si të kuptojmë se cili organ është në alarm?!
-
VIDEO
Supë me trahana dhe domate nga zonja Albana
Supë me trahana dhe domate
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji trahana
- 1.200 ml ujë
- 50 ml vaj ulliri
- 2 qepë të thata
- 1 thelpi hudhër
- 200 gr domate
- Kripë, rigon i thatë
- Djathë i bardhë i thërrmuar
Përgatitja:
Në një tenxhere në zjarr të fortë, ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira dhe i skuqim për 2–3 minuta, derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën dhe trahanánë. Vazhdojmë t’i trazojmë për 1 minutë, derisa të përthithin vajin mirë. Hedhim domatet, ujin dhe pak kripë. Sa të nisë vlimi, ulim zjarrin dhe e lëmë të ziejë ngadalë për 10–15 minuta derisa supa të trashet sipas dëshirës. Në fund hedhim rigon sipër, e shërbejmë të ngrohtë me pak djathë të bardhë të thërrmuar.
-
VIDEO
Pulë e gatuar në kripë nga zonja Albana
Pulë e gatuar në kripë
Përbërësit:
- 1 pulë fshati
- 4 kg kripë e trashë
- 1 degë rozmarinë
- 1 degë sherebelë
- 1 thelb hudhre
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të nxehtë përvëlojmë pulën për 5 minuta. E nxjerrim dhe e lëmë të kullojë. Në një tas të madh përziejmë kripën e trashë me rozmarinën, sherebelën dhe hudhrën e shtypur lehtë. E përziejmë mirë që aroma të shpërndahet në të gjithë kripën. Marrim një tavë të thellë pjekjeje dhe shtrojmë gjysmën e kripës në bazë. Vendosim pulën sipër, e mbulojmë plotësisht me pjesën tjetër të kripës duke formuar një shtresë kompakte. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 190°C dhe e pjekim pulën për 1 orë e 30 minuta. Gjatë pjekjes, kripa do të formojë një kore të fortë rreth pulës. Pasi të jetë gati e nxjerrim nga furra, thyejmë me kujdes koren e kripës dhe nxjerrim pulën. Pastrojmë kripën e tepërt, e presim në copa dhe e servirim sipas dëshirës me perime apo sallatë të freskët.