-
VIDEO
Rama përsërit ftesën për dialog, Bilali në Report TV: Protestuesit të sjellin kërkesa konkrete! Qeveria ndryshohet me votë, jo në rrugë
E ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Bilali përsëriti ftesën e qeverisë për dialog dhe nguli këmbë se dera për bisedime ka qenë e hapur që në fillim.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Tetor 2026, Receta/ Varësia nga prindërit / Syri dhe Bestytnitë
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukëza me rigon / Supë me thjerrëza dhe kungull / Sallatë me lakër të kuqe dhe qiqra.
Sot në Rreze Dielli jemi ndalur me trajneren Merita Cake, tek dy tema që prekin jetën tonë të përditshme dhe mënyrën se si i përjetojmë marrëdhëniet me të tjerët. Së pari, për marrëdhënien me prindërit dhe varësinë emocionale ndaj tyre: a është vendosja e kufijve mungesë respekti apo një formë e shëndetshme e dashurisë? Pse, edhe në moshë të rritur, mund të kemi ende nevojë për miratimin e tyre dhe si ndikojnë modelet familjare në zgjedhjet tona? Më pas, flasim për syrin e keq, një besim që ka mbijetuar ndër breza. A është thjesht një besëtytni apo ka një shpjegim psikologjik për frikën nga zilia dhe energjia negative? Dy tema të ndryshme, por që na ftojnë të kuptojmë më mirë veten, emocionet dhe ndikimin që kanë të tjerët në jetën tonë.
-
VIDEO
Të ka kapur syri i keq?/ Kujdes nga kjo shenjë dhe si ta largoni menjëherë
A keni ndier ndonjëherë lodhje të papritur, rëndim apo energji negative pa ndonjë arsye konkrete? Në "Rreze Dielli" me terapisten Merita Cake, flasim hapur për mësyshjen dhe syrin e keq: çfarë fshihet pas kësaj besëtytnie, cilat janë shenjat më të zakonshme dhe këshillat praktike për të mbrojtur energjinë dhe qetësinë tuaj të përditshme.
-
VIDEO
Je 40 vjeç dhe i varur nga prindërit? / Ja trauma e fëmijërisë që po ju mban peng
Sot në Rreze Dielli jemi ndalur me trajneren Merita Cake, tek dy tema që prekin jetën tonë të përditshme dhe mënyrën se si i përjetojmë marrëdhëniet me të tjerët. Së pari, për marrëdhënien me prindërit dhe varësinë emocionale ndaj tyre: a është vendosja e kufijve mungesë respekti apo një formë e shëndetshme e dashurisë? Pse, edhe në moshë të rritur, mund të kemi ende nevojë për miratimin e tyre dhe si ndikojnë modelet familjare në zgjedhjet tona? Më pas, flasim për syrin e keq, një besim që ka mbijetuar ndër breza. A është thjesht një besëtytni apo ka një shpjegim psikologjik për frikën nga zilia dhe energjia negative? Dy tema të ndryshme, por që na ftojnë të kuptojmë më mirë veten, emocionet dhe ndikimin që kanë të tjerët në jetën tonë.
-
VIDEO
Bukëza me rigon nga zonja Mirela
Bukëza me rigon
Përbërësit:
- 200 g miell Farin Up - Ola
- 200 g kos
- 1/2 lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
- 2 lugë gjelle rigon i tharë
Përgatitja:
Vendosni miellin në një tas të madh dhe shtoni kripën e imët të detit, më pas shtoni kosin dhe vajin e ullirit. Përziejini derisa të formohet një brumë jo plotësisht i njëtrajtshëm. Me ndihmën e dy lugëve vendosini në tavë të veshur me letër pjekje dhe në furrë për 20 minuta me 200° derisa të marrin ngjyrë.
-
VIDEO
Sallatë me lakër të kuqe dhe qiqra nga zonja Mirela
Sallatë me lakër të kuqe dhe qiqra
Përbërësit:
- 1/2 lakër e kuqe
- 1 kupë qiqra të ziera
- 1 qepë e kuqe
- 1 tufë majdanoz
- Lëng dhe lëkurë limoni
- Mustardë
- Kripë
- Vaj ulliri
- Pak mjaltë
Përgatitja:
Vendosim përbërësit e salcës në blender dhe i bluajmë derisa të bëhet një masë kremoze e lehtë. Në tas vendosim lakrën e prerë imët, qiqrat e ziera dhe qepën e kuqe. E marinojmë me salcén e limonit dhe majdanoz të grirë imët.
-
VIDEO
Supë me thjerrëza dhe kungull nga zonja Mirela
Supë me thjerrëza dhe kungull
Përbërësit:
- 250 g thjerrëza portokalli (Teuta)
- 250 g kungull
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 1 degë sherebelë
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim në tenxhere të kaurdiset qepa me sherebelën dhe hudhrën, shtojmë kungullin e grirë dhe thjerrëzat e lara. Shtojmë 1 litër ujë dhe 1 lugë koncetrat perimesh ose kripë dhe piper. E lëmë të ziejë derisa të zbuten. E shërbejmë supën të ngrohtë me vaj ulliri dhe majdanoz.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme/ Avokati Petraj: Janë mbështetur nga PD dhe parti të tjera, por 2 ditët e fundit u ka rënë tempi! Rruga e Durrësit është kthyer si qytetet e bombarduara në Ukrainë
Avokati Edmond Petraj është shprehur se gjatë dy ditëve të fundit ka një rënie të tempit të protestave të dhunshme që po zhvillohen që prej 13 tetorit në Tiranë.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme/ Eksperti Basha: Dyshohet se i organizon ‘Antifa’, njëjtë si në gjithë Europën! S’duhet t’i lëmë maskat të djegin Shqipërinë
Sipas ekspertit Basha, vendet europiane ku po zhvillohen këto forma protestash, të ngjashme me këto në Shqipëri, janë duke u koordinuar për të ndërtuar plane të përbashkëta emergjence. Ai shtoi se në shtetet europiane pozita dhe opozita janë bërë bashkë për të frenuar këtë fenomen që rrezikon sigurinë e kontinentit.
-
VIDEO
‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false, mos u mashtroni
Urgjenca Kombëtare ka sqaruar një informacion të rremë të shpërndarë në rrjetet sociale se një ambulancë transporton drejt Parkut ‘Rinia’ punonjës civilë. Urgjenca kërkon që qytetarët mos të bien pre e manipulimeve pasi targa i përket qendrës dhe autoambulanca transporton vetëm pacientë.
-
VIDEO
Spahiu: Ndërkombëtarët kanë tentuar të takojnë protestuesit por dështuan, sepse nuk i përfaqëson askush
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë do i radikalizojnë qëndrimet e tyre kundër protestave të dhunshme që po zhvillohen në vend prej disa ditësh.
-
VIDEO
Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?
Për juristin Spahiu, nëse protestuesit nuk do të ulen në negociata me Qeverinë, atëherë sipas tij, edhe nëse kryeministri Rama do të japë dorëheqjen, nuk mund të votohet Qeveria teknike. Kjo pasi sipas tij, qeveria teknike duhet të marrë miratimin e Parlamentit dhe duhet një strategji e qartë për krijimin e saj përmes bisedimeve.