Shqeto Përmeti nga zonja Mirela

10 Nëntor, 11:18 | Përditesimi: 10 Nëntor, 11:18

Shqeto Përmeti

Përbërësit:

  • 500 g mish qingji
  • 1,5 lt ujë
  • Kripë piper
  • 250 ml qumësht
  • 3 lugë miell Ola
  • 1 vezë Ovvital
  • 1/2 limon i shtrydhur
  • 50 g gjalpë i skuqur
  • Majdanoz i freskët sipas dëshirës

Përgatitja:

Mishin e qingjit e marinojmë me kripë dhe piper, e pjekim në tenxhere derisa të kërcaniset dhe të fillojë të tymoset me dhjamin e vet. I hedhim ujë dhe e lemë të ziejë avash avash dhe plotësisht (uji shteron gati gjysma). Tretim miellin në qumësht dhe e shtojmë te mishi dhe lëngu. E ziejmë 5 minuta sa të lidhet. Rrahim vezën me limonin dhe shtojmë pak nga pak lëng, më pas e hedhim të gjithën në tenxhere. Rregullojmë shijen me kripë, piper, majdanoz dhe gjalpë të skuqur për aromë.

MC/Shqiptarja.com