• VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 15 tetor 1998/ Vrasësi i Azemit ishte në selinë e PD pas ngjarjes,Berisha akuzon Klosin:E pushkatoi me urdhër të UDB-së

    Kur kishte kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e Azem Hajdarit zbuloheshin të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në shtypin e shkruar të datës 15 tetor 1998 pasqyrohej edhe një takim i kreut të PD-së Berisha me studentë ku u drejtohej se “është koha për një dhjetor të dytë”. Gazeta Republika pasqyronte reagimin e Berishës i cili akuzonte drejtuesin e SHIK-ut Fatos Klosi se e kishte pushkatuar Azemin me urdhër të UDB-së. Në faqe të parë gazeta “Republika” po për këtë ngjarje shkruan: “ Vrasësi erdhi në selinë e PD-së pas vrasjes”. Në Gazetën Shqiptare titulli kryesor i dedikohej zhvillimeve në PS ku kryetari Nano po sulmohej ndërsa Koha Jonë si zhvillim kryesor sillte dëshmi në gjyq të Zani Çaushit që deklaronte se: “ Kam prova për krimet që ka bërë shteti në Vlorë”. 
     

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Tetor 2026, Receta/ Menopauza, këshilla nga Altin Joka / Vlerat e shegës

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Llokume me shegë / Kërpudha të mbushura / Patëllxhanë të mbushur.

    Perimenopauza dhe menopauza janë etapa natyrale në jetën e çdo gruaje, por ndryshimet që shoqërojnë këtë periudhë mund të ndikojnë ndjeshëm në metabolizëm, peshë, gjumë, energji dhe mirëqenie emocionale. Afshet e nxehta, lodhja, vështirësitë me gjumin dhe shtimi i dhjamit në zonën e barkut janë disa nga shqetësimet më të shpeshta që gratë përjetojnë, ndërsa ushqyerja, stresi dhe stili i jetesës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si përballohet kjo fazë. Pse disa gra i përjetojnë këto ndryshime më rëndë se të tjerat? Cilat janë gabimet ushqimore që duhen shmangur dhe çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar gjumin, për të menaxhuar afshet dhe për të ruajtur ekuilibrin e organizmit? Për këto çështje, si dhe për rolin e bimëve mjekësore dhe ushqimeve që mbështesin shëndetin e gruas gjatë kësaj periudhe, do të flasim me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike. Një bisedë për të kuptuar më mirë ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas dhe për të zbuluar se si zgjedhjet e përditshme mund të ndihmojnë në përballimin më të mirë të perimenopauzës dhe menopauzës.

    Vjeshta vjen me një pasuri frutash plot ngjyra dhe vlera ushqyese, ndër të cilat shega zë një vend të veçantë. E njohur për kokrrat e saj të kuqe dhe përmbajtjen e pasur me antioksidantë, shega konsiderohet një frut që mund të kontribuojë në një ushqyerje të shëndetshme. Por çfarë ndodh realisht në organizmin tonë kur e konsumojmë? Cilat janë vlerat ushqyese të saj dhe çfarë përfitimesh mund të kemi nga përfshirja e saj në dietën e përditshme? Po lëngu i shegës, a ka të njëjtat vlera si kokrrat e plota? Çfarë humbasim gjatë shtrydhjes së saj dhe cili është ndryshimi për sa i përket fibrave, sheqernave dhe përthithjes së lëndëve ushqyese? Për të kuptuar më mirë vetitë e këtij fruti të stinës dhe mënyrën më të mirë për ta konsumuar, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.

  • VIDEO

    SHEGA, lëngu, lëkura apo farat? 7 përfitime shëndetësore që nuk i dinit

    Vjeshta vjen me një pasuri frutash plot ngjyra dhe vlera ushqyese, ndër të cilat shega zë një vend të veçantë. E njohur për kokrrat e saj të kuqe dhe përmbajtjen e pasur me antioksidantë, shega konsiderohet një frut që mund të kontribuojë në një ushqyerje të shëndetshme. Por çfarë ndodh realisht në organizmin tonë kur e konsumojmë? Cilat janë vlerat ushqyese të saj dhe çfarë përfitimesh mund të kemi nga përfshirja e saj në dietën e përditshme? Po lëngu i shegës, a ka të njëjtat vlera si kokrrat e plota? Çfarë humbasim gjatë shtrydhjes së saj dhe cili është ndryshimi për sa i përket fibrave, sheqernave dhe përthithjes së lëndëve ushqyese? Për të kuptuar më mirë vetitë e këtij fruti të stinës dhe mënyrën më të mirë për ta konsumuar, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.

  • VIDEO

    MENOPAUZA: Si të luftoni DHJAMIN në bark, pagjumësinë e afshet? | Altin Joka: Ja ç’duhet të hani!

    Perimenopauza dhe menopauza janë etapa natyrale në jetën e çdo gruaje, por ndryshimet që shoqërojnë këtë periudhë mund të ndikojnë ndjeshëm në metabolizëm, peshë, gjumë, energji dhe mirëqenie emocionale. Afshet e nxehta, lodhja, vështirësitë me gjumin dhe shtimi i dhjamit në zonën e barkut janë disa nga shqetësimet më të shpeshta që gratë përjetojnë, ndërsa ushqyerja, stresi dhe stili i jetesës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si përballohet kjo fazë.

    Pse disa gra i përjetojnë këto ndryshime më rëndë se të tjerat? Cilat janë gabimet ushqimore që duhen shmangur dhe çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar gjumin, për të menaxhuar afshet dhe për të ruajtur ekuilibrin e organizmit? Për këto çështje, si dhe për rolin e bimëve mjekësore dhe ushqimeve që mbështesin shëndetin e gruas gjatë kësaj periudhe, do të flasim me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike. Një bisedë për të kuptuar më mirë ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas dhe për të zbuluar se si zgjedhjet e përditshme mund të ndihmojnë në përballimin më të mirë të perimenopauzës dhe menopauzës.

  • VIDEO

    Patëllxhanë të mbushur nga zonja Mirela

    Patëllxhanë të mbushur

    Përbërësit:

    • 5 patëllxhanë
    • 3-4 qepë
    • 3 domate
    • 4-5 thelpinj hudhra
    • 300 gr mish të grirë
    • Vaj ulliri
    • Kripë dhe piper i zi
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Patëllxhanëve ia heqim lëkurën me shirita, i lyejmë me vaj edhe i vendosim të piqen në furrë sa të zbuten pak. Në tigan skuqim qepën me mishin sa të shterojnë lëngjet, shtojmë domatet edhe e marinojmë me kripë dhe piper, shtojmë hudhrat e prera në feta edhe mbushim patëllxhanet. I vendosim të piqen në furrë për gati 20-30 minuta sa të marrin faqe.

  • VIDEO

    Drekë në 5 minuta | Kërpudha të mbushura nga zonja Mirela

    Kërpudha të mbushura

    Përbërësit:

    • 5 kërpudha
    • 1 dorë spinaq
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 patate e zier
    • 100 g salcë Tigullio (ricota dhe fistek)
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë kërpudhat nga bishti dhe i kaurdisim në tigan me spinaqin dhe hudhrën, shtojmë pataten e grimcuar si dhe kremin Tigullio. Erëza sipas dëshirës edhe i mbushim kérpudhat, i vendosim të piqen në furrë për 20 minuta.

  • VIDEO

    Kimë me vezë në tigan nga zonja Mirela

    Kimë me vezë

    Përbërësit:

    • 3-4 qepë
    • 3 domate
    • 4-5 thelpinj hudhra
    • 300 gr mish të grirë
    • Vaj ulliri
    • Kripë dhe piper i zi
    • Majdanoz
    • Vezë Ovvital

    Përgatitja:

    Në tigan me vaj ulliri skuqim qepën me mishin e grirë sa të shterojnë lëngjet, shtojmë domatet dhe vijojme me kaurdisjen. Rregullojme shijen me kripë dhe piper, shtojmë hudhrat e prera në feta, majdanozin e grirë dhe vezë sipas dëshirës. I lemë vezët të mpiksen dhe në fund u hedhim sipër pak kripë e piper të freskët.

  • VIDEO

    Llokume me shegë nga zonja Mirela

    Llokume me shegë

    Përbërësit:

    • 2 gota lëng shege
    • 1 gotë sheqer
    • 1 filxhan çaji niseshte
    • Fistëkë ose arra
    • Arrë kokosi

    Përgatitja:

    Përziejmë lëngun e shegës, sheqerin dhe niseshtenë mirë në një tenxhere para se ta vendosim mbi pianurën e gatimit. E gatuajmë në temperaturë mesatare, duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë. Sapo të fillojë të ziejë, ulim zjarrin dhe vazhdojmë gatimin edhe për 10-15 minuta të tjera, duke e përzier pa ndërprerje. E heqim nga zjarri dhe shtojmë fistëkët ose arrat e grira. E hedhim masën në një enë të spërkatur me kokos dhe e lëmë të ftohet. Pasi të jetë ftohur, e vendosim në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen, e presim në feta dhe e shërbejmë.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 14 tetor 1998/Revoltë në PS kundër kryetarit Nano,Pëllumbi e Dade kërkojnë votëbesim pas dështimit në qeverisje

    Fatos Nano kishte dhënë dorëheqjen  si kryeministër vjeshtën e vitit 1998-të por vazhdonte të ishte kryetar i Partisë Socialiste. Në këtë forcë politike senatorët kishin nisur të ngrinin zërin kundër kryetarit dhe madje kishte nga ata si Servet Pëllumbi e Arta Dade që kërkonin të zhvillohej një konferencë votëbesimi për kryetarin Nano. Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 14 tetor 1998 shkruan në faqe të parë: “ Kryqëzatë kundër Nanos” duke cituar Namik Doklen që deklaraonte se PS nuk identifikohet me kryetarin. Në Gazetën Shqiptare pasqyrohej si zhvillim kryesor një skandal me manipulimin e listave të studentëve. Ndërkaq në RD zhvillimi kryesor ishte qëndrimi i PD që akuzonte Prokurorinë si palë me vrasësit e Azem Hajdarit. 
     

  • VIDEO

    Ironia e Spahiut: Qëndrimi i ambasadës së SHBA për protestën ishte ‘as mish dhe as peshk’

    Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar ‘as mish dhe as peshk’ reagimin e ambasdës amerikane në lidhje me protestën që po mbahet në kryeqytet. I ftuar në ‘Repolitix’, Spahiu tha se ka ardhur koha që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Tetor 2026, Receta/ Nga dromkat e petkat, tek reçelet dhe zahiretë e dimrit

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe spinaq / Salçiçe speciale Tona me lakër / Kolendra, kulaçkat e gjysheve me kos.

    Ka nisur si laborante dentare, ka provuar veten në pastiçeri dhe sot ka zgjedhur një tjetër formë krijimtarie: të ruajë shijet e traditës, por t’u japë atyre ngjyra, forma dhe ide të reja. Kamera e Rreze Dielli ka shkuar në shtëpinë e Besmirës, në Elbasan. Në duart e saj, petkat nuk janë më thjesht petka, marrin ngjyra. Trahanaja vjen në variante të ndryshme, dromkat bëhen pjesë e një kuzhine që kërkon gjithnjë e më shumë produkte artizanale, ndërsa marmalatat përgatiten me kujdes, siç bëheshin dikur në shtëpitë tona. Sot do të hyjmë në botën e saj, për të zbuluar se si lind një produkt artizanal dhe sa punë fshihet pas një kavanozi marmelate apo një pakoje petkash, trahanash, rosnicash etj.

  • VIDEO

    Harrojeni atë të dyqanit: Si përgatitet piperi i kuq me gjyle / Receta e vjetër e Pogradecit

    Një nga traditat më të veçanta dhe të shijshme të zonës së Pogradecit është përgatitja e piperit të kuq (pluhurit të specit) në mënyrë krejtësisht artizanale me gjyle! Me kameran e "Rreze Dielli", ndjekim hap pas hapi procesin tradicional: që nga tharja e kujdesshme e specave, thërrmimi i tyre me gjyle të rëndë metalike e deri te sitja e imët e pluhurit aromatik. Një zahire e domosdoshme për çdo shtëpi, ideale për t’i dhënë shije trahanasë, gatimeve tradicionale dhe çdo pjate të stinës së dimrit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv