• VIDEO

    E pazakontë | 46 vjeçari me autizëm, kaloi hemoragji cerebrale, flet 5 gjuhë / Rrëfimi emocionues

    Në Rreze Dielli kemi një histori paksa ndryshe. Një histori që flet për sfidat, guximin, por mbi të gjitha për dëshirën për t'u parë dhe për t'u dëgjuar për atë që je dhe jo për atë që të tjerët mendojnë se je. Bill Peters 46 vjeç, ka jetuar dhe punuar në vende të ndryshme të botës, nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, Azerbajxhan dhe tani ka ardhur në Shqipëri. Ai thotë se vuan nga autizmi, ADHD, ka kaluar paralizë cerebrale. Është konsulent global për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe një aktivist për ndërgjegjësimin mbi autizmin. Ai vjen me ide të qarta: “Më mirë pyesni sesa të bëni supozime”- shprehet Bill. Një histori frymëzuese për mënyrës sesi ai e ka trajtuar veten dhe dëshirën për të ndihmuar të tjerët.

  • VIDEO

    E rrallë | Çifti 80 vjeçar martohen në Tiranë, emocionon Zamira: Ja pse u martuam në këtë moshë

    72 vjeçe, por sot ndihet si një vajzë që po bëhet nuse për herë të parë. Zamira Demce po përgatitet për ditën që ka pritur prej vitesh. Në sallonin Linda Beauty Center, gjithçka është gati: grimi, flokët dhe aksesorët që ajo i ka sjellë nga Italia. Pas kësaj pamjeje festive fshihet një histori jete e jashtëzakonshme. Një histori dashurie, por edhe një histori mbijetese. Historia e saj ndryshoi krejtësisht në vitet ’90, kur, në moshën 22-vjeçare, u përball me një diagnozë të rëndë: kancerin. Mjekët në Shqipëri nuk mundën ta trajtonin dhe Zamira u nis drejt Italisë. Pas trajtimeve dhe kimioterapisë, ajo arriti të mposhtë sëmundjen dhe vendosi të ndërtonte jetën e saj në Itali, aty ku do të takonte njeriun me të cilin do të ndante dekada të jetës Xhanfranko Belineli. Ata kanë kaluar rreth katër dekada krah njëri-tjetrit, duke ndarë jetën, vështirësitë, gëzimet dhe mbi të gjitha respektin. Sot, Zamira 72 vjeçe dhe Xhanfranko 80 vjeç, kanë vendosur ta kurorëzojnë këtë dashuri me martesë.  

  • VIDEO

    Bukë thekre me tharm shtëpie nga zonja Mirela

    Bukë thekre me tharm

    Përbërësit:

    • 400 g miell thekre Ola
    • 100 g miell 00 Ola
    • 350 ml ujë
    • 1 lugë e vogël kripë
    • 150 g tharm

    Përgatitja:

    Vendosim në tas tharmin dhe ujin, e tretim mirë, shtojmë miellin dhe kripën. Formojmë brumin edhe e lëmë të vijë derisa të dyfishojë volumin. E vendosim te tava ku do e pjekim, e lëmë derisa të vijë përsëri, më pas e pjekim.

  • VIDEO

    Krem qumështi me arra dhe hurma nga zonja Mirela

    Krem qumështi me arra dhe hurma

    Përbërësit:

    • 500 ml qumësht
    • 5 hurma të thata
    • 5 arra
    • 2 cm xhenxhefil
    • Kanellë
    • Kardamom

    Përgatitja:

    Bluajmë qumështin e ngrohtë me arrat, hurmat dhe xhenxhefilin. Shtojmë kanellën edhe kardamomin, e përziejmë mirë edhe e vendosim të ziejë përsëri derisa sa të vlojë edhe të bëhet kremoze. E shërbejmë të ngrohtë.

  • VIDEO

    Tru të skuqur me vezë nga zonja Mirela

    Tru të skuqur me vezë

    Përbërësit:

    • Tru viçi
    • Miell Ola
    • Vezë Ovvital
    • Kripë
    • Piper
    • Vaj Gold, për skuqje

    Përgatitja:

    Trutë e zier e të ftohur priten në feta të holla, u hidhen kripë, piper, lyhen me miell, kalohen ne vezë dhe skuqen në yndyrë të nxehtë.

  • VIDEO

    Patëllxhanë me speca të kuq dhe erëza nga zonja Mirela

    Patëllxhanë me speca të kuq dhe erëza

    Përbërësit:

    • 1 patëllxhan
    • 3 speca të kuq
    • 1 thelpi hudhër
    • Majdanoz
    • Kripë
    • Piper
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i pjekim në furrë derisa të zbuten edhe lëkura t'i hiqet kollaj. I presim me thikë derisa të grimcohen, shtojmë hudhrën, kripë, piper, vaj ulliri dhe majdanoz. E shërbejmë në pjatë me vaj dhe majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 16 tetor 1997/ Ministri i Drejtësisë kërkesë Komisionit të Pastërtisë:Hetoni nëse Berisha ka qënë i Sigurimit

    Komisionet Mezini dhe Bezhani u ngritën pas viteve 90-të për të kontrolluar nëse kandidatë për deputetë e zyrtarë të lartë kishin qënë apo jo bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Në mesin e tetorit të vitit 1997-të Thimio Kondi ministër i Drejtësisë i drejton një kërkesë komisionit Bezhani për Pastërtinë e Figurës të vërtetonte nëse kryesia e PD-së kishte apo jo lidhje me Sigurimin. Kondi kërkonte të hapej edhe dosja e kryetarit të PD-së Sali Berisha. Gazeta Shqiptare në numrin e datës 16 tetor 1997-të në faqe të parë shkruan : “ Hapni dosjen e Berishës” ndërsa për këtë çështje shkruante edhe gazeta Koha Jonë: “ Kondi: Do hapet dosja e Berishës”. 
     

  • VIDEO

    Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

    Për juristin Kreshnik Spahiu, nëse palët politike nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje për situatën në vend, Shqipëria mund të shkojë drejt anarkisë dhe luftës civile.

    • VIDEO

      Aktet vandale në protestë, analisti Demaliaj: Kjo është kafshëri! Shkatërruan bizneset e njerëzve hallexhinj! Nuk bëjnë studentët kështu

      Tirana është ‘pushtuar’ nga kaosi dhe dhuna për shkak të protestës që po zhvillohet prej tre ditësh. Analisti Ilir Demaliaj i ftuar në “Frontline” reagoi ashpër ndaj shkatërrimit të bizneseve, pronës private dhe bankave

      • VIDEO

        Mesnik me petë të pjekura shtëpie nga zonja Mirela

        Mesnik me petë të pjekura

        Përbërësit:

        • 500 g miell Ola
        • 250 ml ujë
        • 1 lugëz kripë
        • 1/2 kokë viçi
        • 2 qepë
        • Kripë
        • Piper i zi
        • Nenexhik
        • Vaj ulliri

        Përgatitja:

        Hapim petët edhe i pjekim mbi pianurë me kujdes në temperaturë të ulët. Ziejmë kokën e viçit edhe më pas e pastrojmë dhe zhveshim kokën nga mishi. Në tigan kaurdisim qepët e grira duke i shtuar lëng mishi derisa të zbuten, shtojmë mishin e copëtuar, piper të zi dhe nenexhik. Shtrojmë dy peta të njoma në tavë pastaj shtrojmë peta të pjekura dhe sipër shtrojmë mish me qepë dhe pak lëng, në fund vendosim një petë të cilën e lagim me lëng mishi dhe vaj. I pjekim në furrë të parangrohur me 200 ° për 40 minuta.

      • VIDEO

        Gjuhë viçi me salcë vinegret - Recetë Argjentinase nga zonja Mirela

        Gjuhë viçi me salcë vinegret - recetë Argjentinase

        Përbërësit:

        • 1 gjuhë viçi
        • 1 qepë
        • 1 karrotë
        • 1 degë selino
        • Piper i zi kokërr
        • 2 gjethe dafiné

        Për salcën vinegret:

        • Majdanoz
        • Hudhër
        • Piper i zi, spec i kuq
        • Qepë
        • Uthull Ponti
        • Vaj ulliri
        • Kripë

        Përgatitja:

        Vlojeni në varësi të madhësisë së gjuhës me qepë, karrota, selino, piper të zi dhe dafinë për gati 1 orë dhe kur të zbutet lihet të ftohet në lëng derisa të jetë e mundur të hiqet lëkura lehtësisht pa u djegur. E presim në feta té holla dhe e vendosim në salcën vinegret dhe pas disa orësh (ose një nate të tërë në frigorifer) është gati për ta shijuar.

      • VIDEO

        Sallatë me mel, kastravec turshi dhe ullinj nga zonja Mirela

        Sallatë me mel, kastravec turshi dhe ullinj

        Përbërësit:

        • 250 g mel Teuta
        • 1 spec i kuq
        • 2 vezë të ziera Ovvital
        • 5-6 kastravec turshi
        • 5-6 domate e thatë
        • 6-8 ullinj të zinj
        • Vaj ulliri extra
        • Limon
        • Majdanoz
        • Mente
        • Borzilok
        • Kripë dhe piper

        Përgatitja:

        Melin e shpëlajmë mirë me ujë të rrjedhshëm edhe e vendosim të ziejë në ujë me kripë derisa të zbutet. E vendosim në një tas ku e lëmë të ftohet pak duke e hapur edhe më pas shtojmë përbërësit e tjerë të prerë në kubik: specin, domatet e thara, kastravecin turshi, ullinjtë dhe vezët e ziera. Në fund e marinojmë me limon dhe vaj ulliri.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv