Qumështor me petë dhe boronica
Përbërësit:
- 1 pako petë të gatshme
- 100 g gjalpë i tretur
- 4 vezë Ovvital
- 500 ml pana ëmbëlsirash
- 1 limon lëkura
- Vanilje
- 150 g qumësht i kondesuar
- Sheqer pluhur për dekor
Përgatitja:
Lyeni petat me gjalpin e tretur, e mbidhni si fizarmonikë edhe i shtroni në tavë, direkt në furrë të piqen për 15 minuta me 200 gradë. Ndërkohë rrihni vezët me qumështin e kondensuar, shtoni panën, lëkurën e limonit dhe vaniljen. E shtoni te petët e pjekura, si dhe boronica té freskëta edhe përsëri në furrë pēr 25 minuta me 200 gradë. E shijojmë të ngrohtë me pak sheqer pluhur sipër.




















