-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga sinjalet që japin zvarritjet e procesit "Partizani" te parfum e bastun e deri tek kush do e drejtojë SPAK?
-
VIDEO
Alarm! Bakteri i rrezikshëm i stomakut (H. Pylori): Ja si e zbulon… dhe metodat si ta eliminosh
Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, ndalemi tek bakteri më i rrezikshëm i stomakut dhe jo vetëm, Helicobacter pylori, i njohur ndryshe edhe si “bakteri mashtrues” i stomakut. Si ndodh që rreth 70% e popullsisë e bartin atë pa e ditur, ndërkohë që tek disa shkakton probleme serioze shëndetësore? Cilat janë shenjat dhe simptomat që nuk duhen neglizhuar, sidomos kur ky bakter ka aftësi të fshihet pas manifestimeve të zakonshme si fryrje, urth, dhimbje barku apo lodhje kronike? A është e mundur që H. pylori të kontrollohet ose të zvogëlohet pa përdorur antibiotikë, dhe si qëndron në fakt e vërteta me antibiotikët? A mund të ndihmojnë ushqimet, mënyra e të ushqyerit dhe një regjim i shëndetshëm në dobësimin e tij, në lehtësimin e simptomave apo madje në eliminimin e pranisë së tij në stomak? Këto janë pyetjet kryesore që lindin kur flasim për një nga bakteret më të përhapura dhe më të nënvlerësuara që prekin sistemin tretës e më pas gjithë organizmin. Në "Rreze Dielli" hedhim dritë mbi rrezikshmërinë e tij, simptomat më tipike dhe rolin e dietës dhe stilit të jetesës në përballimin e këtij infeksioni.
-
VIDEO
PJESA 2 Repolitix| Balluku/ Debat mes juristëve për kompetencat e SPAK! A mund ta pezullojë Ramën?
I ftuar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv, analisti Endri Tafani tha se është absurd që drejtësia të mos ketë mundësi të marrë masa për të penguar funksionarët e lartë të shtetit që akuzohen për vepër penale, që të mos prishin provat me anë të pushtetit që i jep posti, apo të vazhdojë veprën penale.
-
VIDEO
'SPAK, praktikë të re ndaj Ballukut', Spahiu: Kushtetuesja duhet të zgjidhë ngerçin
-
VIDEO
PJESA 1 Repolitix| Armë të ’97-ës dhe flamur i ISIS në kullë, mes terroristëve një ish-komando! Cili ishte skenari?
Ish-prokuror i krimeve të rënda Ervin Karanxha, tha se rasti i dy personave që dyshohet se do të kryenin sulm terrorist është një rast i izoluar duke parë sipas tij edhe shpërbërjen e vet grupit ISIS.
-
VIDEO
Arrestimi i dy terroristëve në Fushë-Arrëz/ Gazetari: Kishin hapur gropë për të qëlluar policinë! Qirjazi: Shqipëria s’është në zonën e rrezikut për sulme
Teksa ndoqi nga afër, aksionin e policisë në fshatin Orosh në Fushë Arrëz dhe u fut edhe në kullën e ngujimit të dy terroristëve, gazetari i Report Tv Armir Mehaj, ka zbuluar detaje të tjera nga arrestimi i Erzen allias Hamza Uka dhe Julian Cumraku të cilët dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Mehaj tha se dy personat kanë zgjedhur atë zonë për të qenë të qetë dhe larg vëzhgimit të policisë, ndërsa gjatë negocimit për t'u dorëzuar u kanë thënë forcave të policisë: ‘Zoti do hakmerret ndaj jush'.
Gazetari zbuloi se Uka dhe Cumraku nuk kanë pasur komunikim me persona të tjerë, pasi në atë zonë mungojnë valët, ndërsa theksoi se në Fushë-Arrëz mund të kishte policë të vrarë, pasi ata kishin hapur gropë për të sulmuar.
-
VIDEO
Spahiu: Shërbimi informativ shqiptar, shumë i suksesshëm në luftën kundër terrorizmit
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se Shqipëria nuk rrezikohet nga sulme terroriste. Sipas tij, shërbimi informativ shqiptar është i suksesshëm në luftën kundër terrorizmit
‘Shqipëria nuk hyn tek vendet e rrezikut sepse dhe vet organizatat se kanë Shqipërinë në list si vend. Shqipëria mund të jetë vendi me shumicë myslimane ku nuk ka terren që bazamenti fetar të shëndrrohet në celul terroriste. Shqipëria edhe pjesën më të suksesshme institucionale e ka me shërbimet inteligjente të huaja në luftën kundër terrorizmit.
Shqipëria është një vend pro amerikan dhe është e vështirë që grupet terroriste të strukturohen në një nivel të lartë dhe të kenë rrjetin e organizmit të atentateve dhe sulmeve terroristeve. Shpresoj që të jenë raste të izoluara në atë botën e tyre virtuale që ndoshta se dinë akoma që ISIS është shpërbërë’, tha ai.
-
VIDEO
Spahiu: Shqipëria fatmirësisht s’ka celula terroriste të huaja, ndryshe nga BE
Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix në Report Tv, Spahiu tha se personat janë neutralizuar në fazë përgatitore, ndwrsa theksoi se nëse do të këtë një akt terroristë pasojat do të jenë të rënda.
-
VIDEO
Zegjineja, gafat dhe shkatërrimi i shqipes/ Ekspertja ngre alarmin: Gjuha po masakrohet…
-
VIDEO
Isa Boletini zbret në New York! Emigrantët: Në SHBA do vendosim edhe bustin e Ismail Qemalit
-
VIDEO
Serbia do sulmojë Kosovën? ALARMI i ish-ministrit: Jemi pa qeveri dhe pa para! Armiku po pret…
-
VIDEO
Çështja e 21 Janarit/ Idajet Beqiri për Report Tv: Berisha sot duhet të ishte i pandehur! Meta e shtyu për të vrarë protestuesit
Avokati tha se Meta është një ndër arsyet që solli kryengritjen e qytetarëve, pas skandalit publik ku Meta dhe Dritan Prifi bënin pazar për 700 mijë euro. Beqiri tha se SPAK është i mbyllur nga politika, konkretisht nga Sali Berisha, i cili u ushtron presion prokurorëve, të cilët i ka blerë me para në favor të interesave personalë.