-
VIDEO
HOROSKOPI I JAVËS/ Hëna e Re sjell SURPRIZA! Denisa Shyle zbulon çfarë i pret shenjat
Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? Si do të ndikojë Hëna e Re në jetën tonë dhe a do të jetë kjo një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga lëvizjet planetare dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, na zbulon se çfarë parashikojnë yjet për ditët në vijim, duke sjellë një panoramë të ndikimeve planetare për secilën shenjë të zodiakut, nga marrëdhëniet personale te mundësitë e reja në karrierë dhe financa.
-
VIDEO
Gjellë me qiqra, plot shije nga Mirela Andoni
Gjellë me qiqra
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 karrota
- 1 degë selino
- 1 patate
- Sherebelë e trumzë
- Qiqra ( të lëna në ujë 1 ditë më parë)
- Një dorë spinaq
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisni qepën, selinon dhe karrotat e prera në kubikë, shtoni erëzat, pataten edhe qiqrat. Shtoni ujë dhe lërini të ziejnë 40 minuta. Në fund bluani pataten me 2 garuzhde gjellë dhe erëzat, e shtoni tek tenxherja dhe rregulloni shijen me kripë, lëreni të ziejë 10 minuta sa të ajkosen. Në fund shtoni spinaqin dhe fikeni sobën. I shijoni me pak spec djegës, piper të zi dhe vaj ulliri.
-
VIDEO
Makarona me salcë panxhari, më të mira nuk keni provuar nga zonja Mirela
Makarona me salcë panxhari
Përbërësit:
- 250 g makarona Ola
- 1 panxhar
- 50 g arra
- 50 g djathë i bardhë
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- Trumzë
Përgatitja:
Zieni panxharin në avull edhe më pas bluajeni në blender me arrat, djathin, hudhrën, vajin e ullirit dhe pak ujë nga zierja makaronave derisa masa të bëhet kremoze. Zieni makaronat sipas udhëzimit në paketim, i kulloni edhe i përzieni me salcën e pregatitur. I shërbeni me arra, djathë të thërmuar edhe trumzë.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 12 tetor 1997/ Ish-deputeti i PD-së Meçe hedh dyshimin e madh:Berisha spiun i sigurimit e agjenturave të Lindjes
Me zgjedhjet e parakohshme në verën e vitit të mbrapshtë 1997-të PD kaloi në opozitë. Kjo forcë politike ishte hedhur në aksion me protesta kundër qeverisë socialiste. Në prag të mbledhjes së Kongresit të PD-së Arben Meçe ish deputet i PD-së hidhte dyshime të forta për Sali Berishën si spiun i sigurimit dhe i agjenturave të Lindjes. Kjo deklaratë e fortë për kohën , vjen nga një ish-deputet i PD-së dhe themelues i kësaj force poltike merr vëmendje në shtypin e shkruar. Gazeta Zëri i Popullit që ishte botim i PS në faqe të parë në numrin e datës 12 tetor 1997-të shkruan: “ Berisha spiun i sigurimit dhe i agjenturave të lindjes!? Koha Jonë botonte një letër të Servet Pëllumbit ku thuhej se Nano po tradhëton PS-në ndërsa në Gazetën Shqiptare titulli kryesor kishte të bënte me skemat piramidale.
-
VIDEO
‘Territorialja’, Murrizi: Duhet vullnet politik për referendum! Protesta e PD, ish-deputeti: Tubim, s’bëhet me mesazhe sekrete! Ripërtëritja vjen me analizë
Referendumi është e vetmja mënyrë për t’u konsultuar me qytetarët për reforma të tilla si ajo territoriale, thotë Myslim Murrizi. Protesta e thirrur nga opozita jashtë Kuvendit ishte veçse një tubim në syrin e ish-deputetit. Sipas tij, ripërtëritja kërkon analizë të vërtetë të defekteve.
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën! Pritja e ambasadorit Wendt, avokati: Është ‘non grata’, s’takohen dot
Spartak Ngjela thotë në një lidhje me “Studio Live” në Report Tv se “non grata” e Berishës në SHBA dhe mungesa e mbështetjes së votuesve janë kosto për partinë. Sipas avokatit, ka një kusht për ndërrimin e pushteteve, por që nuk duket i favorshëm për PD.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Tetor 2026, Receta/ Emocionojnë djemtë kuksianë/ Maskë fytyre ‘Bëje vetë’
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mëlçi në tigan me spec dhe erëza / Pure patate me krem Tigullio / Kek me karrota.
Ylli Rexhmati është një i ri nga Kukësi që ka pasion muzikën popullore dhe çiftelinë.] Ai e ka nisur këtë rrugëtim që në moshë të vogël, duke e trashëguar dashurinë për muzikën popullore nga familja. Ka zgjedhur ta ushtrojë çiftelinë jo vetëm si pasion, por edhe si profesion, duke marrë pjesë në gëzime familjare dhe duke e çuar muzikën e Kukësit edhe përtej tij. Dhe pas kësaj karriere ka edhe një tjetër histori: mbështetja e njerëzve të Kukësit, të cilët, siç thotë vetë, kanë qenë një shtysë e madhe për të. Në studion e "Rreze Dielli" ai rrëfen aksidentin që i mori dy gishtat e dorës, por nuk e ndali për të vazhduar t'i bjerë çiftelisë. Në fund një bisedë me të rinjtë veriorë, për dashurinë dhe burrërinë.
Në rubrikën "Bëje vetë", Niki dhe Stela ju tregojnë se si mund të përdorni aspirinën për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës dhe përgatitjen e një maske të thjeshtë në shtëpi. Zbuloni efektet e saj dhe hapat e duhur për aplikim!
-
VIDEO
Trafiku i rënduar në Tiranë, Hoxha për Report Tv: S’ka parkim, prandaj bllokohen rrugët! Problem edhe makinat e parkuara në shkolla
Qytetarët në Tiranë veçanërisht në mëngjes përballen me trafkun e rënduar, dhe për këtë eksperti rrugor Gëzim Hoxha thotë për ‘Sot Live në Shqipëri’ thotë se ka shumë faktorë, ku mes tyre janë vendparkimet.
-
VIDEO
S'e keni imagjinuar çfarë bën ASPIRINA në fytyrën tuaj/ Provoni këtë maskë dhe do shihni ndryshimin
Në rubrikën "Bëje vetë", Niki dhe Stela ju tregojnë se si mund të përdorni aspirinën për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës dhe përgatitjen e një maske të thjeshtë në shtëpi. Zbuloni efektet e saj dhe hapat e duhur për aplikim!
-
VIDEO
Humbi gishtat aksidentalisht, por ja si i bie çiftelisë | Emocionon i riu nga Kukësi
Ylli Rexhmati është një i ri nga Kukësi që ka pasion muzikën popullore dhe çiftelinë.] Ai e ka nisur këtë rrugëtim që në moshë të vogël, duke e trashëguar dashurinë për muzikën popullore nga familja. Ka zgjedhur ta ushtrojë çiftelinë jo vetëm si pasion, por edhe si profesion, duke marrë pjesë në gëzime familjare dhe duke e çuar muzikën e Kukësit edhe përtej tij. Dhe pas kësaj karriere ka edhe një tjetër histori: mbështetja e njerëzve të Kukësit, të cilët, siç thotë vetë, kanë qenë një shtysë e madhe për të. Në studion e "Rreze Dielli" ai rrëfen aksidentin që i mori dy gishtat e dorës, por nuk e ndali për të vazhduar t'i bjerë çiftelisë. Në fund një bisedë me të rinjtë veriorë, për dashurinë dhe burrërinë.
-
VIDEO
Kek me karrota që do ju shkrihet në gojë nga Mirela Andoni
Kek me karrota
Përbërësit:
- 200 g sheqer
- 4 vezë
- 100 g vaj ose gjalpë i shkrirë
- 100 ml qumësht
- Vanilje ose kanellë
- 3 karrota të grira me rende
- 100 g arra të coptuara
- 300 g miell Ola
- 1 fryrës keku
Përgatitja:
Përzieni mirë sheqerin me vezët, vajin, qumeshtin edhe vaniljen. Shtoni karrotat e grira, e përzieni dhe më pas shtoni miellin me fryrësin. Brumin e vendosni në tavë të lyer me gjalpë dhe miell orizi. Pjekja 50 minuta me 170 °. Bëni provën me një shkop druri edhe e shijoni sipas dëshirës.
-
VIDEO
Pure patate me salcë aromatike, më të mirë nuk keni ngrenë | Nga zonja Mirela
Pure me patate dhe krem Tigullio
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 kavanoz salcë Tigullio
- 50 g gjalpë
- 1 gotë qumësht
Përgatitja:
Ziejmë patatet derisa të zbuten plotësisht, në tenxhere shtojmë gjalpin edhe salcën Tigullio, i shtypim mirë patatet derisa të bëhen pure duke i shtuar qumështin.