• VIDEO

    ‘Zonja e zahireve’, njihuri me Besmirën nga Pogradeci që përgatit qindra lloje zahiresh

    Ka nisur si laborante dentare, ka provuar veten në pastiçeri dhe sot ka zgjedhur një tjetër formë krijimtarie: të ruajë shijet e traditës, por t’u japë atyre ngjyra, forma dhe ide të reja. Kamera e Rreze Dielli ka shkuar në shtëpinë e Besmirës, në Elbasan. Në duart e saj, petkat nuk janë më thjesht petka, marrin ngjyra. Trahanaja vjen në variante të ndryshme, dromkat bëhen pjesë e një kuzhine që kërkon gjithnjë e më shumë produkte artizanale, ndërsa marmalatat përgatiten me kujdes, siç bëheshin dikur në shtëpitë tona. Sot do të hyjmë në botën e saj, për të zbuluar se si lind një produkt artizanal dhe sa punë fshihet pas një kavanozi marmelate apo një pakoje petkash, trahanash, rosnicash etj.

  • VIDEO

    Tavë me patate dhe spinaq në 5 minuta nga zonja Mirela

    Tavë me patate dhe spinaq

    Përbërësit:

    • 1 kg patate të ziera
    • 1/2 kg spinaq
    • 200 gr djathë kaçkavall
    • 1 hudhër
    • 4 lugë gjalpë
    • 4 lugë vaj ulliri
    • 2 garuzhde qumësht
    • Kripë, piper, arrë moskat

    Përgatitja:

    Patatet e ziera i shtypim sa të thërmohen, por jo të bëhen pure. Kaurdisim në tigan vaj ulliri, hudhrën dhe spinaqin për 2 minuta, sa të ulë volumin. Në tas përziejmë patatet, spinaqin, 3/4 e djathit, kripën, piperin, arrën moskat dhe qumështin. Lyejmë tavën me pak gjalpë, hedhim 2 lugë galetë dhe shtrojmë purenë, e spërkasim me djathin e mbetur dhe gjalpin. E vendosim në furrë për 30 minuta në 180 gradë.

  • VIDEO

    Kolendra, kulaçkat e gjysheve me kos nga Mirela Andoni

    Kolendra, kulaçka me kos

    Përbërësit:

    • 1 gotë kos
    • 1 gotë vaj Gold ose gjalpë i tretur
    • 1 gotë sheqer
    • 1 vezë Ovvital
    • 1 lugë sodë buke
    • Lëkurë portokalli ose vanilje sipas dëshirës
    • Miell sa të bëhet brumë e mos ngjisë

    Përgatitja:

    Bashkohen të gjithë përbërësit e lëngshëm dhe më pas shtojmë miellin dhe sodën. Brumin e ndajmë në kualçka të vogla dhe i japim formë sipas dëshirës. Pjekja 12-15 minuta me 180 gradë dhe brumi nuk qëndron, por piqet menjëherë.

  • VIDEO

    Salçiçe speciale Tona me lakër nga zonja Mirela

    Salçiçe speciale Tona me lakër

    Përbërësit:

    • 1/2 lakër e kuqe e vogël
    • 1 qepë e kuqe
    • 1 thelpi hudhër
    • 2 cm xhenxhefil (ginger)
    • Pak spec i kuq pikant
    • 2 lugë uthull molle
    • Kripë dhe piper
    • 4 salçiçe speciale Tona
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Në tigan kaurdisim salçiçet e prera në copa sa të tymosen e të kërcanisen pak. I heqim edhe po aty shtojmë qepën, hudhrën, specin pikant, xhenxhefilin dhe më pas lakrën. E skuqim me kapak derisa të zbutet edhe në fund e shuajmë me uthull molle, shtojmë salçiçet dhe pak majdanoz.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 13 tetor 1998/ Zani Çaushi bën spektakël në Gjykatë, kreu i bandës së Çoles: S’mund të më dënoni se mbrojtja Prodin

    Më shumë se një vit pas arrestimit në Vlorë Myrteza Çaushi kreu i bandës së Çoles doli para gjykatës me akuzat e organizimit të bandës së armatosur dhe kryerjes së krimeve të rënda.Ai ishte një nga personazhet më të njohura të vitit të mbrapshtë 97-të. Në numrin e datës 13 tetor 1998-të Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “ Zani komandon Gjykatën” duke sjellë edhe detaje nga seanca dhe masat e rrepta që ishin marrë për ta shoqëruar. Edhe në Gazetën Koha Jonë ky zhvillim merrte vëmendje dhe publikohej një foto nga seanca ku Zani bisedonte me nënën e tij dhe shkrimi që e shoqëronte ishte ky: “Epoka e Zanit në gjyq”. 
     

  • VIDEO

    ‘Pasqyra e Çmimeve’/ Danaj: Platformë orientuese, të diversifikohet TVSH për produktet e shportës! Sejdarasi: Qeveria s’mund të ndërhyjë në treg, në kushtet e ekonomisë së hapur

    Gazetari i ekonomisë Bardh Sejdarasi dhe eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, kanë diskutuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv për platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e cila është zyrtarisht në funksion me 238 produkte ushqimore dhe higjienike.

  • VIDEO

    Investimi në Zvërnec/ Xhemalaj: Do ndikojë në rritjen e kostove për banorët e zonës! Muçi: Kushner do detyrohet të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Artur Shehun

    Deputeti Redi Muçi tha se kryeministri Edi Rama kishte dhënë leje edhe për ndërtimin e tre resorteve të tjera në Zvërnec, në tokat e kontestuara të Artur Shehut. Ndërsa aktivisti Xhemalaj theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një turizëm elitar të niveleve të tilla ku të ndërtohen mijëra njësi banimi, por për një turizëm familjar, që sipas tij do u vinte në ndihmë banorëve të zonës.

    • VIDEO

      ‘Pasqyra e Çmimeve’/ Deputeti Muçi: Manovër propagandistike, s’i shërben askujt! Gazetarja Gjediku: Mund ta ketë zanafillën nga Lufta në Lindjen e Mesme, synohet nxitja e konkurrencës

      Deputeti Redi Muçi e cilësoi 'Pasqyrën e Çmimeve' si një përpjekje të Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen drejt diçkaje të pavlerë. Nga ana tjetër, gazetarja Gjediku tha se Qeveria synon bërjen transparente të çmimeve në çdo moment, ç'ka mund të çojë në rritjen e konkurrencës mes bizneseve dhe rrjedhimisht në uljen e çmimeve.

      • VIDEO

        'PD nuk vjen në pushtet me Berishën', Spahiu në Report TV: Ambasadori Wendt po ndjek të njëjtën linjë si Yuri Kim

        Për sa kohë Sali Berisha mbetet në krye të Partisë Demokratike, demokratët nuk kanë shanse të rikthehen në pushtet. Kjo ishte analiza e juristit Kreshnik Spahiu në emisionin “Sot Live” në Report TV, i cili argumentoi se marrëdhëniet e ngrira me SHBA dhe partnerët perëndimorë vazhdojnë të jenë një pengesë e rëndësishme për rikthimin e PD-së në pushtet.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Tetor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Virozat, diarreja dhe të vjellat

        Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me qiqra & Makarona me salcë panxhari.

        Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? Si do të ndikojë Hëna e Re në jetën tonë dhe a do të jetë kjo një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga lëvizjet planetare dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, na zbulon se çfarë parashikojnë yjet për ditët në vijim, duke sjellë një panoramë të ndikimeve planetare për secilën shenjë të zodiakut, nga marrëdhëniet personale te mundësitë e reja në karrierë dhe financa.

        Jemi në sezonin e virozave, kur shqetësime si temperatura, diarreja dhe të vjellat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Sot do të ndalemi pikërisht te diarreja: si mund ta kuptojmë nëse shkaktohet nga një virus apo nga baktere si Salmonela dhe Escherichia coli? Cilat janë shenjat që duhet të na bëjnë të tregojmë kujdes dhe si mund ta ndihmojmë organizmin të rikuperohet? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për bimët që përdoren tradicionalisht për lehtësimin e shqetësimeve të tretjes, rolin e çajrave dhe ushqyerjes gjatë diarresë, si dhe rëndësinë e hidratimit për të zëvendësuar lëngjet e humbura nga organizmi.

      • VIDEO

        'Debati me Braçen nuk e dëmtoi PS', analiza e Spahiut në Report TV: Rama doli më i fortë politikisht, Territorialja i jep avantazh në zgjedhjet vendore

        Juristi Kreshnik Spahiu argumentoi se përplasja mes kryeministrit dhe deputetit socialist u kthye në një avantazh politik për mazhorancën, ndërsa opozita nuk arriti të imponojë alternativën e saj.

      • VIDEO

        Ftua i pjekur, kos me niseshte... SHPËTONI menjëherë nga ky problem që po i prek të gjithë

        Jemi në sezonin e virozave, kur shqetësime si temperatura, diarreja dhe të vjellat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Sot do të ndalemi pikërisht te diarreja: si mund ta kuptojmë nëse shkaktohet nga një virus apo nga baktere si Salmonela dhe Escherichia coli? Cilat janë shenjat që duhet të na bëjnë të tregojmë kujdes dhe si mund ta ndihmojmë organizmin të rikuperohet? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për bimët që përdoren tradicionalisht për lehtësimin e shqetësimeve të tretjes, rolin e çajrave dhe ushqyerjes gjatë diarresë, si dhe rëndësinë e hidratimit për të zëvendësuar lëngjet e humbura nga organizmi.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv