Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…

21 Nëntor, 22:04 | Përditesimi: 21 Nëntor, 22:04

Në këtë episod të Pa Gjurmë, zbulojmë konfliktin e pazakontë që ka tronditur një familje në Përmet. Jorgo Hatija, i cili ndodhej nën arrest shtëpie dhe ishte në hetim për dhunë ndaj kunatës së tij, Klarisës, u mundua t’i shpëtonte policisë duke u maskuar si grua. Klarisa Hatija, në një lidhje direkte, rrëfen përplasjet e vazhdueshme me kunatin dhe tregon videon virale që ajo vetë ka xhiruar, ku Jorgo shfaqet duke ecur në rrugët e fshatit i veshur si femër, për të mos u identifikuar nga autoritetet. Një histori e mbushur me tension, akuza, dhunë dhe një tentativë të çuditshme arratisjeje që ka hapur shumë pikëpyetje. Na ndiqni çdo ditë me gazetaren Odeta Dume në “Pa Gjurmë”.

I.M/Shqiptarja.com