-
VIDEO
Lakra Brukseli në furrë me pulë, djathë dhe hudhër nga zonja Albana
Lakra Brukseli në furrë me pulë djathë dhe hudhër
Përbërësit:
- 500 gr lakra Brukseli
- 2 gjokse pule
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhër
- ½ lugë çaji paprika
- 50 gr djathë kaçkavall i grirë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- Kripë dhe piper i zi
- Pak thërrime buke për krokantësi
Përgatitja:
Pastrojmë dhe përvëlojmë lakrat. Heqim gjethet e jashtme, i lajmë mirë dhe i vendosim të ziejnë për 3-4 minuta në ujë të kripur. Më pas i kullojmë dhe thajmë me letër kuzhine. Në një tas përziejmë vajin e ullirit me hudhrën, kripën, piperin, paprikën dhe lëngun e limonit. Vendosim lakrat në një tavë të shtruar me letër furre sikurse dhe gjoksin e pulës. Hedhim përzierjen sipër dhe e trazojmë që të mbulohen mirë. E vendosim tavën në furrë për 25-30 minuta në 200°C, derisa lakrat të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante në skaje. Shtojmë djathin dhe përfundojmë 5 minutat e fundit duke shtuar dhe pak thërrime buke.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 31 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Niko Peleshi nuk shkarkohet si kryeparlamentar te sot Veliaj në Kushtetuese e deri tek 21 janari në SPAK dhe kulmi i Gërdecit ,fitili që "nxori kafshët nga kafazi"
-
VIDEO
Emisioni i plotë Frontline| 21 janari/ Basha ‘dorëzon’ Berishën në SPAK? Çfarë rrezikon ish-Kryeministri?
Ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha kaloi ditën e sotme pragun e Prokurorisë së Posaçme, më shumë se një vit pas regjistrimit të hetimeve për tragjedinë e 21 janarit, ku u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për këtë çështje.
-
VIDEO
Nesër seanca në Kushtetuese, avokati i Veliajt: Shkarkimi i kryebashkiakut, ndërhyrje direkte në autonominë vendore
Në reagimin e tij avokati Alban Dokushi sqaron se autonomia vendore presupozon që ndërhyrja qendrore të jetë e kufizuar dhe e parashikueshme.
-
VIDEO
Basha në SPAK për ‘21 janarin’/ Kikia: Të thirret edhe Berisha! Meçe: Drejtësia e deformoi çështjen, provat u zhdukën!
Eksperti për Sigurinë Faik Basha, tha se ish- ministri i Drejtësisë Lulzim Basha ka informacione lidhur me '21 janarin' pasi ka qenë numri dy në atë kohë pas Berishës.
-
VIDEO
‘21 Janari’/ Spahiu: Basha duhet të dëshmojë që është besnik i drejtësisë, jo i Berishës
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek ‘21 janari’ tha se Lulzim Basha duhet të dëshmojë për '21 janarin' dhe të tregojë se është besnik i drejtësisë dhe jo i Sali Berishës.
Sipas tij, dy personat që duhet që të merreshin në pyetje lidhur me këtë ngjarje që ishin dy titullarët në atë periudhë janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Basha ka mundësinë që të tregoj se është ose jo në krah të Berishës apo të drejtësisë, është çështje që zbardhet nga persona që kanë pasur dijeni që për 14 vite nuk janë marrë në pyetje. Unë jam nga ata persona që jam njohës i mirë i të drejtës dhe procedua përcakton rrethin e personave që duhet që të merren në pyetje dy persona që kishin dijeni që ishin Berisha dhe Basha sepse ishin dy titullarë në objektin e vendngjarjes. Dhe këta dy persona që kanë dijeni për 14 vite nuk janë pyetur. Basha është një nga personat që ka dijeni se çfarë ka ndodhur lidhur me atë ngjarje.
-
VIDEO
Spahiu: ‘Gërdeci’ dhe ‘21 Janari’, testi final për paanshmërinë e drejtësisë shqiptare
Për juristin Kreshnik Spahiu, prova me rëndësishme që duhet të kalojë drejëtsia lidhet me dy çështje me rëndësi "21 Janarin" dhe "Gërdecin".
-
VIDEO
Ekskluzive/ E dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një 61- vjeçari, Marjeta Karaj për Report TV: S’kam gisht, janë hedhur akuza të pabaza ndaj meje
Marjeta Karaj shprehet se ka pasur njohje me viktimën për shkak të punës, por nuk kanë pasur asnjë konflikt.
-
VIDEO
Kriza politike në Kosovë, Hisen Berisha për Report Tv: Duhet qeveri ekspertësh! Kurti po e fsheh dështimin pas patriotizmit
Një ndër çështjet më problematike është ajo e hartimit dhe miratimit të buxhetit për vitin 2026, përgjegjësi kjo e qeverisë me mandat të plotë. Për këtë arsye Kosova rrezikon kolapsin dhe futjen në vitin 2026 pannjë buxhet të ri.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme/ Ekskluzive-’Remzi Hoxhën e vranë,trupin e hodhën në det’/Djali:Ka ende të gjallë që dinë të vërtetën
Një histori që kërkon drejtësi prej 30 vitesh!
Remzi Hoxha, biznesmen dhe aktivist shqiptar nga Shkupi, u rrëmbye më 21 tetor 1995 në Tiranë, dhe që prej asaj dite nuk u pa më. Emri i tij është lidhur me një nga ngjarjet më të rënda pas rënies së komunizmit, ndërsa familja ende sot nuk ka një varr ku të qajë. Në këtë episod ekskluzive të “Pa Gjurmë”, djali i tij rrëfen dhimbjen që nuk shërohet dhe kërkesën për drejtësi.
Ai beson se ka ende njerëz që dinë të vërtetën dhe heshtin...
Mos e humbisni këtë histori tronditëse që ka lënë plagë në historinë e Shqipërisë.
Na ndiqni çdo ditë në “Pa Gjurmë” me Odeta Dume, ora 16:00 në Report TV.
-
VIDEO
Ilirjana Kuçana për Report Tv: Deputetët demokratë të përgjigjen pse s’votuan shkarkimin e Peleshit! Të tregojnë se nuk janë rrogëtarë
Teksa u ndal tek raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Ilirjana Kuçana, tha se rekomandimet duhet që të merren parasysh.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Bota Report - A po shpërthen kriza më e madhe globale? Takimi TRUMP-XI në Kore ndez alarmet
Për ekonomistin Genti Beqiri, takimi mes Trump dhe Xi ishte i rëndësishëm. Sipas tij, pavarisht këtij takimki marrëdhëniet mes dy vendeve janë të ndërlikuara.