-
VIDEO
Dekonspirim të operacioneve policore e korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 6 vite burg për ish-deputetin e PS dhe Altin Hajrin, 2 vite për Mashën
SPAK ka kërkuar 3 vite burgim për Jurgis Çyrbjan dhe Altin Harin si dhe 2 vite e 6 muaj burgim për Ahmet Mashën. Për 3 të pandehurit do të aplikohet gjykimi i shkurtuar.
-
VIDEO
Më e fuqishme se ilaçet! Ja çfarë bën murrizi në trupin tënd / 1 filxhan çaji shpëtim për…
Në botën e bimëve mjekësore shqiptare, murrizi njihet si një nga pasuritë më të çmuara të natyrës, shpesh i quajtur edhe “ari i zi” i Shqipërisë. Ky frut i vogël, por me fuqi të madhe shëruese, është përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore për forcimin e zemrës, qarkullimin e gjakut dhe ruajtjen e vitalitetit të organizmit. Sipas specialistit të njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, murrizi është një ndër aleatët më të fuqishëm natyralë për shëndetin e zemrës dhe jetëgjatësinë. Ai thekson në “Rreze Dielli” se përdorimi i rregullt i murrizit, veçanërisht në formë çaji të kombinuar me bimë të tjera si hibiskus, vjeshtulla apo valeriana, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, qetësimin e sistemit nervor dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në këtë mënyrë, murrizi mbetet jo vetëm një dhuratë e natyrës, por edhe një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë për trupin e njeriut.
-
VIDEO
Tavë me patëllxhanë dhe domate nga zonja Albana
Tavë me patëllxhanë dhe domate
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 4-5 thelpinj hudhër
- 2 karrota
- 1 patate mesatare
- 1 patëllxhan i madh
- 3-4 speca
- 1 kg domate
- 1 lugë gjelle salcë domateje
- 1 lugë çaji sheqer
- 300 gr mish viçi i grirë
- 1 grusht oriz
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 spec djegës (opsionale)
- 50 ml raki ose verë e bardhë (opsionale)
- 1 gjethe dafine
- Pak rigon i thatë
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën dhe hudhrën me vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë karrotat, patatet, patëllxhanin dhe specat e prerë në kubikë. Pas 5 minutash, shtojmë domatet e grira dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë ngadalë derisa të formohet një salcë e trashë e aromatike. Në një tigan tjetër kaurdisim mishin e grirë me pak vaj ulliri, kripë, piper, paprika, rigon dhe gjethen e dafinës. Pasi të marrë ngjyrë, e shuajmë me pak raki ose verë, më pas shtojmë salcën e koncentruar të domates. I bashkojmë përbërësit në një tavë balte ose qelqi: në fund shtrojmë perimet, sipër mishin dhe një grusht oriz. E përziejmë lehtë dhe e spërkasim me pak vaj ulliri. E pjekim në furrë në 200°C për rreth 1 orë e 15 minuta, derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Supë me hithra të njoma nga zonja Albana
Çorbë me hithra të njoma
Përbërësit:
- 350 gr hithra të njoma
- 1 litër lëng perimesh ose ujë
- 300 ml qumësht
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj gjalpë (ose 1 gjalpë + 1 vaj ulliri)
- 1 e 1/2 lgj miell
- 1 kokërr vezë
- 1 lgj kos ose 2 lgj pana
- Kripë, piper i zi, arrë moskat
- Koper ose majdanoz të freskët
- Lëng limoni ose pak uthull e bardhë
Përgatitja:
Lajmë mirë hithrat me dorashka dhe presim majat e buta. I vendosim në ujë të vluar më kripë për 8–10 minuta. Më pas i kullojmë dhe pasi të ftohen pak i presim imët. Në një tenxhere, shkrijmë gjalpin (ose përziejmë gjalpë me vaj ulliri) dhe kaurdisim qepën e grirë hollë derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë miellin dhe e përziejmë me tel kuzhine derisa të marrë një nuancë të lehtë dhe aromë të thellë. Më pas shtojmë hudhrat e grira ose të shtypura, e përziejmë për 1 minutë dhe shtojmë gradualisht lëngun e perimeve, duke e trazuar pa ndaluar që të mos formohen kokrriza. E lëmë të vlojë lehtë për 5 minuta. Shtojmë qumështin ngadalë, duke e përzier. Kur të nxehet, shtojmë hithrat e grira dhe e lëmë çorbën të ziejë në zjarr të ulët për 10 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Ndërkohë në një tas rrahim vezën me kosin ose panën, marrim pak lëng nga çorba e nxehtë për të shmangur mpiksjen dhe e hedhim menjëherë në tenxhere duke e trazuar lehtë, pa e lënë të vlojë më. Shtojmë pak koper ose majdanoz të freskët për aromë dhe në fund hedhim pak lëng limoni ose një pikë uthull për freski dhe ekuilibër.
Këshilla nga Albana: Shërbeje të ngrohtë, me pak djathë të bardhë të thërrmuar sipër dhe bukë të thekur me vaj ulliri e hudhër. Nëse do një prekje më rustike, mund t’i shtosh pak patate të ziera të shtypura për një strukturë më të plotë.
-
VIDEO
Pogaçe me djathë nga zonja Albana
Pogaçe me djathë
Përbërësit:
- 600 gr miell
- 330 ml qumësht i ngrohtë
- 10 gr maja e thatë / 25 gr maja e freskët
- 1 lugë gjelle sheqer
- 1 vezë e plotë
- 50 gr gjalpë i shkrirë
- 30 ml vaj luledielli
- 1 lugë çaji kripë
- 250 gr djathë i bardhë
- 1 vezë për lyerje sipër
- Pak vaj ose gjalpë shtesë për petët
Përgatitja:
Në një tas të madh hedhim qumështin e ngrohtë, majanë dhe sheqerin. E përziejmë dhe e lëmë 10 minuta që majaja të aktivizohet. Shtojmë vajin, gjalpin e shkrirë, vezën dhe kripën, e përziejmë mirë. Më pas shtojmë gradualisht miellin, duke e punuar fillimisht me lugë druri e më pas me dorë, derisa të formohet një brumë i butë, pak ngjitës por elastik. E mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lëmë të fryhet për 1 orë në vend të ngrohtë. Pasi të fryhet, brumin e ndajmë në 4-5 pjesë të barabarta. Marrim një pjesë, e hapim me okllai në formë drejtkëndore, e lyejmë me pak gjalpë të shkrirë ose vaj, shpërndajmë sipër djathin e bardhë të grirë dhe e mbështjellim si role (nga gjatësia) dhe e rrotullojmë në formë spirale si kulaç i mbështjellë. E vendosim pogaçen në qendër të tavës ku kemi shtruar një letër pjekje. Kështu vazhdojmë njësoj me pjesët e tjera të brumit: i hapim, i lyejmë me gjalpë, djathë dhe i mbështjellim. I vendosim rrotull spirales qendrore njëra pas tjetrës, duke krijuar një si “byrek të rrumbullakët” të plotë. Në fund e shtypim pak me duar që të bëhet e rrafshët dhe e njëtrajtshme, e lyejmë sipër me vezë të rrahur dhe e lëmë të pushojë rreth 15 minuta para pjekjes. Më pas e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë të thellë.
Këshilla nga Albana: Nëse do ta bësh më të butë, lëre të pushojë edhe 10 minuta brenda furrës së fikur para se ta nxjerrësh. Mund të përdorësh përzierje djathi, i bardhë me kaçkavall ose djathë dhie për aromë më të fortë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 3 Nëntor - Nga Berisha mungon tek Nano te Veliaj nuk shkarkohet nga detyra
-
VIDEO
Seanca në Kushtetuese/ Avokati Duraj për Report TV: Gjykata do vendosë pro Veliajt, kishte shkelje proceduriale gjatë shkarkimit! Mund t’i drejtohet edhe 'Venecias'
Avokati tha se Gjykata Kushtetuese do të shprehet pro Veliajt pasi ka pasur shkelje proceduriale gjatë shkarkimit të tij. Nuk përjashtoi edhe mundësinë që gjykata t’i kërkojë një opinion edhe Komisionit të Venecias.
-
VIDEO
Fatos Nano do të votojë kundër kushtetutës! Ja çfarë shkruhej në gazeta 31 vite më parë
-
VIDEO
Bujtina mbi një kullë 270 vjeçare l Veri Jug
Preng Doda, banor autokton në fshatin Tene të Mirditës, rrëfen historinë e kullës 270-vjecare dhe ringritjen e një bujtine të re mbi themelet e asaj kulle.
-
VIDEO
Në Mirditë bluajnë me shpirt! Mulliri i Llesh Kolës sfidon kohën l Veri Jug
Llesh Kola, banor në fshatin Tene të Mirditës, rrëfen punën e tij në mullirin e blojes, ku banorët vendas bluajnë grurin dhe misrin.
-
VIDEO
Petro Koçi në Report Tv: Fatos Nano bëri shtet nga gërmadhat e 97'! U burgos nga epshi dhe babëzia politike e Sali Berishës
Gjatë një interviste për Report Tv, Koçi tha se Fatos Nano është një arkitekt shtetëror, pasi sipas tij, ngriti shtetin nga ‘gërmadhat e 97’’, duke e kthyer në një shtet normal dhe qytetar.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Veri-Jug| Udhëtim në zemrën e Mirditës! Fshati Tene mes mullirit të ujit dhe bujtinës 270 vjeçare
Një udhëtim aventurë drejt veriut të Shqipërisë, në zemër të Mirditës, me destinacion fshatin Tene. Një fshat i vogël malor, ku agronomi dhe pedagogu i agronomisë, Preng Doda, ka rindërtuar mbi kullën 270-vjeçare të të parëve të tij një bujtinë, duke zhvilluar agroturizmin. Në fshatin Tene, përveç bujtinës, ndodhet një sferë gjigante guri, e rënë nga kodra e mbretëreshës Teuta 800 vjet para lindjes së Krishtit, si dhe një mulli i vogël me ujë për bluarjen e grurit dhe misrit.