• VIDEO

    BIEN çmimet e apartamenteve? Eksperti e ZBULON: Po abuzohet, por pritet…

  • VIDEO

    Dashnor Sula për Report Tv: PS makineri elektorale, opozita aspak serioze! Veliaj të harrojë bashkinë por të kërkojë pafajësinë

    ula tha se opozita nuk po tregon seriozitet me kërkesën për shkarkim nga detyra të Peleshit, të cilin e cilësoi si një person me integritet dhe një shembull për demokratët. Ish-demokrati tha se kjo kërkesë nga opozita, duhet të vijë në një kohë që ka fuqinë për të vendosur dhe jo sot që nuk plotëson as votat.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË | Pa Gjurmë- ‘Vajza më vdiq 25 vjeç, babai e mohoi’/ Nëna: Më torturoi, mos më gjykoni që ika

     

    Një rrëfim i dhimbshëm vjen në "Pa Gjurmë", ku një nënë tregon historinë tronditëse të jetës së saj. Dhuna, braktisja dhe mohimi i vajzës nga bashkëshorti e detyruan të largohej nga shtëpia për të shpëtuar. Vajza e saj, e cila nuk u pranua kurrë nga babai, ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pa marrë dashurinë dhe pranimin që meritonte. Nëna rrëfen mes lotësh vuajtjen e një nëne të pambrojtur dhe dëshiron që historia e saj të mos paragjykohet, por të dëgjohet me zemër të hapur.

  • VIDEO

    3 vrasjet në një ditë/ Eksperti i Sigurisë për Report Tv: Problemet e shëndetit mendor në rritje! Sociologia: Faktor ndikues edhe lëndët narkotike

    Për sociologen Entela Binjaku, problem tek të rinjtë që përfshihen në krime mbeten përdorimi i lëndëve narkotike. Ninjaku theksoi se vlera e jetës së njeriut në Shqipëri ka humbur.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Tetor 2025 – Receta/ Mit apo fakt/ Mungesa e mineraleve në trupin tonë

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me qofte lakre dhe perime / Supë pa mish me pak përbërës / Domate turshi të mbushura.

    Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi çdo të mërkurë tek ajo që shpesh na ngatërron më shumë se vetë dieta: mitet mbi shëndetin dhe ushqimet. E vërtetë apo mit? Këtë javë kemi përzgjedhur 1 mit që dëgjojmë shpesh, por që jo gjithmonë qëndron shkencërisht: Hekuri suplement shpesh s'ka rol. Si qendron e vërteta?

    Në përditshmërinë tonë të ngarkuar, shpesh ia atribuojmë çdo shenjë lodhjeje, pagjumësie, nervozizmi apo rënieje të flokëve stresit të jetës moderne. Megjithatë, pas këtyre simptomave që duken të zakonshme mund të fshihen shkaqe më të thella, mungesa e vitaminave dhe mineraleve thelbësore për funksionimin e trupit. Organizmi ynë komunikon vazhdimisht me ne përmes sinjaleve, por shpesh ne i neglizhojmë ose i keqinterpretojmë ato. Sot së bashku me nutricionistin dhe ekspertin holistik Altin Joka në "Rreze Dielli" do të hedhim dritë mbi mungesat e mineraleve më të domosdoshme dhe shenjat që trupi dërgon, për të kuptuar më mirë se si balanca ushqyese ndikon në energjinë, gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË| Frontline Interview-2 emra, filma dhe pa arsim të lartë! Kandidati i Vlorës që mbështet Berisha rrëfen të vërtetat e...

     

    I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, i pyetur nëse Berisha do të jetë i pranishëm në fushatën që ai do të zhvillojë si kandidatë i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Sota e mohoi këtë.

  • VIDEO

    Kandidon si i pavarur në zgjedhjet e 9 nëntorit për Bashkinë Vlorë, Dionis Sota për Report Tv: Ishte zgjidhja ime, Berisha s'do jetë në fushatë!

    I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, i pyetur nëse Berisha do të jetë i pranishëm në fushatën që ai do të zhvillojë si kandidatë i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Sota e mohoi këtë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë/ Shtypi i Ditës 29 Tetor - Nga masakra e së martës tek Lini, fshati me histori të madhe

  • VIDEO

    ALARM nga Altin Joka: Mungesat e mineraleve po ju SËMURIN/ Nga zinku tek hekuri e... ja ku i gjeni

    Në përditshmërinë tonë të ngarkuar, shpesh ia atribuojmë çdo shenjë lodhjeje, pagjumësie, nervozizmi apo rënieje të flokëve stresit të jetës moderne. Megjithatë, pas këtyre simptomave që duken të zakonshme mund të fshihen shkaqe më të thella, mungesa e vitaminave dhe mineraleve thelbësore për funksionimin e trupit. Organizmi ynë komunikon vazhdimisht me ne përmes sinjaleve, por shpesh ne i neglizhojmë ose i keqinterpretojmë ato. Sot së bashku me nutricionistin dhe ekspertin holistik Altin Joka në "Rreze Dielli" do të hedhim dritë mbi mungesat e mineraleve më të domosdoshme dhe shenjat që trupi dërgon, për të kuptuar më mirë se si balanca ushqyese ndikon në energjinë, gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.

  • VIDEO

    Suplementi i Hekurit nuk ju shpëton! Zgjidhjen duhet ta gjeni tek…

    Hekuri është një mineral jetik për shëndetin e trupit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në transportin e oksigjenit dhe prodhimin e energjisë. Megjithatë, përdorimi i hekurit si suplement ka qenë një temë e diskutueshme dhe shpesh i mbështjellë me keqkuptime. Për shumë individë, mendohet se marrja e suplementeve me hekur është gjithmonë një zgjidhje e përshtatshme për të luftuar lodhjen dhe mangësitë e këtij minerali. Por, a është gjithmonë e nevojshme dhe e efektshme të përdorim suplemente hekuri? Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi tek “Mit apo e Vërtetë - Hekuri suplement shpesh s'ka rol”, si qendron e vërteta?

  • VIDEO

    Tavë me qofte lakre dhe perime nga zonja Albana

    Tavë me qofte lakre dhe perime

    Përbërësit:

    Për qoftet:

    • 500 gr mish i grirë
    • 1 pjesë lakër e bardhë
    • 2 kokrra vezë
    • 4 lugë bukë e grirë
    • Piper i kuq, rigon, piper i zi, kripë

    Për garniturën:

    • 1 qepë
    • 2 karota
    • 1 patate
    • 1 fç bizele
    • 1 spec jeshil
    • 1 lugë salcë
    • 1 thelpi hudhër
    • Pak kripë
    • Pak ujë

    Përgatitja:

    Grijmë lakrën imët ose në mikser dhe e bashkojmë me mishin e grirë, vezët, bukën e bluajtur dhe erëzat. Bëjmë qoftet me dorë dhe i lëmë pak të qëndrojnë që të lidhen mirë. Ndërkohë presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim me pak vaj. Shtojmë 1 lugë salcë domateje, kripë dhe pak ujë dhe i lëmë perimet të gatuhen për rreth 20 minuta. Rreshtojmë qoftet në tavë, shtojmë sipër perimet e gatuara me salcë, dhe hedhim në fund pak ujë të trazuar me gjysëm luge salcë domate dhe një thelpi hudhër të shtypur. E vendosim tavën në furrë në 200°C për 30–40 minuta. Nëse dëshirojmë mund të hedhim dhe pak djathë kaçkavall të grirë sipër.

  • VIDEO

    Domate turshi të mbushura nga zonja Albana

    Domate turshi të mbushura

    Përbërësit:

    • 3 kg domate jeshile
    • 1 kg lakër e prerë hollë
    • 300 gr karrota të grira
    • 2 lugë rigon
    • 1 lugë kripë
    • 10 thelpinj hudhër

    Për shëllirën:

    • 2 litra ujë
    • 1 lugë uthull molle
    • 3 lugë kripë
    • 1 lugë sheqer

    Përgatitja:

    Përziejmë lakrën, karrotat, rigonin, kripën dhe hudhrat. Presim domatet në pjesën e sipërme, heqim pak tul nga brenda dhe i mbushim me përzierjen e përgatitur. I sistemojmë në kavanoza qelqi. Ziejmë ujin me uthullën, kripën dhe sheqerin. Sapo të vlojë e shtojmë të nxehtë mbi domatet. Mbyllim mirë kavanozët dhe i lëmë për 5 ditë në temperaturë ambienti, në një vend të ngrohtë. Më pas i vendosim në frigorifer.

    Këshilla nga Albana: Nëse i do më të athëta, shto edhe 1 lugë tjetër uthull në shëllirë. Për më shumë aromë, mund të shtosh pak kopër ose gjethe dafine.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv