-
VIDEO
Supa më e shijshme pa mish me pak përbërës nga zonja Albana
Supë pa mish me pak përbërës
Përbërësit:
- 1 qepë
- 3 karrota
- 80 ml qumësht
- 3 lgj kos
- 40 gr gjalpë
- 2 lgj miell
- 3 thelpinj hudhër
- 1 vezë
- 2 litra ujë
- 1 filxhan makarona për supë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim kosin në një enë ku shtojmë vezën, hudhrat dhe miellin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë qumështin. Vendosim në zjarr tenxheren ku kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri qepën dhe karrotat. Më pas shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta. Shtojmë ujë rreth 2 litra, kripë, piper (koncentrat sipas dëshirës) dhe makarona të vogla për supë. E lemë të ziejë dhe në 5 minutat e fundit marrim pak lëng nga supa dhe e hedhim në tasin ku kemi rrahur vezën me qumësht dhe kos. Këtë masë e shtojmë tek supa së bashku me majdanozin e freskët. Fikim sobën, e lëmë pak supën të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga 7 pyetjet që socialistët nuk i bënë Altin Dumanit te e martë e zezë me katër ngjarje të rënda e deri tek pse kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?
-
VIDEO
Emisioni i plotë Repolitix | 'Rama kërkon të bëhet president', debat në studio: Ka frikë, kërkon përjetësinë!/ Kushtetuta duhet ribërë! Por nga kush?
Për analistin Endri Tafani, nëse do të kishim më pak deputetë në Kuvend, atëherë do të kishte më pak mundësi për partitë e reja që hynin në Kuvend. Sipas Tafani, nëse kjo do të realizohej do të fuqizonte më shumë partitë e vjetra.
-
VIDEO
Parlament me 101 deputetë/ Ndreca: Nuk reformon Republikën! Tafani: Më pak mundësi për partitë e reja! Kapri: Qytetarët duan përfaqësim në Kuvend
Për analistin Endri Tafani, nëse do të kishim më pak deputetë në Kuvend, atëherë do të kishte më pak mundësi për partitë e reja që hynin në Kuvend. Sipas Tafani, nëse kjo do të realizohej do të fuqizonte më shumë partitë e vjetra.
-
VIDEO
“Vdekjet në punë, shqiptarët po skllavërohen”, Ekspertet ngrenë ALARMIN: Sindikatat në gjumë
-
VIDEO
Arben Meçe në Report Tv: LaCivita u pagua me para ruse! Berisha nuk fiton asnjë bashki në zgjedhjet e pjesshme! Partitë e reja, parti kryetarësh
Një koment, Meçe e pati edhe për zgjedhjet lokale të 9 nëntorit. Ai tha se Partia Demokratike, nuk do të fitojë në asnjë bashki.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË | Pa Gjurmë- ‘U martova 15 vjeçe dhe u dhunova për vite’/Nëna e 6 fëmijëve:S’dua të kthehem më te burri
Një rrëfim tronditës nga një grua e cila u martua vetëm 15 vjeçe, në fshehtësi, dhe për vite me radhë përjetoi dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti dhe familjarët e tij. Nëna e gjashtë fëmijëve, Alberta Hasa, rrëfen në “Pa Gjurmë” historinë e jetës së saj të mbushur me dhimbje, përjashtim nga familja e origjinës dhe abuzim në martesë. Ajo nuk u pranua kurrë nga prindërit, ndërsa bashkëshorti dhunues i mohoi edhe ndihmën për fëmijët. Sot, ajo kërkon vetëm qetësi dhe ndihmë për të shpëtuar veten dhe fëmijët nga një jetë dhune. Historia e saj është një thirrje për drejtësi dhe përkrahje për të gjitha gratë që heshtin në errësirë.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË | FRONTLINE INTERVIEW- 'Plumbin në zarf', Alibeaj: Jeta e prokurorëve në rrezik! Një këshillë për Ballukun
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar akuzat që iu bënë në seancën e ditës së djeshme në Kuvend deputetët e opozitës, kreut të SPAK Altin Dumani, se është bashkëpunëtor i Ramës.
-
VIDEO
Alibeaj: SPAK nuk është në kontrollin e kryeministrit! Rama dhe Berisha po ndryshojnë Kushtetutën për interesat e tyre personale
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar akuzat që iu bënë në seancën e ditës së djeshme në Kuvend deputetët e opozitës, kreut të SPAK Altin Dumani, se është bashkëpunëtor i Ramës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Tetor 2025 – Receta/‘U dogj gjithçka’/ Tetori rozë, këshilla vetëkontrolli / Dhuro flokë
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trahanik i Përmetit dhe Kek me vanilje e kakao.
Një tragjedi ka tronditur pak ditë më parë komunitetin e Leskovikut. Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar totalisht shtëpinë e 'Farma Sotira', duke lënë pas humbje të mëdha materiale dhe emocionale. Pronarja, Jonida Hëna në lidhje direkte për "Rreze Dielli" rrëfen si ndodhi tragjedia, momentet e tmerrshme kur flakët përfshinë gjithçka dhe bën apel për ndihmë.
Tetori i njohur si 'Muaji Rozë', na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gjirit. Por cilat janë problematikat që hasin vajzat dhe gratë në përballje me kancerin e gjirit? Si mund të ndihmojë vetëkontrolli i gjirit, kur dhe si duhet ta kryejmë atë? A është çdo dhimbje në gjoks një shenjë alarmi? A kanë reçipetat e ngushta ndonjë rol në rritjen e riskut për kancer gjiri? Dhe a janë gjinjtë e mëdhenj apo të vegjël më problematikë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje? Këto janë disa nga pyetjet që çdo grua duhet t’i bëjë vetes gjatë Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit, informimit dhe kujdesit për veten. Mjekja onkologe Manjola Luzi dhe Miranda Horieti, Drejtore në kujdesin shëndetësor parësor në Drejtorinë Rajonale Tiranë, të ftuara në studion e "Rreze Dielli" rrëfejnë histori dhe problematikat që hasin vajzat e gratë në përballje me kancerin e gjirit si dhe japin këshilla për parandalim dhe diagnostifikim në kohë.
Në Pejë, një gjest plot dashuri e humanitet ka prekur zemrat e të gjithëve. Gjimnazistë të rinj vendosën të presin flokët për t’ia dhuruar grave dhe vajzave që po përballen me kancerin e gjirit, duke treguar se ndjeshmëria dhe solidariteti nuk kanë moshë. Ndër ta, veçohet historia e një 14-vjeçareje e prekur vetë nga kanceri, e cila në një letër plot emocione e forcë u dërgon mesazh grave që luftojnë me sëmundjen: “Mos u dorëzoni". Ky moment i ndjerë, në kuadër të Tetorit Rozë, na kujton se një akt i vogël dashurie mund të japë forcë, shpresë dhe buzëqeshje aty ku dhimbja duket më e madhe. Për studion e "Rreze Dielli" në lidhje teams nga Peja: mësuese Drilona Morina Mazrekaj, psikologia Fitore Hyseni dhe dy gjimnazistet Leutrina Kastrati e Alea Cukaj.
-
VIDEO
Analisti Kikia për Report Tv: Zgjedhorja dhe Territorialja të nevojshme! Ndryshimet në Kushtetutë me rrezik për partitë e vogla!
-
VIDEO
Dyshimet për gjininë e volejbollistes, trajneri i Dinamos për Report TV: Situatë e rëndë, s'vjen në stërvitje! Gazetari: Sportistja 'u vra'
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.