-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K'| Si i ktheu Enver Hoxha fshatarët në skllevër, sipas recetës së Stalinit
Kursi Stalinist që zuri të ndiqej në Shqipëri sidomos pas vitit 1951, e ktheu vendin në një satelit të vogël e të largët të Moskës, ku ndikimi i politikës Sovjetike dominonte në çdo fushë të jetës. Ky ndikim, e ndryshoi rrënjësisht jetën e deriathershme në fshatin shqiptar, dhe fatin e afro 80 përqind të popullsisë që jetonte në fshatra. Gjithçka kishte nisur të ndryshonte fill pas një vizite që Enver Hoxha bëri në Kremlin, ku u takua me Stalinin dhe zëvendëskryeministrin Anastas Mikojani, prej të cilëve mori direktiva të qarta se si do ta zhvillonte në Shqipëri kolektivizimin e bujqësisë. Pikërisht në atë vizitë Enver Hoxha mori edhe udhëzimin e çuditshëm sipas të cilit fshatarët shqiptarë duhet të ushqeheshin gjatë komunizmit vetëm me bukë misri dhe gruri të prodhohej vetëm për qytetin. Çfarë prapaskene kishte ky udhëzim dhe ç’rol kishte ai në thyerjen e fshatarit shqiptar dhe zhytjen e tij në një jetë skllavëruese për shumë dekada rradhazi?
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 1 Nëntor 2025
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Njihuni me Gentin, kampionin kuqezi që po thyen rekorde në motorsport- Një Nga Ne
Ai është pedagog prej 17 vitesh në Fakultetin e Ekonomisë dhe kampion Europe në FIA CEZ Hill Climb. Në auditor jep dije, e në kampionate thyen rekorde. Per të, çdo garë është një histori dhe një motiv për të çuar sa më lart motorsportin shqiptar.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Klinika24- Omega 3/ Si ta merrni dhe cilët lloje peshqish duhet të konsumoni
Në këtë episod të ‘Klinika 24’ trajtohen katër tema që lidhen me shëndetin dhe stilin e jetesës. Studiuesja Dorina Ibi shpjegon pse flasim kaq shumë për omega-3 dhe si ndikon në zemër e tru. Instruktorja e yogës Markela Lleshi na çon drejt Indisë së lashtë për të zbuluar filozofinë Ayurveda dhe parimet e ushqimit të balancuar. Psikologia Lediona Braho analizon bullizmin online dhe mënyrat si ndikon tek vajzat e djemtë. Zbulojmë çfarë thotë studimi japonez për lidhjen mes thinjave dhe mbrojtjes natyrale kundër tumoreve. Një udhëtim i plotë mes shkencës, mendjes dhe trupit.rinjtë.
Çfarë është, pse ndodh, si ndikon tek vajzat e djemtë, dhe si mund ta ndalojmë bashkë? -
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| NJË NGA NE- Dita e Gentjan Shaqirit, pedagogu kampion që bën gara me makina
Në pjesën e parë të emisionit, gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e Gentjan Shaqirit. Ai është pedagog prej 17 vitesh në Fakultetin e Ekonomisë dhe kampion Europe në FIA CEZ Hill Climb. Në auditor jep dije, e në kampionate thyen rekorde. Per të, çdo garë është një histori dhe një motiv për të çuar sa më lart motorsportin shqiptar. Rubrikën Speciale ia kemi dedikuar profilit të një studenti të fakultetit të mjekësisë në Tiranë që ditën e ndan midis studimeve dhe poezisë. Ndiqni rrëfimin e Halit Trakanakut
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 1 Nëntor- Nga Balluku në SPAK te seanca publike e Erion Veliajt
-
VIDEO
Nga JO projektkushtetutës Berishiane te Koliqi i pari Kardinal, ja çfarë shkruhej në shtyp 31 vite më parë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 1 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK merr zyrtarisht të pandehur Ballukun te Veliaj në Kushtetuese akuza për goditje brenda PS e deri tek shuhet Fatos Nano.
-
VIDEO
Vëllai i deputetit demokrat Nallbati dhe 2 të tjerë marrin peng e dhunojnë një person, arrestohen nga policia 2 ditë më pas
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar të riun në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
-
VIDEO
'Nano, kryeministri më i lavdishëm i Shqipërisë’! Ngjela për Report Tv: Amerikanët kanë në dorë provat për ’21 Janarin’! SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët
I ftuar në Report Tv, Spartak Ngjela tha se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët. Ai tha se SPAK ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane.
-
VIDEO
Balluku e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë/ Demalia për Report Tv: Le t'i hetojë të gjithë! Doçi: Prokuroria të mos frikësohet nga pushteti
Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se drejtësia duhet që t'i hetojë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Sipas tij, ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’ janë ngjarjet më të rënda që duhet të hetohen nga drejtësia.
-
VIDEO
Krem spinaqi me bukë të skuqur nga zonja Albana
Krem spinaqi me bukë të skuqur
Përbërësit:
- 700 kg spinaq
- 2 lugë supe gjalpë
- 1 qepë mesatare
- 2 lugë supe vaj ulliri
- ½ filxhan çaji bukë e thatë e prerë në kubikë
- 2 lugë supe salcë kosi
- 1 lugë kafeje miell
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë lëng limoni
- Kripë, piper i zi, arrë moskat
Përgatitja:
Presim bukën në kubikë të vegjël dhe e skuqim në një tigan me 2 lugë gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. E largojmë nga tigani. Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në të njëjtin tigan me pak gjalpë. Shtojmë miellin dhe e përziejmë pak që të mos ngjitet. Spinaqin e grijmë në copa të vogla, shtojmë qepën, hudhrën e shtypur dhe e kaurdisim për disa minuta. Hedhim kripë, piper të zi, piper djegës dhe arrë moskat. Në fund shtojmë vajin e ullirit dhe salcën e kosit. E heqim nga zjarri, shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë mirë. Sipër vendosim bukën e skuqur dhe pak djathë të grirë dhe e servirim.