-
VIDEO
Hashure nga zonja Albana / Ja sa shpejt e realizoni recetën sipas traditës
Hashure tradicionale
Përbërësit:
- 250 gr grurë
- 2 litra ujë
- 100 gr sheqer
- 1 majë luge kripë
- 2 lgj niseshte
- 2 lgj arra
- 1 lgj lajthi
- 1 lgj bajame
- 1-2 lgj rrush i thatë
- 3-4 fiq të thatë
- 2 lç kanellë
- 1 lk karafil
- ½ shegë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në ujë të ngrohtë grurin dhe më pas e vendosim të ziejë për aq kohë sa të zbutet kokrra. Pasi gruri të ketë shpërthyer shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të cilin e kemi vendosur më parë të zbutet në ujë, fiqtë e thatë të prerë hollë, karafilin, lajthitë, bajamet dhe arrat e thërrmuara. E lemë lëngun e hashures të trashet duke shtuar dhe pak niseshte. Pasi të bëhet trashja e duhur e zbukurojmë sipër me fruta të thata dhe kanellë dhe e lemë të ftohet në frigorifer, në mënyrë që t’a shërbejmë të ftohtë.
-
VIDEO
Supë me perime të stinës plot shije nga zonja Albana
Supë me perime të stinës
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 karotë
- 1 presh
- 1 spec i kuq
- 1 kërcell selino
- 3 patate
- 1 kokë brokoli
- 2 thelpinj hudhre
- 2-3 lgj vaj ulliri
- Kopër dhe majdanoz
- Kripë, spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Grijmë hollë qepën dhe e skuqim në vaj ulliri në zjarr mesatar. Shtojmë karotën, preshin, specin dhe selinon; i lëmë të zbuten për rreth 5 minuta. Më pas shtojmë patatet e prera në kubikë, i përziejmë pak minuta, shtojmë ujë, kripë dhe specin e kuq. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë lulet e brokolit, hudhrën e grirë dhe erëzat e freskëta, e lëmë supën edhe 5 minuta të tjera në zjarr derisa të jetë gati.
-
VIDEO
Tavë me kunguj në furrë nga zonja Albana / Super e shpejtë, super e shijshme!
Tavë me kunguj në furrë
Përbërësit:
- 1 kg kunguj
- 1 qepë
- 3 vezë
- 40 gr bukë e thekur e bluajtur
- 50 gr djathë parmixhano
- 100 gr djathë mocarela
- Vaj ulliri
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq
Salca (për shërbim):
- 2 lugë gjelle kos grek
- 2 lugë gjelle majonezë
- Hudhër (sipas dëshirës)
- Kopër e freskët
Përgatitja:
Presim kungullin në feta të holla. Shtojmë qepën e prerë, kripën, piperin, rigonin, paprikën dhe pak vaj ulliri. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tavë dhe i pjekim në furrë në 180°C për 15 minuta. Ndërkohë rrahim vezët me kripë, rigon, piper të zi dhe të kuq. Shtojmë bukën e thekur, djathin parmixhano dhe i përziejmë mirë. Shtojmë dhe kungullin me qepën e pjekur duke i trazuar mirë që e gjithë masa të lidhet. Hedhim sipër mocarelën dhe pak bukë të thekur përsipër për kore. E pjekim në 180°C për 45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. E servirim shoqëruar me pak salcë kosi të aromatizuar.
-
VIDEO
Mitingjet e Berishës pro kushtetutës së 94-ës,PS akuza, ja çfarë shkruhej në gazeta para 31 vitesh
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Parlamenti i vogël bashkon Ramën me Berishën te Dodik dhe non grata e Saliut e deri tek institucionet bëjnë bllokadë për auditimet.
-
VIDEO
PJESA 2 Repolitix | Nga SHBA prova që fundos Metën? E rëndësishme/ Avokatët: Dosja është e kopsitur
-
VIDEO
PJESA 1 Repolitix| 'Veliaj do vazhdojë detyrën, Kushtetuesja do i japë të drejtë', Avokatët bien dakord! Po 'Venecia' çfarë thotë?
Për mbrojtjen e Veliajt do të përdoren edhe konkluzionet e raportit të Komisionit të Venecias, mbi ndikimin e ndalimit të zgjatur para gjyqit të kryetarëve të opozitës në ushtrimin e qeverisjes demokratike vendore në Turqi. Ky raport është prodhuar me kërkesë të Marc Cools, President i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
-
VIDEO
SPAK, prova të reja për Ilir Metën? Avokati Romeo Kara: Lobimi në SHBA, më para të padeklaruara
-
VIDEO
‘Vendimi i vitit 2021’, Topuzi: Kushtetuesja tha se kryebashkiaku s’mund të shkarkohet pa u dëgjuar! Të shfrytëzojë rastin 'Veliaj' për të sqaruar nenin 62
Gazetari Kujtim Topuzi thotë se Gjykata Kushtetuese tashmë e ka një standard lidhur me shkarkimin e kryetarëve të bashkisë nga Këshilli i Ministrave.
I ftuar në “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, për të diskutuar mbi seancën që do të mbahet të premten në Kushtetuese lidhur ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliajt për shkarkimin e tij, Topuzi tha se vendimi i vitit 2021 i Gjykatës Kushtetuese për Zef Hilën – asokohe kryebashkiak i Vaut të Dejës – thotë qartë se kryetari i bashkisë nuk mund të shkarkohet pa u thirrur më parë në një dëgjesë.
-
VIDEO
Seanca për Veliajn, Beqiri: Kushtetuesja do të analizojë përse kryebashkiaku nuk u dëgjua nga Këshilli Bashkiak e Qeveria para shkarkimit
Erion Veliaj pritet të paraqitet të premten në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimimi i tij për vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, avokati Idejat Beqiri tha se Kushtetuesja do të analizojë ligjshmërinë e procesit të ndjekur për shkarkimin e Veliajt.
Për avokatin, kryebashkiaku duhej dëgjuar nga Këshilli Bashkiak para propozimit për shkarkimin e tij. Në një dëgjesë, Veliaj duhej të thirrej edhe nga Këshilli i Ministrave, para se të merrej vendimi për shkarkimin e tij.
“Në fakt, mbrojtja e ka shumë të thjeshtë këtë gjykim, sepse Gjykata Kushtetuese, në situatën ku ndodhet dhe si ka ecur kjo punë, ajo në thelb do të përqendrohet vetëm në aspektin e ligjshmërisë së veprimeve. Nuk do të futet shumë në thelbin e çështjes. Do të trajtojë vetëm problemet e anës së procesit të rregullt ligjor. Ti si këshill bashkiak kishe detyrën ta thërrisje si kryetarin e bashkisë dhe ta dëgjoje. Këtë gjë nuk e bëri këshilli bashkiak. E tillë është edhe vendimmarrja e Këshillit të Ministrave. E kishte për detyrë ta thërriste. Pastaj do të vendoste. Nuk e ka bërë një gjë të tillë. Vendimi vetëm për këtë shkak është absolutisht i pavlefshëm”,- tha Beqiri.
-
VIDEO
Të premten seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Veliajt, ja 3 skenarët e mundshëm sipas avokatit Çaça
I ftuar në “Repolitix’ me Denis Mingën në Report Tv, avokati Përparim Çaça parashikoi 3 skenarë të mundshëm në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila të premten do të zhvillojë seancë lidhur me ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkarkimin e tij.
-
VIDEO
RAPORTI i ‘Venecias’ që do përdorë Veliaj në Kushtetuese, Daci: Konvergon 100% me mbrojtjen tonë! Vendimi i gjykatës, jetik për autonominë e pushtetit vendor
I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, avokati që do të mbrojë Veliajn në Kushtetuese, Alban Daci, tha se rasti i kryebashkiakut të Tiranës nuk ka të bëjë vetëm me fatin politik të këtij të fundit, por është jetik për autonominë e pushtetit vendor si parim.