Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Nëntor 2025 – Receta/ Kanceri i zorrës së trashë / Ftoi, vlerat ushqyese

5 Nëntor, 16:28 | Përditesimi: 5 Nëntor, 16:28

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shëndetlie tradicionale me arra / Pispili me hithra të njoma / Supë me miell misri dhe lakër.

A e dini që shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ose parandalimin e kancerit të zorrës së trashë? Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, tregon se si ushqimi është arma më e fuqishme për të mbrojtur trupin tonë nga qelizat kancerogjene. Zbulojmë se cilat ushqime “vrasin” qelizat e kancerit, forcojnë sistemin imunitar dhe pastrojnë organizmin në mënyrë natyrale, si dhe cilat ushqime të përditshme, që për fat të keq, mund të nxisin zhvillimin e tumorit në zorrën e trashë. Tregojmë si një dietë e pasur me fibra, antioksidantë dhe përbërës natyralë anti-inflamatorë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe ruajtjen e shëndetit të zorrëve. Mësoni sekretet e ushqimit të ndërgjegjshëm, fuqinë e natyrës dhe mënyrat sesi trupi mund të rigjenerohet vetë, nëse i jepni përbërësit e duhur!

Ftoi është një nga frutat që shumica e njerëzve e shohin si një shoqërues të dimrit, të shijshëm dhe të freskët për ditët e ftohta. Por, a mund të jetë ai një ilaç natyral për shumë probleme të shëndetit tonë? Në mjekësinë popullore, farërat dhe lëkura e ftoit janë përdorur si kura për stomakun, kolesterolin dhe imunitetin, por a ka ndonjë bazë shkencore për këto besime, apo janë thjesht tradita që kalojnë nga brezi në brez? Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka hedhim dritë mbi vlerat e ftoit për shëndetin tonë, duke shqyrtuar mënyrat tradicionale të përdorimit të tij për shërim. A mund të shfrytëzojmë fuqinë e ftoit për të përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm? Zbulojmë sekretet që ftoi mund të fshehë për ne!

MC/Shqiptarja.com