-
VIDEO
Zbulo fuqinë e shërimit të HUDHRËS! Më e fortë se ç’mendon / RECETA nga Altin Joka
Hudhra është prej mijëra vjetësh një nga mrekullitë natyrore më të njohura për vetitë e saj shëruese. E njohur si “antibiotik natyral”, ajo përmban substanca aktive që luftojnë infeksionet, forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat. Por çfarë e bën hudhrën kaq të veçantë dhe si mund ta përdorim në mënyrë të sigurt dhe efektive për të përmirësuar shëndetin tonë? Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka zbulojmë fuqinë e saj shëruese, shpjegojmë pse ekspertët e quajnë antibiotik natyral dhe do të japim këshilla praktike për përdorimin e hudhrës si një mjet natyral për pastrimin dhe mbrojtjen e organizmit.
-
VIDEO
'Shkëputje masivi në THETH', Dardha apel turistëve: Vizitojeni por kini KUJDES nga ....
-
VIDEO
Spahiu: Prokurori i Përgjithshëm Çela e sfidoi juridikisht qeverinë për dështimin me Kodin e ri Penal
Teksa raportoi në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve parlamentare për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2024, Olsian Çela kritikoi qasjen dhe metodologjinë e ndjekur për draftin e Kodit të ri Penal, duke e cilësuar si represiv dhe jo urgjent.
Në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, juristi Kresnik Spahiu tha se Çela sfidoi profesionalisht qeverinë, duke renditur të metat e draftit të Kodit të ri Penal.
“Prokurori i Përgjithshëm i bëri një sfidë profesionale qeverisë për të metat e Kodit të ri Penal. Në një farë mënyre sfidoi dhe ekspozoi të metat profesionale të një projekti të kodifikimit, i cili në një farë mënyre ka shmangur opinionin e profesionistëve. Si mund të zbatohet një kod që është i papranueshëm për prokurorët?”,- tha Çela.
-
VIDEO
Spahiu: SPAK s’mund të shpresojë nga politikanët që heton, të votojnë zgjatjen e mandatit prokurorëve
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij të fundit në Kuvend ditën e djeshme, u kërkoi sërish ligjvënësve zgjatjen e mandatit të prokurorëve të posaçëm. Për juristin Kreshnik Spahiu, SPAK po tregon naivitet me një kërkesë të tillë.
“Është habitshme dhe tërësisht naive në aspektin profesional, që SPAK dje në Kuvendin e Shqipërisë, t’i kërkojë liderëve politikë, atyre politikanëve që po i heton, atyre politkanëve që i ka në procedim penal, atyre politikanëve të cilët i ka nën akuzë, të kërkojë zgjatjen e mandatit të saj. Së pari është në konflikt interesi të pastër, që do të thotë se kjo klasë politike, e cila nën akuzë, nën arrest, në procese gjyqësore, nuk mund të zgjasë mandatet e atyre prokurorëve që i kanë zbuluar faktet, të cilët janë duke hetuar çështjet e tyre, çdokush nuk do e bënte”,- tha Spahiu në “Sot Livë në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË | 'Shtypi i Ditës' 15 Tetor! Nga dosja 'Sterilizimi' tek PROTESTA për UÇK-në
-
VIDEO
Spahiu: Politika po frymëzon atentate të tjera kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve
Përmes një lidhje live nga Gjermania, juristi Kreshnik Spahiu tha sot në "Sot Live në Shqipëri" me Nertil Agalliun në Report TV, se sulmet verbale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga politikanët sa herë që këta të fundit ndihen të rrezikuar nga gjykimi për shkeljen që mund t’i kenë bërë ligjit, nxisin urrejtjen e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.
Duke kujtuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Spahiu tha se klasa e sotme politike ka interes që në sytë e publikut problemi të mos jenë ata, por gjyqtarët dhe prokurorët.
“Në tërësinë e vet, të dy raportimet, qoftë i Prokurorit të Përgjithshëm, qoftë i SPAK-ut, u karakterizuan nga shqetësimi i presioneve politike. Të dy deklarimet apo dëgjimet në Kuvend ishin pas një ngjarjeje shumë të rëndë që ka ndodhur në sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë dhe në logjikën e të gjithë analizimeve, atentatet dhe vrasjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve vijnë si pasojë e frymëzimit dhe retorikës që vjen nga deklaratat e liderëve politikë ndaj sistemit gjyqësor. Ato përbëjnë në thelb një lloj frymëzimi për krimin, për të shënjestruar prokurorët. Klasa politike sot ka interes që në sytë e publikut problemi të mos jenë ata, por gjyqtarët dhe prokurorët.
-
VIDEO
Spahiu: SHBA ka refuzuar të lobojë me Ramën dhe Berishën për zgjatjen e mandatit të SPAK-ut
Kur i duhen edhe 2 muaj nga largimi si drejtues i SPAK, Dumani dje raportoi për 5 orë punën e tij dhe kolegëve të tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raportimin e fundit, ai apeloi sërish në mënyrë të drejtpërdrejtë për ligjvënësit, kur i foli për çështjen e mandatit 9-vjeçar të prokurorëve të posaçëm..
-
VIDEO
Altin Joka: Mos u trembni nga GRIPI, servis i trupit, jo sëmundje
Gripi është një nga sëmundjet më të përhapura gjatë muajve të ftohtë, por ndërkohë ka zëra që e quajnë atë jo thjesht një infeksion, por një “pastrim biologjik” të trupit. A ka të vërtetë në këtë këndvështrim, çfarë thonë studimet dhe faktet shkencore apo është thjesht një mit i përhapur nga idetë alternative të shëndetit? Ndërkohë, gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë receta natyrale dhe antivirale për të forcuar imunitetin dhe për të shmangur barna të forta. Ndaj, në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, diskutojmë dhe analizojmë se çfarë është gripi në të vërtetë, çfarë roli luan sistemi imunitar dhe cilat janë disa mënyra të sigurta për ta mbështetur atë, duke ndarë faktet nga iluzionet.
-
VIDEO
Pulë apo mish i kuq? E vërteta nuk është ajo që mendon / Ja ç’thotë Altin Joka
Në një botë ku ushqimi lidhet gjithnjë e më shumë me shëndetin, peshën dhe jetëgjatësinë, zgjedhjet që bëjmë në pjatën tonë kanë rëndësi të madhe. Prej vitesh, mishi i pulës është promovuar si një alternativë më e shëndetshme krahasuar me mishin e kuq, duke u bërë zgjedhja kryesore për shumë njerëz që kërkojnë të ushqehen më mirë. Por a është kjo bindje e mbështetur nga faktet, apo thjesht një mit i përhapur nga tendencat dietike dhe industrisë ushqimore? A është vërtet mishi i pulës më i mirë për trupin tonë, apo po injorojmë disa të vërteta të rëndësishme rreth vlerave të mishit të kuq? Me nutricionistin Altin Joka shqyrtojmë në "Rreze Dielli" këtë dilemë, duke analizuar përfitimet dhe rreziqet e të dy llojeve të mishit, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një fakt të provuar apo një ide të ekzagjeruar.
-
VIDEO
Revoltohet Joka: Mjekësisë natyrale t'i hiqni kapelen!
Në kohët e sotme, kur teknologjia mjekësore po avancon me hapa të shpejtë, gjithnjë e më shumë njerëz i drejtohen alternativave natyrale për trajtimin e sëmundjeve apo përmirësimin e shëndetit. Mjekësia natyrale, e cila përfshin trajtime me bimë mjekësore, terapi tradicionale dhe metoda pa kimikate, vazhdon të jetë objekt debatesh të forta. Disa e shohin si një trashëgimi të çmuar të dijes popullore, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të pavlerë pa praninë e provave shkencore. Por vërtetë mungojnë provat shkencore apo ato ‘fshihen’? Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, analizojmë nëse pohimi "Mjekësia natyrale nuk ka prova, ndaj s'duhet besuar" është një qëndrim i arsyeshëm, apo thjesht një mit që neglizhon potencialin e vërtetë të trajtimeve natyrale.
-
VIDEO
Lazanja me petë byreku të thata nga zonja Albana
Lazanja me petë të thata
Përbërësit:
- Pete byreku të thata
- Salcë domatesh e freskët
- Mozzarella e prerë në feta
- Djathë kaçkavall
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja:
Lyejmë fundin e një tave me pak salcë domatesh. Vendosim një shtresë me petë të thata, hedhim sipër përsëri salcë domatesh, pak vaj ulliri dhe pak djathë parmixhano të grirë. Vazhdojmë duke përsëritur shtresat derisa të arrijmë lartësinë e dëshiruar. Mbyllim shtresën e fundit me mozzarella dhe pak parmigiano sipër. E vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 5 minuta, vetëm sa të shkrijë mozzarella dhe të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Speca në brumë të mbushur me mish të grirë / Super recetë nga zonja Albana
Speca në brumë të mbushur me mish të grirë
Përbërësit:
- 6 speca të gjatë
- 150 gr mish i grirë
- ½ qepë
- 1 thelpi hudhër
- 5 lugë gjelle miell
- Pak niseshte
- Ujë sa të bëhet një brumë i hollë
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Grijmë qepën hollë dhe e përziejmë me mishin, hudhrën, kripën dhe piperin. E punojmë mirë si për qofte që masa të lidhet. Presim specat në mes (jo deri në fund) dhe i mbushim me përzierjen e mishit. Bashkojmë miellin me ujë, pak kripë dhe niseshte, e trazojmë derisa të bëhet një masë e hollë si brumë për petulla. I lyejmë specat e mbushur fillimisht me pak niseshte dhe më pas i zhytim në brumin e hollë. I skuqim në vaj të bollshëm, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe brumi të bëhet krokant.