Tavë me patëllxhanë dhe domate
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 4-5 thelpinj hudhër
- 2 karrota
- 1 patate mesatare
- 1 patëllxhan i madh
- 3-4 speca
- 1 kg domate
- 1 lugë gjelle salcë domateje
- 1 lugë çaji sheqer
- 300 gr mish viçi i grirë
- 1 grusht oriz
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 spec djegës (opsionale)
- 50 ml raki ose verë e bardhë (opsionale)
- 1 gjethe dafine
- Pak rigon i thatë
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën dhe hudhrën me vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë karrotat, patatet, patëllxhanin dhe specat e prerë në kubikë. Pas 5 minutash, shtojmë domatet e grira dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë ngadalë derisa të formohet një salcë e trashë e aromatike. Në një tigan tjetër kaurdisim mishin e grirë me pak vaj ulliri, kripë, piper, paprika, rigon dhe gjethen e dafinës. Pasi të marrë ngjyrë, e shuajmë me pak raki ose verë, më pas shtojmë salcën e koncentruar të domates. I bashkojmë përbërësit në një tavë balte ose qelqi: në fund shtrojmë perimet, sipër mishin dhe një grusht oriz. E përziejmë lehtë dhe e spërkasim me pak vaj ulliri. E pjekim në furrë në 200°C për rreth 1 orë e 15 minuta, derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë të artë.





















