-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 16 Tetor 2025
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË Repolitix |‘Bajram Begaj i punësuar në një klinikë private’, plasin AKUZAT: Duhet të shkarkohet
Analisti Endri Tafani, ka deklaruar se Presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës me nxjerrjen e dekretit për zgjedhje në Tiranë, duke theksuar se kjo përbën arsye të mjaftueshme për shkarkimin e tij. Sipas tij, veprimet e Presidentit Begaj po e çojnë institucionin drejt një kolapsi institucional.
-
VIDEO
Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Alibeaj: Begaj s’duhej ta kishte nxjerrë!
Analisti Endri Tafani, ka deklaruar se Presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës me nxjerrjen e dekretit për zgjedhje në Tiranë, duke theksuar se kjo përbën arsye të mjaftueshme për shkarkimin e tij. Sipas tij, veprimet e Presidentit Begaj po e çojnë institucionin drejt një kolapsi institucional.
-
VIDEO
A po vriten akoma civil në Gaza? Eksperti: Paqja është ende larg
-
VIDEO
‘Akoma nuk më besohet!’ Kolegu i Arjan Krajës me lot në sy: Heroi që dha jetën për fëmijët
-
VIDEO
Zyrtari i Policisë Rrugore: Kaos në lëvizjen e monopatinave, nuk kanë siguri! Eksperti: Është detyrë e Ministrisë së Infrastrukturës
Masa për ndalimin e monopatinave elektrike hyri në fuqi nga data 13 tetor dhe deri më tani janë bllokuar mbi 120 monopatina në të gjithë vendin.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La fëmijët dhe iku me tjetrin!’/Përplasje nuse-vjehrrë:Më shkatërruat jetën, dua fëmijët!
Një përballje e ashpër mes ish-nuses dhe ish-vjehrrit, ku akuza të forta dhe emocione të papërmbajtura vijnë në studion e “Pa Gjurmë”. Ajo thotë se është ndarë për shkak të dhunës dhe kërkon fëmijët që i janë mbajtur peng. Ish njerëzit e burrit e akuzojnë se braktisi fëmijët dhe u largua me një tjetër. Të dy kërkojnë të drejtën e tyre, por e vërteta mbetet mes dhimbjes dhe akuzave.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË|FRONTLINE INTERVIEW- ‘Hiqet ROAMING me BE!’ Unioni ‘e krip Ballkanin’ me para zbulohet sa përfiton Shqipëria
Zv.ministrja për Financave dhe Ekonominë Olta Manjani, ka komentuar planin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, teksa tha se Shqipëria është ftuese e tre projekteve të rëndësishme me vlera që arrijnë qindra milionë euro.
-
VIDEO
Manjani: Duke filluar nga viti tjetër, shqiptarët nuk do të paguajnë më tarifa roaming në vendet e BE-së
Një ndër temat që u diskutua në Frontline, ishte heqja e tarifa roaming të Shqipërisë me vendet e BE-së. Manjani tha se heqja e tarifave do të fillojë që nga viti tjetër.
“Patjetër që edhe Presidentja e KE-së e theksoi në fjalën e saj dhe është një premtim që do të mbahet, duke filluar nga viti tjetër. Atë që kemi realizuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta bëjmë edhe me vendet e BE-së. E thënë thjeshtë, tashmë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë jashtë, nuk do të paguajnë tarifa të Roaming, por do të paguajnë të njëjtat tarifa si në Shqipëri”, tha Manjani.
Ndërsa sa i përket Diellës, Manjani u shpreh se pasja e një ministre me AI, është tregues i orientimit strategjik të qeverisë.
“Teknologjia është një sektor që ka shumë pikë prerje me disa sektorë të tjerë, është horizontal dhe pasja e një ministre, e cila është vetë AI, sigurisht që është një tregues për orientimin strategjik, që ka qeveria shqiptare për përmirësimin e punës dhe për të përdorur inovacionin për rritjen e eficencës vë vendimmarrje dhe procese të ndryshme”, tha zv,ministrja në Report Tv.
A.D/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Tetor 2025 – Receta/ Mit apo fakt/ Gripi sëmundje apo…/ Hudhra, ilaç natyral
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lazanja me petë të thata / Speca në brumë të mbushur me mish të grirë / Sallatë me panxharë.
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi çdo të mërkurë tek ajo që shpesh na ngatërron më shumë se vetë dieta: mitet mbi shëndetin dhe ushqimet. E vërtetë apo mit? Këtë javë kemi përzgjedhur 2 mite që dëgjojmë shpesh, por që jo gjithmonë qëndrojnë shkencërisht: Mjekësia natyrale nuk ka prova ndaj s'duhet besuar / Mishi i pulës është më i mirë sesa mishi kuq.
Gripi është një nga sëmundjet më të përhapura gjatë muajve të ftohtë, por ndërkohë ka zëra që e quajnë atë jo thjesht një infeksion, por një “pastrim biologjik” të trupit. A ka të vërtetë në këtë këndvështrim, çfarë thonë studimet dhe faktet shkencore apo është thjesht një mit i përhapur nga idetë alternative të shëndetit? Ndërkohë, gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë receta natyrale dhe antivirale për të forcuar imunitetin dhe për të shmangur barna të forta. Ndaj, në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, diskutojmë dhe analizojmë se çfarë është gripi në të vërtetë, çfarë roli luan sistemi imunitar dhe cilat janë disa mënyra të sigurta për ta mbështetur atë, duke ndarë faktet nga iluzionet.
Hudhra është prej mijëra vjetësh një nga mrekullitë natyrore më të njohura për vetitë e saj shëruese. E njohur si “antibiotik natyral”, ajo përmban substanca aktive që luftojnë infeksionet, forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat. Por çfarë e bën hudhrën kaq të veçantë dhe si mund ta përdorim në mënyrë të sigurt dhe efektive për të përmirësuar shëndetin tonë? Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka zbulojmë fuqinë e saj shëruese, shpjegojmë pse ekspertët e quajnë antibiotik natyral dhe do të japim këshilla praktike për përdorimin e hudhrës si një mjet natyral për pastrimin dhe mbrojtjen e organizmit.
-
VIDEO
‘Do të kemi forum me kompanitë turke’ Manjani: Do të afrojmë investimet e tyre në Shqipëri
Pasi ditën e hënë në Tiranë, u mbajt Forumin i Investimeve Ekonomike i BE-së me Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri do të mbahet një tjetër forum ekonomik.
Zv.ministrja e Financave dhe Ekonominë Olta Manjani, zbuloi në Report TV se në datë 17 Nëntor, në Tiranë do të mbahet edhe Forumi i Investimeve me Turqinë.
Sipas Manjanit, do të ftohen kompani turke që të investojnë në Shqipëri.
“Në 17 nëntor do të jetë një tjetër forum i madh, që është forumi i investimeve me Turqinë, ku do të ndiqet një modalitet i ngjashëm, për të ftuar kompani turke për të investuar në Tiranë. Ky forum do të zhvillohet në Tiranë, ku do të ketë një platformë për projekte dhe zhvillimin ekonomik të kompanive shqiptare”, tha Manjani.
-
VIDEO
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor, zv.ministrja Manjani: Shqipëria përfitoi tre projekte të rëndësishme ku do të investohen qindra milionë euro
Zv.ministrja për Financave dhe Ekonominë Olta Manjani, ka komentuar planin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, teksa tha se Shqipëria është ftuese e tre projekteve të rëndësishme me vlera që arrijnë qindra milionë euro.