Një histori që prek zemrat e të gjithëve. 32-vjeçari Vasil Shoshari nga Bilishti është zhdukur në rrethana misterioze. Prej 10 vitesh jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme shëndetësore. Prindërit e tij, të tronditur dhe me shpresë të gjallë, kërkojnë ndihmë nga publiku për ta gjetur. Në studio rrëfehen momentet e fundit para zhdukjes, dëshmitë e familjes dhe apeli i nënës që preku gjithë shqiptarët. Ndiqni historinë e plotë sot në emisionin ‘PA GJURMË’ nën moderimin e Odeta Dumes. Çdo ditë ora 16:00 në Report Tv, me histori njerëzore që kërkojnë zë dhe drejtësi.





















