Pa Gjurme-‘S’u martova për të rritur vëllezërit jetimë’/Motra: Njëri më është zhdukur, kam frikë…

10 Tetor, 18:58 | Përditesimi: 10 Tetor, 18:58

 

Historia prekëse e tre jetimëve nga Hasi, të cilët u rritën mes dhimbjes dhe mungesës së prindërve, vjen sot në emisionin “Pa Gjurmë”. 42-vjeçari Meriman Lleshi është zhdukur në mënyrë misterioze më 2 tetor dhe motra e tij, Valdete Lleshi – që ka qenë kujdestarja ligjore dhe mbështetja e vetme e familjes – kërkon ndihmë për ta gjetur.Sipas Policisë së Shtetit, Merimani ka kaluar në Itali, por prej asaj dite nuk ka më asnjë kontakt me të afërmit. Ndërkohë, ai është ende aktiv në rrjetet sociale, duke rritur frikën se mund të jetë në rrezik ose duke u shfrytëzuar nga persona të panjohur. Një histori dhimbjeje, sakrifice dhe zhdukjeje, që ka tronditur një familje të brishtë. Na ndiqni LIVE sot në orën 16:00 me Odeta Dumen në Report TV, vetëm në “Pa Gjurmë”.

I.M/Shqiptarja.com