Dr. Xhensila Omeri prezanton një risi në mjekësinë gjinekologjike: spekulumin “Lilium”, një shpikje e krijuar nga dy shkencëtare, e frymëzuar nga petalet e një luleje. I prodhuar nga silikon dhe plastikë fleksibël, ai ofron më shumë butësi, komoditet dhe më pak dhimbje gjatë vizitave gjinekologjike. Kjo pajisje inovative synon ta bëjë kontrollin një eksperiencë më të lehtë për gratë dhe ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Një shpikje nga gratë për gratë që premton kujdes më të mirë shëndetësor.





















