Byrek me arra me petë të pjekura nga zonja Albana / Shije që do e mbani mend gjatë

2 Tetor, 12:13 | Përditesimi: 2 Tetor, 12:13

Byrek me arra

Përbërësit:

  • 200 gr arra
  • 50 gr vaj
  • 300 ml ujë
  • 1 pako petë të holla të pjekura
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Fillimisht grijmë arrat imët. U shtojmë kripë dhe i përziejmë me ujin e nxehtë. Petët e pjekura i shtrijmë në tavë dhe i spërkasim me masën e arrave. Vazhdojmë duke i alternuar petët me përzierjen derisa të mbarojnë. E pjekim byrekun në furrë të parangrohur, në temperaturë 180°C për rreth 30 minuta.

MC/Shqiptarja.com