Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me arra me petë të pjekura / Tavë spinaqi me beshamel / Fasule të ajkosura me perime.
Emisioni "Rreze Dielli" u ndal sot tek një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë: pronat dhe ndarja e tyre. Një temë që nga trashëgimia e prindërve tek ndarja mes vëllezërve e motrave, shpeshherë kthehet në armiqësi, gjyqe të pafundme dhe madje shkatërrim të marrëdhënieve familjare. A është prona bekim apo mallkim për shqiptarët? Si mund të zgjidhen këto konflikte pa shkuar në gjykatë? Për këto pyetje ndërmjetësja Drita Avdyli shpjegon sesi funksionon ndërmjetësimi dhe si mund të shpëtohen marrëdhëniet njerëzore, përtej tokës dhe pasurisë.
Në këtë hapësirë ndalemi tek një histori e jashtëzakonshme, që përfshin jo vetëm një lidhje gjaku, por edhe një lidhje shpirtërore e mendore midis dy motrave. Për herë të parë, hipnoza vjen si përvojë e përbashkët mes tyre, një rrugëtim i mbushur me emocione, reflektime dhe përjetime unike. Kemi në studion e "Rreze Dielli" shkrimtaren Lorena Shele, autore e librit ‘Jeta e Supremit’, dhe në një lidhje direkte nga Amerika, motrën e saj hipnoterapisten Aurora Shele De Angelis.





















