Emisioni i plotë- Pa Gjurmë/ ‘Nuk e doja, më dhunoi 30 vite’/ Përplasja LIVE, burri: Të mbajta nga halli!

18 Shtator, 17:59 | Përditesimi: 18 Shtator, 17:59

 

Një histori tronditëse dhune dhe ndarjeje familjare vjen në studion e “Pa Gjurme”. Suada Rami, një nënë 57-vjeçare, rrëfen përjetimet e saj të dhimbshme gjatë 30 viteve martesë me një burrë që ajo e akuzon për dhunë. Pas divorcit, ajo përballet me sfidën më të madhe, humbjen e kujdestarisë së djalit të saj të sëmurë. Në studio reagon edhe ish-bashkëshorti, Syrja Ramaj, i cili e mohon çdo akuzë dhe e quan Suadën një nënë të dhunshme. Ndërkohë, djali i tyre shpreh hapur refuzimin për të ëmën: “Fshihem kur e shoh në rrugë, dua të jetoj me babain.”

r.k./Shqiptarja.com