-
VIDEO
Kontrata e BANKERS më korruptivja në Shqipëri, Meçe: E ka bërë Berisha, dëmi i madh te nafta
Analisti Arben Meçe tha se kontrata e Bankers është më korruptivja në Shqipëri. Sipas tij, kjo kompani i ka sjell dëme serioze industrisë së naftës. Deputeti i PS, Petro Koçi tha se kriteret e kontratave mes kompanive të huaja dhe shtetit shqiptar duhet që të përcaktohen në Kushtetutë.
-
VIDEO
Zgjodhi fshatin para Tiranës, dita e Marjetës në Pëllumbas: Krenare që jam katunare- Një nga ne
Është nënë e dy vajzave, punonjëse në administratë dhe pjesën tjeter te kohës merret me bujqësi. Njihuni me historinë frymëzuese të Marjetës në 'Një nga ne'
-
VIDEO
Spartak Ngjela për Report Tv: Shqipëria është gati për BE! Sazanin po e merr një supër fuqi! Berisha është ateist, nuk e pranojnë perëndimorët
'Vendi ynë është gati për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian', kështu ka deklaruar avokati Spartak Ngjela. Teksa u ndal tek projekti i Kushner për ishullin e Sazanit, ai tha se e ka marr një supër fuqi. Sipas tij, në kohën e komunizmit pati një ide për ta transformuar Sazanin, por që nuk u realizua.
-
VIDEO
Hoxha për Report Tv: Rinumërimi i Fierit i nxori PD-në dhe Lapajn më keq, nuk pres që Berisha të ndryshojë më!
Poli Hoxha bën analizën politike dhe të zhvillimeve të ditës në ‘Studio Live’. Pse mendon se humbja e mandatit të Zegjine Çaushit nuk përbën lajm dhe mendimi se Rama do përpiqet të bëjë qeveri me njerëz teknicienë dhe jo politikë, për shkak të SPAK. Hoxha: Aksioni te Bankers i vonuar. Pasi Berisha u dha licencën më 2013, e kishin bërë baltë dhe shtet brenda shtetit
-
VIDEO
‘I dhashë paratë, miku më mashtroi’/Burri:Më denoncoi për përndjkeje, përfundova në burg
Një tjetër histori e pazakontë do të vij e rrëfyer pasditen e sotme… është historia e 55 vjeçarit, Gjovalin Gjetës, një burrë që dha 30 milion lekë borxh tek miku I tij dhe në këmbim mori një denoncim në polici ...55 vjeçari, u kthye në atdhe pas viteve të gjata emigrimi në Itali, por kthimi i tij u kthye në një makth që i kushtoi shumë. Sapo u rikthye në Shqipëri, Gjovalini u ritakua me një mik, i cili i kërkoi ndihmë financiare. Me besim të plotë dhe dëshirë për të ndihmuar, ai i dha 30 milionë lekë borxh përmes një akti notarial. Por asgjë nuk shkoi sipas pritshmërive. Borxhi nuk u kthye kurrë. Mikut që i kishte marrë paratë nisi t’i shmanget, ta gënjejë dhe, në një kthesë të pabesueshme, e denoncoi Gjovalinin për “shqetësim”. Për pasojë, ai kaloi tri ditë pas hekurave, derisa gjykata vendosi pafajësinë e tij. I vendosur të kërkojë drejtësi, ai paditi mikun për kthimin e borxhit. Gjykata vendosi që një nga pronat e borxhliut duhej t’i kalonte atij në llogari të borxhit të papaguar. Por edhe ky vendim nuk i solli paqe. Ndërkohë që procedura për pronën vazhdonte, ish-miku i tij u nda në mënyrë efektive nga bashkëshortja. Tani, si ai, ashtu edhe ish-gruaja, nuk e lënë të qetë Gjovalinin. Ai gjithashtupërballet me pengesa ligjore për të marrë atë që i takon me të drejtë. Sot, Gjovalini nuk gëzon as paratë, as pronën, dhe as qetësinë që shpresonte të gjente pas viteve të punës së ndershme në emigracion.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Korrik 2025 – Receta/ Sekreti i kombinimeve ushqimore/ Shqiptarët në Amerikë
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bamje / Petulla me hirrë dhe kos / Supë me oriz dhe domate.
A e ke menduar ndonjëherë se jo gjithçka që hamë është problemi, por si e kombinojmë atë? Zbulojmë sekretet e artit të të ngrënit me zgjuarsi, ku çdo ushqim luan rolin e tij në balancën e tretjes, energjisë dhe mirëqenies sonë! Shumë prej shqetësimeve të përditshme si fryrja, lodhja pas ushqimit apo edhe dobësimi i imunitetit vijnë shpesh nga kombinime të gabuara ushqimore. Koha për të mësuar çfarë të hamë, dhe më e rëndësishmja, me çfarë ta hamë! Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka tregojmë rëndësinë e kombinimeve të duhura ushqimore; pse disa kombinime ndihmojnë tretjen dhe rrisin përthithjen e lëndëve ushqyese; gabimet më të zakonshme në tryezën tonë si përzierja e proteinave me karbohidrate të rënda, etj; sekretet që nuk i dinim për lidhjen mes ushqimit dhe imunitetit, si disa kombinime mund të mbështesin sistemin tonë mbrojtës ose përkundrazi, ta dobësojnë atë. Eksperti i mjekësisë holistike na tregon gjithashtu disa sugjerime praktike dhe kombinime ushqimore që mund t’i aplikojmë për një stil jetese sa më të shëndetshëm.
Në një kohë kur komunitetet shqiptare në SHBA janë bërë gjithnjë e më aktive, solidariteti dhe bashkëpunimi kanë kaluar përtej kufijve. Mentor Maksutaj drejtuesi i organizatës pamshqiptare VATRA në Boston, është një ndër zërat më të angazhuar që ka punuar për të bashkuar shqiptarët jo vetëm në Amerikë, por edhe për të mbështetur komunitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Sanxhak dhe Luginën e Preshevës. Ai foli në studion e Rreze Dielli për sfidat, sukseset, bashkëpunimet dhe planet e ardhshme të komunitetit shqiptar në SHBA për të afruar brezin e ri që lindin dhe rriten në Amerikë.
-
VIDEO
Europa nën ‘pushtetin’ e të nxehtit/ Gjoni për Report Tv: Korriku muaj i thatë dhe me temperatura të larta
Muaji korrik ashtu edhe si qershori do të jetë i thatë dhe me temperatura të larta. Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.
-
VIDEO
VATRA, 113 vite mes shqiptarëve në Amerikë/ Mentor Maksutaj: Të gjithë bashkë për një qëllim
Në një kohë kur komunitetet shqiptare në SHBA janë bërë gjithnjë e më aktive, solidariteti dhe bashkëpunimi kanë kaluar përtej kufijve. Mentor Maksutaj drejtuesi i organizatës pamshqiptare VATRA në Boston, është një ndër zërat më të angazhuar që ka punuar për të bashkuar shqiptarët jo vetëm në Amerikë, por edhe për të mbështetur komunitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Sanxhak dhe Luginën e Preshevës. Ai foli në studion e Rreze Dielli për sfidat, sukseset, bashkëpunimet dhe planet e ardhshme të komunitetit shqiptar në SHBA për të afruar brezin e ri që lindin dhe rriten në Amerikë.
-
VIDEO
Këto ushqime mos i hani kurrë bashkë/ Ja DËMET dhe ku po GABONI me kombinimet
A e ke menduar ndonjëherë se jo gjithçka që hamë është problemi, por si e kombinojmë atë? Zbulojmë sekretet e artit të të ngrënit me zgjuarsi, ku çdo ushqim luan rolin e tij në balancën e tretjes, energjisë dhe mirëqenies sonë! Shumë prej shqetësimeve të përditshme si fryrja, lodhja pas ushqimit apo edhe dobësimi i imunitetit vijnë shpesh nga kombinime të gabuara ushqimore. Koha për të mësuar çfarë të hamë, dhe më e rëndësishmja, me çfarë ta hamë! Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka tregojmë rëndësinë e kombinimeve të duhura ushqimore; pse disa kombinime ndihmojnë tretjen dhe rrisin përthithjen e lëndëve ushqyese; gabimet më të zakonshme në tryezën tonë si përzierja e proteinave me karbohidrate të rënda, etj; sekretet që nuk i dinim për lidhjen mes ushqimit dhe imunitetit, si disa kombinime mund të mbështesin sistemin tonë mbrojtës ose përkundrazi, ta dobësojnë atë. Eksperti i mjekësisë holistike na tregon gjithashtu disa sugjerime praktike dhe kombinime ushqimore që mund t’i aplikojmë për një stil jetese sa më të shëndetshëm.
-
VIDEO
Gjellë me bamje nga zonja Albana
Gjellë me bamje
Përbërësit:
- 500 gr bamje të freskëta
- 1 lugë gjelle uthull rrushi ose limon
- 1 qepë e madhe
- 2 domate të pjekura
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 thelpi hudhër (opsionale)
- 1 lugë çaji sheqer
- 4-5 lugë vaj ulliri ose luledielli
- 300 ml ujë të ngrohtë ose lëng mishi
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë bishtat e bamjeve me kujdes në formë konike (pa i dëmtuar shumë që të mos lëshojnë lëngun ngjitës). Më pas i lajmë dhe i spërkatim me uthull ose limon. I lëmë për 20 minuta që të mos “ngjisin” gjatë gatimit. Ndërkohë në një tenxhere kaurdisim qepën me vajin derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë domatet e grira, salcën, pak sheqer dhe hudhrën dhe vijojmë me kaurdisjen për 4-5 minuta. Më pas shtojmë bamjet dhe i përziejmë lehtë, hedhim ujin e ngrohtë dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për 30-40 minuta.
Këshilla nga Albana: Për më shumë shije, shto pak majdanoz të freskët në fund. Mos i përziej shumë gjatë gatimit, bamjet janë delikate dhe thyhen shpejt.
-
VIDEO
Supë me oriz dhe domate nga zonja Albana
Supë me oriz dhe domate
Përbërësit:
- 150 gr oriz
- 1 qepë
- 1 domate
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 300 ml lëng mishi (pulë ose viçi)
- 10 gr niseshte
- 20 gr gjalpë
- 2 lgj vaj luledielli
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim pak vaj luledielli dhe gjalpin. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë domaten e grirë dhe salcën e domates. E kaurdisim për disa minuta derisa të avullojë pak lëngu i domates. Më.pas shtojmë orizin e larë dhe e përziejmë për 2-3 minuta që të marrë shije nga salca dhe qepa. Shtojmë lëngun e mishit dhe e lëmë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 10-15 minuta. Në fund përziejmë niseshtenë me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në supë. E përziejmë mirë që të mos krijohen kokrriza. E lëmë dhe 5 minuta të tjera të vlojë dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, piper e erëza sipas dëshirës.
-
VIDEO
Petulla me hirrë dhe kos, të buta si mafishe pa pikë vaji nga zonja Albana
Petulla me hirrë dhe kos
Përbërësit:
- 200 ml hirrë
- 200 ml kos
- 1 vezë
- 10 gr maja buke e thatë
- 1 Iç sheqer
- 1 e 1/2 lk kripë
- 600-700 gr miell
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë mirë hirrën me kosin dhe vezën. Më pas shtojmë majanë, sheqerin, kripën dhe miellin. E përziejmë mirë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas hapim me brumin një petë të trashë të cilën e presim në katrore të mëdha. Nxehim vajin shumë dhe skuqim petullat për pak minuta nga të dy anët.