-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 2 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga një arsye e pathënë e mungesës së rotacionit politik te s'ka më financim 100 për qind të vlerës së pronës me kredi e deri tek Dinamo e Vllaznia "fusin ujë" para Europës.
-
VIDEO
PRAPASKENAT/ Çfarë fshihet te ‘përplasja’ Rama-Farage, skenari për 300 mijë shqiptarët në Britani
Ish- deputeti Ralf Gjoni tha se debati Rama-Farage po dëmton ata shqiptarë që janë integruar dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Gazetari Arben Manaj, tha se Rama duhej ta kishte shmangur këtë debat me Farage.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha flet më keq se britaniku Farage, shpalli emigrantët trafikant si organizata terroriste
Teksa komentoi deklaratat e Nigel Farage për emigrantët shqiptarë, juristi Kreshnik Spahiu tha se Berisha flet me një gjujë më të ashpër për shqiptarët se Farage.
Ai tha se Berisha i shpalli emigrantët trafikant si organizata terroriste.
‘Kampet e emigrantëve të një shteti të 3 në Shqipëri janë ligjore dhe Rama s’ka asnjë të drejtë të vendos pengesë asnjë partneri që e kërkon këtë, por të hap një debat publik parlamentar dhe ta konsultojë për interes të publikut. E dini pse Trump ka përmendur 3 herë Kosovën sepse ajo pranoi kampin nga SHBA po ashtu qeveria Kurti ka pranuar që të hap edhe burg për të burgosurit nga Danimarka, po bënë burg në Kosovë, por ndryshe nga Shqipëria askush se quan tradhti të interesave kombëtare të Kosovës. Dhe qeveria e Shqipërisë duhet që të çlirohet nga ky kompleksi. Po dua të ndalem pak se këta flasin për Farage, po është Berisha që flet më keq Farage. Ai shpalli emigrantët trafikant si organizata terroriste’, tha ai.
-
VIDEO
Spahiu: As Erdogan dhe as Meloni s‘kanë përgjegjësi për krimet e emigrantëve turq dhe italian jashtë vendit tyre
Juristi Kreshnik Spahiu tha se një shtet nuk mund të mbajë pergjegjësi për veprimet e qytetarëve të tyre jashtë territorit të vendit.
Ai tha se as presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe as kryeministria italiane Giorgia Meloni s‘kanë përgjegjësi për krimet e emigrantëve turq dhe italian jashtë vendit tyre.
-
VIDEO
Spahiu: Kritikat e Ramës ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, të tepruara dhe duheshin shmangur
Juristi Kreshnik Spahiu i cilësoi si të tepruara dhe se duheshin shmangur, kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE. Ai tha se, Shqipëria nuk ka pse të përfshihet në një çështje që është mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Sekreti i 'ngrirjes' Rama–Kurti? Nurellari zbulon përplasjen mes dy kryeministrave
-
VIDEO
'Fundi i Berishës!' Paralajmërimi i fortë i avokat Beqirit? Zbulon kartat e kreditit të Metës
Për avokatin Idajet Beqiri, zvarritja e procesit për aferën 'Partizani' janë në interes të kreut të PD Sali Berisha. Ai tha se Berisha rrezikon deri në 10 vite burg nëse shpallet fajtor.
-
VIDEO
Afera Partizani/ Idajet Beqiri për Report Tv: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’
Për avokatin Idajet Beqiri, zvarritja e procesit për aferën 'Partizani' janë në interes të kreut të PD Sali Berisha. Ai tha se Berisha rrezikon deri në 10 vite burg nëse shpallet fajtor.
-
VIDEO
Të FSHEHTAT e luftës Izrael-Iran, ja pse SHBA nuk e vrau Khamenei! Prapaskenat
Pas përfundimit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, në skenë ka shpërthyer një debat i ri mbi çështjen e çarmatimit bërthamor dhe ndikimin e konfliktit në stabilitetin e rajonit.
-
VIDEO
Kriza politike në Kosovë, Lutfi Bilalli për Report Tv: Mund të arrihet një marrëveshje mes palëve! Serbia në udhëkryq nga protestat
Për ish-diplomatin Lutfi Bilalli, pas ngërçit politikë në Kosovë, mund të kemi edhe arritjen e një marrëveshje mes palëve. Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodh pas mbarimit 30 ditorë të afatit që ka vendosur.
-
VIDEO
Ish-prokurori Karanxha për Report Tv: Gjyqi i Berishës për ‘Partizanin’ do jetë i gjatë! SPAK të provojë nëse karta u përdor edhe nga Meta
Ish-magjistrati Ervin Karanxha i bën 'autopsinë' në 'Studio Live' sistemit të drejtësisë dhe kërkon që disa nga kollonat e reformës të rishikohen, sepse dosjet janë stok, numri i prokurorëve e gjyqtarëve ka rënë, proceset zgjasin deri në 20 vite dhe paraburgimet janë plot, duke mos aplikuar dënimet alternative. Kritikon edhe publikimin e të dhënave sensitive nga dosjet në media, si në rastin e Veliajt
-
VIDEO
‘Se mbaj dot më për grua, dua ta kthej’/Nëna:Amerika ma çmendi, do kujdesem vetë
Me kalimin e viteve, depresioni ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u njohur si një problem shëndetësor global… Xhemile Zotaj është një grua 64-vjeçare nga Lushnja, e cila që prej datës 29 Maj të këtij viti, nuk ka më asnjë lajm nga Lorena, vajza e saj. Lorena Sauli, e cila deri para disa vitesh ushtronte profesionin e infermieres në QSUT në Tiranë, u martua me Eltonin, një shqiptar që jetonte në Philadelpia, Amerikë. Kjo martesë erdhi me këmbënguljen e prindërve të 38 vjecares, me shpresën se andej do të gjente një jetë më të mirë. Marrëdhënia e tyre shpejt u shndërrua në një sfidë të madhe për ciftin e ri. Pas lindjes së vajzës së tyre, gjendja e Lorenës filloi të ndryshoj. Ajo kaloi një periudhë të vështirë, duke u përballur me ankthin dhe depresionin, një gjendje që e ndaloi atë të kujdesej për veten dhe për fëmijën. Pas këtyre episodeve, e reja u shtrua për një periudhë 5 ditore në spital, por dhe pas daljes situate e saj nuk u përmirësua. 64-vjecarja shprehet se vajza refuzon të marrë medikamentet dhe nuk dëshiron të flasë me psikologë. Gjithashtu mungesa e komunikimit me Lorenën, për më shumë se një muaj, e ka thelluar ndjenjën e panikut dhe frikës tek Xhemilja. As ish dhëndri nuk u përgjigjet telefonatave të saj. Ndjenja e fajit e ndalon atë të veprojë, duke ndjerë se e ka shtyrë vajzën të marrë një vendim që nuk ishte i duhuri, duke e nxitur atë për një jetë më të mirë në Amerikë…