• VIDEO

    Urdhri i Hekuran Isait dhe plani i Sigurimit për të zhdukur familjen Topençarov

     

    Nesori ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë dhe në vitin 1982 ai u lirua pas nëj amnistie që i fali tre muaj nga dënimi, pasi pjesën tjetër e kishte fituar me punë n minierën e Spaçit. Ai tregon shkurtimisht përjetime te tij nga jeta në burgun e spaçit për tia lënë vendin kryesor në kët ëpjesë të rrëfimit të tij, përnjekjes dhe persekutimit që vijoi mbi familjen e tij deri ën ditet e fundit të diktaturës, edhe pasi ata at e bir dolën nga burgu...

  • VIDEO

    Zjarret në vend, Arben Cara për Report Tv: Një vatër aktive në Elbasan, po punohet për shuarjen! Përgjegjësit të ndëshkohen

    Lidhur me situatën nga zjarret, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, tha se aktualisht është një vatër zjarri në Elbasan për të cilën është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse për ta shuar. Cara bëri me dije edhe cilat janë qarqet më të prekura nga zjarret.

  • VIDEO

    Debati Farage-Rama për emigrantët e burgosur/ Hasani: 140 mijë shqiptarë në Britani në 2023, janë përdorur si tabelë qitjeje

    Duke komentuar replikat e Farage dhe Ramës, avokati Hasani i cilësoi deklaratat e deputetit britanik si politike. Sipas tij, Farage s’i ka mbetur gjë tjetër për të përdorur përveç retorikës së ashpër ndaj emigrantëve. Ai tha gjithashtu se qeveria shqiptare duhet të fokusohet në marrëdhëniet e mira me atë britanike.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Korrik 2025 – Receta/ Besimet limituese që na pengojnë / Gabimet me kondicionerin

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite me panxhar të kuq / Pulë me speca / Vezë me kunguj e domate.

    Besimet limituese janë disa ide ose bindje që kemi për veten, botën apo të tjerët, të cilat na kufizojnë në mënyrën si mendojmë, veprojmë apo marrim vendime. Ato formohen shpesh në fëmijëri, përmes përvojave personale, fjalëve të prindërve dhe njerëzve të tjerë, por që më pas vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë pa u vënë re. Ekspertja e mirëqenies emocionale Sonila Qesaraku shpjegoi në “Rreze Dielli” disa shembuj të besimeve limituese: Nuk jam mjaftueshëm i/e mirë; Nuk meritoj dashuri sukses; Jam shumë i/e vjetër për të filluar diçka të re; Të gjithë burra gra janë njësoj; Nëse rrezikoj, do të dështoj....Këto besime limituese na bëjnë të heqim dorë nga mundësi të reja, na shkaktojnë frikë, dyshim, etj.

    A e dini që kondicioneri, nëse përdoret gabim, jo vetëm që rrit faturën e energjisë elektrike, por edhe rrezikon shëndetin tuaj? Gjatë verës, shumë prej nesh e mbajnë kondicionerin ndezur për orë të tëra, por pa kujdesin e duhur, kjo pajisje mund të bëhet një burim problemesh. Në studion e Rreze Dielli me sipërmarrësin Gazmen Sulollari tregojmë sesi të përdorim kondicionerin në mënyrë të zgjuar dhe mbi të gjitha si të kursejmë energji dhe para. Cili është kujdesi bazë që duhet treguar për kondicionerin nga pastrimi i filtrave tek kontrolli i rrjedhjeve të gazit ose ujit. Cila është temperatura më e përshtatshme për trupin dhe portofolin tonë, dhe çfarë rreziqesh shëndetësore mund të sjellë përdorimi i gabuar i tij. Tregojmë gjithçka që duhet të dimë për një ambient të freskët, të sigurt dhe me më pak kosto!

  • VIDEO

    Sezoni turistik, vrojtuesi i plazhit në Spille: Ditët e mbingarkuara me pushues më të rrezikshmet! Ja pse në Adriatik ka më shumë mbytje se në Jon

    Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik, në këto ditë të nxehta vere nuk kanë munguar as pushuesit që janë mbytur në det. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte Festim Sula, ku shprehet se mosha e tretë dhe fëmijët janë më të rrezikuar për tu mbytur.

  • VIDEO

    Ja gabimet 'fatale' që bëni me kondicionerin / Si të kursejmë LEKËT dhe energjinë

    A e dini që kondicioneri, nëse përdoret gabim, jo vetëm që rrit faturën e energjisë elektrike, por edhe rrezikon shëndetin tuaj? Gjatë verës, shumë prej nesh e mbajnë kondicionerin ndezur për orë të tëra, por pa kujdesin e duhur, kjo pajisje mund të bëhet një burim problemesh. Në studion e Rreze Dielli me sipërmarrësin Gazmen Sulollari tregojmë sesi të përdorim kondicionerin në mënyrë të zgjuar dhe mbi të gjitha si të kursejmë energji dhe para. Cili është kujdesi bazë që duhet treguar për kondicionerin nga pastrimi i filtrave tek kontrolli i rrjedhjeve të gazit ose ujit. Cila është temperatura më e përshtatshme për trupin dhe portofolin tonë, dhe çfarë rreziqesh shëndetësore mund të sjellë përdorimi i gabuar i tij. Tregojmë gjithçka që duhet të dimë për një ambient të freskët, të sigurt dhe me më pak kosto!

  • VIDEO

    ‘As në ëndërr s'e bëj dot, s’kam moshë për këto gjëra…’/ Çudit ekspertja: Zërat që na mbajnë peng

    Besimet limituese janë disa ide ose bindje që kemi për veten, botën apo të tjerët, të cilat na kufizojnë në mënyrën si mendojmë, veprojmë apo marrim vendime. Ato formohen shpesh në fëmijëri, përmes përvojave personale, fjalëve të prindërve dhe njerëzve të tjerë, por që më pas vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë pa u vënë re. Ekspertja e mirëqenies emocionale Sonila Qesaraku shpjegoi në “Rreze Dielli” disa shembuj të besimeve limituese: Nuk jam mjaftueshëm i/e mirë; Nuk meritoj dashuri sukses; Jam shumë i/e vjetër për të filluar diçka të re; Të gjithë burra gra janë njësoj; Nëse rrezikoj, do të dështoj....Këto besime limituese na bëjnë të heqim dorë nga mundësi të reja, na shkaktojnë frikë, dyshim, etj.

  • VIDEO

    Pulë me speca nga zonja Albana

    Pulë me speca

    Përbërësit:

    • 1 pulë mesatare
    • 3 thelpinj hudhër
    • 4-5 lugë vaj ulliri
    • 400 gr domate në kuti (ose të freskëta)
    • 500 gr speca jeshilë, të verdhë dhe të kuq
    • 200 ml verë e bardhë
    • Kripë, piper i zi i sapobluar

    Përgatitja:

    Lajmë pulën, e thajmë me një beze të pastër dhe ndajmë në racione. Fërgojmë hudhrën në 2 lugë vaj për 2-3 minuta, më pas shtojmë domatet. Hedhim kripë e piper dhe e lëmë në zjarr të avashtë për 15 minuta, derisa lëngu të mpikset. Ndërkohë presim specat në katërsh, pastrojmë pjesën e brendshme dhe farat dhe i vendosim të piqen derisa lëkura t'u marrë një ngjyrë të errët. Largojmë lëkurën dhe i presim në rripa. Kaurdisim racionet e pulës në vajin e mbetur, rregullojmë shijen me piper e kripë dhe pastaj shtojmë verën. E lëmë në zjarr të moderuar për 15 minuta, më pas shtojmë lëngun e domateve dhe specat dhe e lëmë gatimin në zjarr për 10 minuta të tjera.

  • VIDEO

    Pite me panxhar të kuq nga zonja Albana

    Pite me panxhar të kuq

    Përbërësit:

    • 1 panxhar mesatar
    • 2 gota miell gruri integral
    • ½ lugë çaji kripë
    • ½ lugë çaji kumin (opsionale)
    • 1 lugë vaj ose gjalpë

    Përgatitja:

    Grijmë imët ose bëjmë pure panxharin e qëruar. Në një enë të thellë përziejmë miellin, kripën, kuminin dhe vajin. Shtojmë panxharin dhe e përziejmë me dorë. Shtojmë pak ujë vetëm nëse brumi është i thatë, pasi brumi duhet të jetë i butë dhe i lëmuar. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 15–20 minuta. Më pas e ndajmë në toptha dhe e hapim me petës. E pjekim në tigan të nxehtë nga të dyja anët derisa të skuqet lehtë.

  • VIDEO

    Vezë me kunguj e domate nga zonja Albana

    Vezë me kunguj e domate

    Përbërësit:

    • 5-6 vezë
    • 4 kunguj
    • 4 domate
    • 2 thelpinj hudhër
    • 60 gr gjalpë
    • 4 lugë vaj ulliri
    • 1 degëz borzilok
    • Kripë e piper i zi

    Përgatitja:

    Në një tigan të madh me gjalpë dhe vaj ulliri skuqim pak hudhrën, shtojmë kungujt dhe i kaurdisim për 3 minuta në zjarr mesatar. Shtojmë domatet e prera në kubikë dhe vijojmë me kaurdisjen. Largojmë hudhrën dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. Në një tigan tjetër tresim pak gjalpë dhe hedhim vezët e rrahura lehtë. I trazojmë për 2-3 minuta, derisa të ngurtësohen. Kontrollojmë shijen për kripë dhe i vendosim vezët në një pjatancë. Shtojmë kungujt dhe domatet, i spërkatim me borzilok dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 1 korrik 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga nuk u bën dora të dënojnë Berishën te çdo pallat do jetë me certifikatë të përbashkët pronësie e deri tek Shqipërinë po e lënë edhe të rinj që fitojnë 2 mijë euro në muaj.

  • VIDEO

    Të FSHEHTAT e luftës Izrael-Iran, ja pse SHBA nuk e vrau Khamenei! Prapaskenat

     

    Pas përfundimit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, në skenë ka shpërthyer një debat i ri mbi çështjen e çarmatimit bërthamor dhe ndikimin e konfliktit në stabilitetin e rajonit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv