• VIDEO

    Ministri Vengu për Report TV: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do prodhojmë dronë luftarak e mjete të blinduara! Avion për Emergjencat Civile

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, deklaroi se Shqipëria synon që të prodhojnë armatime dhe dronë luftara, ku shpenzimet do të shkojnë për vendin tonë. Ministri tha se kanë nisur tashmë edhe përgatitjet për samitin e NATO që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027. 

  • VIDEO

    Afera ‘Partizani’, avokati Petraj në Report Tv: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Nëse ka shkelje në lobimin 6 mln dollarë, do kenë fatin e Metës

    Avokati Edmond Petraj, tha se çështja për aferën Partizani do të marr kohë të gjatë. Sipas tij, Berisha shpallet fajtor rrezikon deri në 10 vite burg. Petraj tha se situata është ndryshe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas tij, Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe është një vepër penale e cila dënimin e ka deri në 15 vite burg.

  • VIDEO

    ’Trego të vërtetën pse vajza ime iku’/Përplasja dhëndër-vjehrrë:Se kam prekur me dorë,por…

     

    Një gjyshe në kërkim të nipërve të saj të mitur, me të cilët nuk është takuar prej disa muajsh… është kjo historia që kemi trajtuar disa herë në studio, e rrëfyer nga Shpresa Llukaj, 56-vjeçarja nga Puka.Kjo histori zanafillën që në vitin 2022 kur nusja largohet nga shtëpia me dy fëmijët, duke u ndarë nga bashkëshorti Besard Kadria. Mes tyre lindën mosmarrëveshjet dhe për shkak të tyre ata u ndanë fizikisht. Nusja me dy djemte shkoi në Pukë ku qëndronin te familjarët e saj. Gjatë transmetimit të datës 26 qershor, vëllai I ish nuses reagoi duke treguar një tjetër variant të historisë. Akuza të cilat 56-vjecarja i hodhi poshtë duke u shprehur se nusja I ka bërë të gjitha për të fut djalin në burg . Sot Shpresa dhe Besardi kërkojnë me ngulm një kontakt me dy fëmijët…

  • VIDEO

    Dosja ‘Partizani’/ Shabani për Report Tv: Berisha e ka ngritur karrierën e tij mbi viktima dhe korrupsion! Ky është gjyqi më i rëndësishëm

    Drejtuesi i Nisma Shqipëria Bëhet flet në 'Studio Live' për situatën paszgjedhore, kërkon që të afrohen zgjedhjet e 2029. Nënvizon se nuk janë ankuar kurrë për vjedhje të votave siç bëri PD-ja. Për Sali Berishën thotë se kjo dosje është më e parëndësishmja, në krahasim me krimet që ka bërë në karrierën e tij politike. Kritikon Kodin Zgjedhor që deformoi rezultatin në favor të PD-PS, flet dhe për strategjinë e zgjedhjeve të pjesshme lokale

  • VIDEO

    Turqia ‘oaz’ relaksi ku shqiptarët shpenzojnë për pushime! Kreu i shoqatës së tur-operatorëve: Nuk preferojnë të pushojnë brenda vendit

    Për çdo vit po rritet numri i shqiptarëve, të cilët zgjedhin t’i kalojnë jashtë vendit ditët e pushimeve. Sipas tur-operatorit Besnik Vathi, Turqia mban vendin e parë për volumin e shpenzimeve nga shqiptarët. Sipas tij, pushimet brenda vendit janë të shtrenjta, për ata që kujtohen ditën e fundit për të prenotuar.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Qershor 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Myku në thonj & Thembrat e plasaritura, trajtimi natyral

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me djathë dhe salcë beshamel / Turli me perime / Supë me mish të grirë dhe kos.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Korrik, përkatësisht 30 Qershor – 6 Korrik, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, java nis me ndryshime dhe surpriza të papritura, nën ndikimin e lidhjes Afërditë–Uran, duke sjellë keqkuptime në punë dhe në jetën sociale. Por duke filluar nga e mërkura, kur Afërdita kalon në shenjën e Binjakëve, fillon një fazë më e lehtë dhe komunikative, ku mund të zgjidhim konfliktet dhe të vendosim më shumë qartësi. Lidhja pozitive Saturn–Neptun sjell stabilitet ekonomik, fillime të reja në karrierë dhe mundësi për dashuri të thella dhe të qëndrueshme. Romancat lulëzojnë, dhe shumë mund të hedhin hapa drejt lidhjeve serioze dhe emocioneve të vërteta.

    A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion i zakonshëm, por shpesh i nënvlerësuar. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë pse shfaqet myku i thonjve, cilët janë faktorët që e shkaktojnë këtë problematikë, e cila nëse nuk parandalohet në kohë mund të sjellë shumë shqetësime të metejshme. Si të dallojmë që herët simptomat më të zakonshme dhe si mund ta parandalojmë? Gjithashtu tregojmë cilat janë metodat më efektive shtëpiake pa përdorur kimikate për të trajtuar mykun e thonjve në mënyrë natyrale.

    A të janë çarë ndonjëherë thembrat aq sa ndihesh sikur po ecën mbi gjemba? Ky është një problem shumë i zakonshëm, sidomos gjatë stinëve të thata apo nëse qëndrojmë shumë në këmbë. Në “Bima dhe Shëndeti’ në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaqet kryesore të çarjes së thembrave, nga mungesa e lagështisë te mungesat ushqyese; rreziqet që sjellin çarjet e thella si infeksione, dhimbje apo dëmtim i mëtejshëm i lëkurës. Cilat duhet të jetë rutina e përditshme që ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës së thembrave dhe mbi të gjitha cili është trajtimi më i mirë natyral në kushte shtëpie për të mbyllur plasaritjet dhe çarjet e thembrave.

  • VIDEO

    Goditjet nga të nxehtit, Tomini për Report TV: Të evitohen daljet në orët e pikut! Kujdes edhe me ndryshimin e temperaturave, sjellin risqe

    Në një intervistë për Report TV, Tomini apeloi për më shumë kujdes gjatë ditëve të nxehta, veçanërisht fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe ata që janë të ekspozuar gjatë ditës. Rekomandoi shmangien e orëve të pikut, përdorimin e masave mbrojtëse ndaj diellit, kujdes në ushqim dhe në ndryshimin e temperaturave nga të freskëta në ambiente të mbyllura në të larta jashtë.

  • VIDEO

    Ngërçi politik, Elezi për Report Tv: Kosova në situatë të rëndë politike dhe sigurie

    Ashtu si edhe në seancat e kaluara deputetët një ditë më parë dështuan për herën e 38-të që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, Bedri Elezi tha se në vend është krijuar një situatë serioze.

  • VIDEO

    Dosja ‘Partizani’/ Andoni për Report Tv: Sfida që i bëri Berisha drejtësisë së re është për të vënë duart në kokë! Rinumërimi? Po zhvlerëson PD-në!

    Analisti dhe gazetari Ben Andoni flet për "Sot, Live në Shqipëri" mbi nisjen e procesit më të rëndësishëm gjyqësor në Shqipëri, mbi aferën e dosjes "Partizani", ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Pse thotë se 'nuk pret asgjë nga kjo drejtësi' dhe çfarë po tenton kreu i PD-së me strategjinë e procedurës. A po kërkon ta relativizojë çështjen dhe të fitojë kohë? pse i shmanget edhe analizës në PD pas humbjes më 11 maj?

  • VIDEO

    Ja pse po të çahen thembrat/ Ylli Merja tregon kurën natyrale që do ti bëjë thembrat të buta si bebe

    A të janë çarë ndonjëherë thembrat aq sa ndihesh sikur po ecën mbi gjemba? Ky është një problem shumë i zakonshëm, sidomos gjatë stinëve të thata apo nëse qëndrojmë shumë në këmbë. Në “Bima dhe Shëndeti’ në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaqet kryesore të çarjes së thembrave, nga mungesa e lagështisë te mungesat ushqyese; rreziqet që sjellin çarjet e thella si infeksione, dhimbje apo dëmtim i mëtejshëm i lëkurës. Cilat duhet të jetë rutina e përditshme që ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës së thembrave dhe mbi të gjitha cili është trajtimi më i mirë natyral në kushte shtëpie për të mbyllur plasaritjet dhe çarjet e thembrave.

  • VIDEO

    'Javë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë C', Gjoni për Report Tv: Piku do të jetë të mërkurën

    Kjo javë pritet të jetë përvëluese, me temperatura maksimale që të mërkurën pritet të arrijnë në 39 gradë në zonat e Ulëta

    • VIDEO

      Thonj të verdhë e me myk? Ja ç’po ndodh në trupin tënd / Si të ZHDUKËSH mykun në pak ditë

      A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion i zakonshëm, por shpesh i nënvlerësuar. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’ në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë pse shfaqet myku i thonjve, cilët janë faktorët që e shkaktojnë këtë problematikë, e cila nëse nuk parandalohet në kohë mund të sjellë shumë shqetësime të metejshme. Si të dallojmë që herët simptomat më të zakonshme dhe si mund ta parandalojmë? Gjithashtu tregojmë cilat janë metodat më efektive shtëpiake pa përdorur kimikate për të trajtuar mykun e thonjve në mënyrë natyrale.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv