• VIDEO

    Spahiu: Mafia italiane 'Cosa Nostra' nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarë për krime apo biznes

    Juristi Kreshnik Spahiu tha se mafia italiane nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarët për krime.

    Sipas tij, Shqipëria ka krimin më të zhurshëm, por që është larg sotifikimit. 

    ‘Edhe politika se di se ca është trafiku i hashashit i krahasojnë trafikantët e drogës shqiptar me Hamasin dhe Hasbullahun dhe se dinë se çfarë do të thotë trafikimi i lëndëve narkotike. Thonë Shqipëria është Kolumbi se mbjell disa parcela hashash. Krimi shqiptar është agresiv, jo vetëm ato grupe që merren me trafikim narkotikësh, por edhe të tjera. Por, mafia italiane ‘Cosa Nostra’ nuk pranon kurrë të bashkëpunojë me shqiptarë, as për krime, as për droge. Ende në Shqipëri është kjo që të fortët respektohen në provinca dhe kjo demostrohet nëpërmjet luksit, makinave, vilave dhe veshjeve të tyre, pra vetëm në Shqipëri ndodh që krimi do të vetidentifikohet dhe e kanë për borxh që të zihen edhe për këtë gjë që unë jam kapo. Ne kemi krimin më të zhurshëm në planet por është larg sotifikimit’, tha ai.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Ambasadori italian, Alberti për Report Tv: Shqipëria shumë pranë BE, partneriteti me Italinë strategjik! Do punojmë ngushtë me qeverinë e re

    Shqipëria është shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ndërsa vlerëson punën që ka bërë vendi ynë me reformat.

    • VIDEO

      Marrëveshja me Itali-Shqipëri për pensionet, Alberti për Report Tv: Rezultat i jashtëzakonshëm

      Një rezultat të jashtëzakonshëm e quan ambasadori Italian, Marco Alberti marrëveshjen Itali-Shqipëri për pensionet, nga e cila përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.

      “Një rezultat i jashtëzakonshëm, në pritje të cilit ishim prej vitesh. U përmbyll me sukses. Po flasim për rreth 500 mijë persona, pjesa më e madhe shqiptarë që kanë punuar në Itali. Jemi krenarë, sepse në me këtë marrëveshje patëm mundësi që t’u njohim atë që ata kanë dhënë për gjithë këto vete. Jam i bindur për energjitë që kanë ofruar shqiptarët në Itali, ka ardhur momenti që të arrijmë këtë sukses. Besoj se është një rezultat i jashtëzakonshëm”, tha Alberti në Report Tv.

    • VIDEO

      ‘Unë dhe djali jemi mirë’/Gjendet gruja me shami, burri e kërcënon:Allahu do ju dënojë!

       

      Arjana Alija, ka humbur çdo kontakt me familjen prej më shumë se një viti. Humbja e gjurmëve të saj ka tronditur të afërmit, të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e saj.Historia e Arjanës ka nisur pak vite më parë, kur ajo u dashurua me Ervin Marën, një lidhje që solli edhe lindjen e një djali, sot 2 vjeç. Lidhja e dy të rinjëve nuk u pranua nga familjarët e Arjanës, prandaj ajo iku pa i pyetur ata. Bashkëshorti e izoloi 26-vjecaren nga cdogjë, nuk e linte të kishte komunikim me familjarët, I vendosi shami në kokë dhe madje shumë herë e kycte në shtëpi.Prej dy vitesh ata nuk kanë më asnjë kontakt me Arjanën, të shqetësuar për të kanë bërë denoncime në polici, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për vendndodhjen e saj dhe djalit të mitur. Emisionin e datës 20 qershor mamaja dhe vjehrra e Arjanës u përballën live me një sërë akuzash ndaj njëra tjetrës, por asnjëra prej tyre nuk e di vendodhjen e ciftit dhe djalit 2 vjecar…

    • VIDEO

      Takimi i Ramës me fermerët në Cërrik, Altin Prenga për Report Tv: U fol hapur për problemet e bujqësisë, produket e shportës, TVSH të diferencuar nga të tjerat

      Sipërmarrësi në Agroturizëm Altin Prenga, i cili ishte edhe i pranishëm në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Cërrik për bujqësinë, tha se fokus ishin legalizimet e fermave dhe stallave, taksë e ulët për ata që punojnë tokat si edhe zhvillimi rural, i cili sipas tij është në rënie.

    • VIDEO

      Pispili me qepë të njoma nga zonja Albana

      Pispili me qepë të njoma

      Përbërësit:

      • 1 filxhan çaji miell misri
      • 2 kokrra vezë
      • 150-200 gr gjizë ose djathë i thërrmuar
      • 5-6 qepë të njoma
      • 1 tufë majdanoz ose koper
      • 1/2 filxhan vaj ulliri ose vaj luledielli
      • 1 lugë çaji kripë
      • Piper i zi, nenexhik, spec i kuq i ëmbël

      Përgatitja:

      Pastrojmë qepët e njoma dhe i grijmë hollë. I kaurdisim në një tigan me pak vaj derisa të zbuten, rreth 5-7 minuta. Në një tas të madh rrahim vezët, shtojmë gjizën e thërrmuar dhe i përziejmë mirë. Shtojmë qepët e kaurdisura, majdanozin/koprën e grirë, kripën, dhe erëzat që dëshirojmë. Gradualisht, shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë derisa të formohet një masë pak e trashë, si brumë i butë. Lyejmë një tavë me vaj dhe hedhim brumin, e rrafshojmë me lugë ose me dorë të lagur. Lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose me të verdhë veze për një ngjyrë të artë. E vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 200°C për 30-40 minuta, derisa të marrë një kore të bukur dhe të jetë pjekur edhe brenda.

      Këshilla nga Albana: Mund të shtosh dhe pak djathë të fortë për një shije më të thellë. Nëse dëshiron një pispili më të butë, shto pak kos ose ujë të ngrohtë në brumë. Mund ta shoqërosh me kos të ftohtë ose dhallë.

    • VIDEO

      Sallatë me kastravec nga zonja Albana

      Sallatë me kastravec

      Përbërësit:

      • 1 kastravec
      • 1 karrotë
      • 3-4 gjethe lakër të kuqe
      • 150 ml kos grek
      • 1 lugë gjelle majonezë
      • 1-2 lugë çaji mustardë
      • 2 lgj lëng limoni
      • 2 thelpinj hudhër
      • Kripë, piper
      • Kopër e freskët
      • Opsionale: pak mjaltë

      Përgatitja:

      Përziejmë përbërësit e dressingut në një tas të vogël: kosin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, hudhrën, kripën, piperin dhe mjaltin nëse duam një shije më të butë. Shtojmë dhe kopër nëse dëshirojmë. Përgatisim sallatën: grijmë trashë lakrën, kastravecin dhe karrotën. Hedhim salcën e marinimit dhe e përziejmë mirë. E vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta - 1 orë që të bashkohen shijet.

      Këshilla nga Albana: Nëse kërkon një version më të lehtë, pa majonezë dhe më me kos, ja një variant i thjeshtë: kos, lëng limoni, uthull e mustardë.

    • VIDEO

      Patëllxhanë të mbushur në disqe nga zonja Albana

      Patëllxhanë të mbushur në disqe

      Përbërësit:

      • 2 patëllxhanë mesatarë
      • 2 domate të kuqe
      • 200 gr kërpudha
      • 2 qepë të njoma ose të thata
      • 100 gr djathë i fortë që shkrihet
      • 2 kokrra vezë
      • 2-3 lugë miell
      • Kripë dhe piper
      • Vaj për skuqje

      Përgatitja:

      Presim patëllxhanët në rrathë të trashë (rreth 1.5–2 cm). Përdorim një rreth prerës ose thikë për të nxjerrë pjesën e mesit të çdo rrathi, duke lënë një "unazë" si kornizë. Pjesën e brendshme e grijmë imët për mbushje. Vendosim unazat e patëllxhanëve në ujë me pak kripë dhe i lëmë 10-15 minuta që të nxjerrin hidhësinë, më pas i shpëlajmë dhe thajmë me letër kuzhine. Skuqim kërpudhat me pak vaj dhe qepën. Shtojmë pjesën e grirë të patëllxhanëve dhe më pas domatet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe i  kaurdisim derisa të zbuten. I heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen pak. Kur masa të jetë e vakët, shtojmë vezët dhe djathin e grirë. Mbushim çdo unazë patëllxhani me këtë përzierje, i lyejmë me miell nga jashtë dhe i skuqim në vaj të ngrohur 2-3 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë.

      Këshilla nga Albana: Mund t’i pjekësh në furrë nëse dëshiron version më të lehtë: 200°C për 20–25 minuta. Mund të shtosh edhe pak majdanoz ose kopër për freski.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 3 korrik 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga Rama kalon në "skaner" bujqësinë te Berisha apelon për qeveri teknike sa më shpejt e deri tek një përgjigjie Argitës që kërkon provat për korrupsionin e saj dhe të Shkëlzenit.

    • VIDEO

      Rinumërimi, pse u tërhoq fituesja dhe Zegjine Caushi mbeti në Kuvend? Debate në studio | Repolitix

    • VIDEO

      Aksioni te Bankers, prapaskenat që sollën PRANGAT! Ja si do ndërhyjë shteti te NAFTA, debate

      Analisti Arben Meçe tha se kontrata e Bankers është më korruptivja në Shqipëri. Sipas tij, kjo kompani i ka sjell dëme serioze industrisë së naftës. Deputeti i PS, Petro Koçi tha se kriteret e kontratave mes kompanive të huaja dhe shtetit shqiptar duhet që të përcaktohen në Kushtetutë.

      • VIDEO

        Rinumërimi i votave, Pano Sako: PS-PD kundër votimit elektronik, për të manipuluar procesin nëpërmjet numëruesve

        Pano Sako nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka komentuar në emisionin ‘Repolitix’ rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit.

        Ai akuzoi PD dhe PS se kanë refuzuar që të votojnë votimin elektronik kur u diskutua për Kodin Zgjedhor, për të bërë manipulime të votave përmes numëruesve.

        ‘Videot e momenti kur hapen kutitë me rezultatet që kanë shënuar në procesverbal janë të ndryshme, mos shih këto kutitë që janë rregulluar tani. Të gjithë grupet e numërimit ishin brenda, nuk është se ka ndodhur në një tavolinë ishin të gjithë pjesë e kësaj skemë që prodhuan ato vota që ishin deformuar. Dhe nxori një problem të madh mënyra se si ne administrojmë zgjedhjet. Kur u diskutua kodi nuk u avancua ideja e votimit elektronik sepse ata donin që të bënin këto që bënë, sepse i duheshin numëruesit aty në tavolinë për të bërë këto që u bënë me votat. Ne pamë vetëm kaq, pra për disa qarqe po të hapim qarqet e tjera jam i sigurt që do të ketë të tjera deformime’, tha ai.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv