• VIDEO

    Kujdes zënka e debate në punë! Jorgo Pulla paralajmëron shenjat e…/ Horoskopi javor 30-6 Korrik

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Korrik, përkatësisht 30 Qershor – 6 Korrik, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, java nis me ndryshime dhe surpriza të papritura, nën ndikimin e lidhjes Afërditë–Uran, duke sjellë keqkuptime në punë dhe në jetën sociale. Por duke filluar nga e mërkura, kur Afërdita kalon në shenjën e Binjakëve, fillon një fazë më e lehtë dhe komunikative, ku mund të zgjidhim konfliktet dhe të vendosim më shumë qartësi. Lidhja pozitive Saturn–Neptun sjell stabilitet ekonomik, fillime të reja në karrierë dhe mundësi për dashuri të thella dhe të qëndrueshme. Romancat lulëzojnë, dhe shumë mund të hedhin hapa drejt lidhjeve serioze dhe emocioneve të vërteta.

  • VIDEO

    Turli me perime, sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana

    Turli me perime

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë mesatarë
    • 2 kungulleshka
    • 2 patate
    • 2 karota
    • 1 kokërr qepë
    • 3-4 speca (të kuq, jeshilë ose të verdhë)
    • 3-4 domate të pjekura mirë
    • 3-4 thelpinj hudhër
    • 80 ml vaj ulliri
    • 1 lugë kafeje sheqer
    • 1 spec djegës ose pak rigon
    • Kripë, piper i zi
    • Disa gjethe majdanozi ose borzilok

    Përgatitja:

    Qërojmë dhe presim patatet e karotat në copa mesatare. Patëllxhanët i presim, i kriposim pak që të nxjerrin hidhësinë dhe i shpëlajmë pas 20 minutash. Qepën e grijmë hollë, kungulleshkat në rrathë, ndërsa specat në shirita. Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë karotat dhe patatet, i lëmë 5 minuta duke i përzier. Shtojmë kungulleshkat, patëllxhanët dhe specat. Më pas shtojmë domatet e grira dhe sheqerin. I trazojmë pak minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë 1 gotë ujë të nxehtë (sa të mbulojë pak perimet). E mbulojmë me kapak dhe e lëmë gatimin të ziejë ngadalë për 35-40 minuta, derisa të zbuten të gjitha perimet dhe të krijohet një lëng i trashë. E lëmë të ftohet pak, e shërbejmë të ngrohtë ose në temperaturë dhome, me bukë të thekur, kos të freskët ose djathë të bardhë.

    Këshilla nga Albana: Turlinë mund ta bësh edhe në furrë: Pasi t’i kaurdisësh pak, shtoji domatet dhe piqet në furrë për 40-45 minuta në 180°C. Për shije më të veçantë, shto pak erëza si trumzë ose rigon gjatë zierjes.

  • VIDEO

    Supë me mish të grirë dhe kos nga zonja Albana

    Supë me mish të grirë dhe kos

    Përbërësit:

    • 300 gr mish i grirë
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
    • 1 qepë mesatare
    • 1 karotë
    • 1 lugë gjelle miell
    • 1 e verdhë veze
    • 300 ml kos i trashë
    • 1.2 litra ujë ose lëng mishi
    • Kripë dhe piper i zi
    • Pak majdanoz i freskët

    Përgatitja:

    Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë derisa të bëhet transparente, më pas shtojmë karotën dhe mishin e grirë. E skuqim mishin derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë miellin mbi përbërjen dhe e përziejmë për 1 minutë duke shtuar më pas ujin ose lëngun e nxehtë dalëngadalë. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 20 minuta. Ndërkohë në një tas, përziejmë të verdhën e vezës me kosin. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës, e përziejmë dhe e shtojmë tek supa. E lëmë supën dhe 2-3 minuta në zjarr, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë të ngrohtë, me majdanoz të freskët sipër.

    Këshilla nga Albana:  Mund të shtosh edhe pak oriz ose thekër për një supë më të dendur. Kosin mund ta zëvendësosh me dhallë për një version më të lehtë. E shijshme me bukë të thekur ose pak limon sipër në shërbim.

  • VIDEO

    Pastiçe me djathë dhe salcë beshamel nga zonja Albana

    Pastiçe me djathë dhe salcë beshamel

    Përbërësit:

    • 400 gr makarona
    • 250-300 gr djathë i bardhë
    • 50 gr gjalpë ose vaj ulliri

    Për salcën beshamel:

    • 50 gr gjalpë
    • 2 lugë gjelle miell
    • 500 ml qumësht
    • 1 vezë
    • Kripë, piper i zi, pak arrë moskat

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat në ujë me kripë për rreth 8 minuta dhe më pas i kullojmë. Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin. Shtojmë miellin dhe e përziejmë vazhdimisht për 2 minuta në zjarr të ulët, derisa të marrë një ngjyrë të lehtë. Shtojmë qumështin pak e nga pak duke e përzier pa pushim që të mos krijohen kokrriza. E lëmë beshamelin të trashet për 5-7 minuta në zjarr të ulët. Shtojmë kripë, piper dhe pak arrë moskat. E lëmë të ftohet pak, më pas shtojmë një vezë të rrahur dhe e përziejmë mirë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë ose vaj. Përziejmë makaronat me djathin e thërrmuar dhe shtojmë gjysmën e salcës beshamel. Hedhim këtë masë në tavë duke e niveluar mirë. Shtojmë sipër pjesën tjetër të salcës beshamel dhe pak djathë të grirë. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në 180°C për 30–35 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 30 qershor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga pas 35 vitesh Berisha në Gjykatë si i pandehur te Rama replika të ashpra me politikanin britanik e deri tek nga spital për fëmijë në burg për politikanë.

  • VIDEO

    Parku i humbur i Ahmet Zogut dhe 80 vitet ku populli nuk hynte dot! Amarcord - Report Tv

    Pas portës së hekurt të Pallatit të Brigadave, fshihet një park që pak sy e kanë parë, hapësirë e projektuar për mbretin, e ndërtuar nga arkitektët italianë, mbuluar sot mes pemëve të mbjella nga njeriu dhe nga natyra. Në këtë episod të Amarcord, Eljan Tanini ju çon në një shëtitje përmes rrugicave të një parku të mbyllur, ku historia, arkitektura fashiste dhe gjelbërimi mbretëror bashkohen në një rrëfim nostalgjik për Tiranën që mund të ishte. Kopshtet e Pallatit Mbretëror të Tiranës nuk janë vetëm një kujtim i së kaluarës monarkike, por edhe një simbol i hapësirave publike që qyteti ka humbur ndër vite. Midis bimësisë së egër dhe të butë, arkitekturës me shije italiane, zbulojmë një pjesë të Tiranës që i përket kujtesës por jo përditshmërisë. I ftuar në Amarcord, Arkitekti i peizazhit, Andi Papastefani.

  • VIDEO

    Veri-Jug/ Vreshtat me rrush në Zall Herr! Njihuni me agronomin Brahim Rrasa dhe Ibrahim Grifsha

    Ju ftojmë të shkojmë në Zall Herr miq, një fshat i madh në veri të Tiranës. Atje ku bujqit dhe fermerët e vegjël i janë përkushtuar shërbimeve të vreshtave të rrushit dhe punëve të tjera në stinën e nxehtë të verës.

  • VIDEO

    Vreshtat me rrush në Zall Herr l Veri jug

     

    Ju ftojmë të shkojmë në Zall Herr miq, një fshat I madh në veri të Tiranës. Atje ku bujqit dhe fermerët e vegjël i janë përkushtuar shërbimeve të vreshtave të rrushit dhe punëve të tjera në stinën e nxehtë të verës. Personazh të reportazhit janë agronomi 73 vjecar Brahim Rrasa dhe fermeri I vogël në vreshtari Ibrahim Grifsha që zotëron 15 dynym vreshta në fshatin Kallmet. Rrushi në vreshta, kryesisht shesh i zi, shesh i bardhë dhe tajgë. Ndiqni reportazhin Zall Herri me vreshta rrushi, të dielën, premierë ora 13 e 30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Gratë shtatzëna, ushtrimet fizike që duhet të kryejnë! A lehtësohet procesi i lindjes l Klinika 24

     

    Palestër në shtatzani ? Kësaj pikëpyetjeje i përgjigjet trajneria e fitnesit e cila përballet me nënat e reja dhe sqaron si ka ndryshuar mentaliteti ynë në vitet e fundit …

  • VIDEO

    Invalidizimi nga nekroza avaskulare, shtohen rastet pas pandemisë COVID l Klinika 24

     

    Gjithashtu një sëmundje ortopedike që invalidizon të rinjtë e paraqitet me raste të shtuara pas pandemisë Covid si nekroza avaskulare do te trajtohet nga mjeku në pjesën e dytë …

  • VIDEO

    Fëmijët tanë flasin me ChatGPT… por kush i dëgjon vërtet? A po zëvendësohen prindërit? l Klinika 24

     

    Nëse fëmijët e tu i kërkojnë këshilla Chat GBT, kush i dëgjon vërtet nevojat e tyre- marrëdhenia e adoleshentëve me inteligjencën artificiale vjen e shpjeguar nga psikologia në emisionin 'Klinika 24' këtë të shtunë…

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 28 qershor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga masakra ekologjike kërcënim për lumin Vjosa te harresa e qëllimshme e 11 majit e deri tek a është ky oficeri që rekrutoi Berishën?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv