-
VIDEO
Dritëhijet e 2 korrikut 1990, agjenturat e huaja apo Ramiz Alia i hapën ambasadat? Esencë
Ngjarjet dhe kriza e ambasadave, çfarë ndodhi saktë para dhe pas 2 Korrikut 1990, si e përjetoi këtë revolucion të papritur qeveria shqiptare e Ramiz Alisë dhe a kishin rol agjenturat e huaja? Cilat ishin pasojat?
-
VIDEO
Toni Gogu në Report Tv: Opozita gjuhë të ashpër kundër vendit, në Bruksel lavdërohet progresi! Zgjedhjet konkurruese, opozita kërkon alibi për humbjen
Deputeti socialist Tonin Gogu ka reaguar edhe ndaj pretendimeve të opozitës se pati vjedhje votash në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se hapja e kutive tregoi se nuk pati vjedhje të votave.
-
VIDEO
Sula për Report Tv: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet! Ca kokrra vijnë në parlament, i fusin një të qeshme dhe nuk mbajnë përgjegjësi për humbjen
Dashnor Sula tha se rinumërimi i kutive në Tiranë tregoi se Partisë Demokratike nuk i janë vjedhur zgjedhjet, por humbja vjen nga gabime strategjike dhe mungesë përgjegjësie brenda partisë. Ai theksoi se është duke përgatitur një platformë për ringritjen e PD-së, duke kërkuar hapësirë për të rinjtë.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Vëllain mos e kërko, ai ndodhet në Amerikë’/Pas 18 viteve zbulohet adresa e të humburit
Fran Marku është i riu nga Shkodra i cili rezulton i humbur që prej vitit 2007. Një nga pesë djemtë në një familje të madhe, Rute dhe Ndue kishin 6 djem dhe një vajzë. Nga fshati Fin i Vaut të Dejës, Frani sapo kishte mbaruar 8-vjeccaren, qëndronte asokohe në shtëpi për t’u ardhur në ndihmë prindërve në punët e përditshme. Ishte viti 2004 kur një prej vëllezërve, i cili jetonte në Itali, Ndreca vendos ta marri me vete të vëllanë Franin në Pavia. Frani punësohet në një fabrikë të përpunimit të lëndëve drusore dhe punon aty për afro tre vite. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta. Ajo që e pengonte qëndrimit e tij gjatë në shtetin italian ishte mospajisja me dokumenta. Në gusht të vitit 2006 Frani dhe Ndreca kthehen në Shqipëri, për të bërë dasmën e këtij të fundit. Pasi bënë dasmën Ndreca dhe bashkëshortja e tij rikthehen në Itali, ndërsa Frani jo. Ai vendos të nisej në Volos të Greqisë, në fund të shtatorit ku qëndroi për afro 3 muaj. Afrimi i festave të fundvitit bën që Frani të kthehet në Shkodër për të festuar me familjen. Askush nuk i dinte planet e ardhshme të 38-vjecarit, derisa ai i pati pohuar kunatës së tij se: “Unë do të iki në një vend shumë të largët, ikjen e kam 100% të sigurtë, por të lutem mos i trego familjes, derisa unë të shkoj “… Familjarët kujtojnë se pak pas kësaj bisede, ndërsa ishin në shtëpi sëbashku, Franit i bie telefoni dhe flet gjatë me një person të panjohuar pwr afro 1 orë. Nga pasditja rreth orës 17:00 Frani është parë të dalë nga shtëpia, por lë telefonin dhe në sirtar nuk i kishte marrë as paratë. Ishte nisur i veshur firmato dhe me vete kishte marrë vetëm pasaportën e tij.Kjo ikje e çuditshme e tij ka mbetur në kujtesën e familjarëve si një mister që la pas Frani. Ky largim i mistershwm ngre pikwpyetje tw mwdha. Që nga ajo ditë familja nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen apo fatin e Fran Markut. Shokët e tij dijnë të thonë të vetmin detaj, atë se dëshira e Franit kishte qenë gjithnjë të shkonte në një shtet të largët…emrin e të cilit nuk e mësuan kurrë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’ 27 Qershor 2025 – Receta/ Siguria rrugore: trafiku, aksidentet, skuterat/ Horoskopi për muajin Korrik
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kungulleshka, proshutë dhe djathë / Byrek tigani me djathë, kos dhe vezë / Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze.
Në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e sigurisë rrugore Fatmir Hasho, diskutojmë një nga sfidat kryesore që ndodhin çdo vit në Shqipëri – rrugët që nuk falin dhe kultura rrugore që shpesh rrezikon jetën e qytetarëve. Pse është vera kaq problematike për aksidentet? A ka një lidhje midis fluksit të emigrantëve dhe turistëve me mbingarkesën e qyteteve? Sidomos në fundjavë, trafiku bëhet kaotik, dhe qytetarët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta. Flasim gjithashtu për një fenomen gjithnjë e më shumë në rritje: përdorimin e skuterëve dhe monopatinave nga adoleshentët. A janë këto mjete të sigurta për moshën e re? Eksperti Fatmir Hasho shpjegon rreziqet që i kanosen fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe si duhet të trajtohet ky problem në nivel shtetëror dhe shoqëror. Kush mban përgjegjësi për aksidentet që ndodhin për shkak të përdorimit të këtyre mjeteve? Ndajmë informacione të vlefshme dhe këshilla praktike për të mbrojtur veten dhe të tjerët në rrugë. Pavarësisht nëse jeni shofer, këmbësor, ose përdorues i skuterëve, është e rëndësishme t’i jepni rëndësi sigurisë dhe të respektoni rregullat e qarkullimit!
Muaji Korrik sjell me vete ndryshime të papritura, sidomos në fushën e ekonomisë dhe marrëdhënieve personale. Me lëvizjen e Afërditës më 4 korrik, energjia do të jetë e gjallë, komunikimi më i hapur, por vendimet financiare duhen marrë me kujdes. Mërkuri në retrogradë në Luan, një shenjë që kërkon vëmendje dhe dominim, do të ndikojë në mënyrën si shprehim veten dhe si menaxhojmë egon. Mos u nxitoni, sidomos pas 14 korrikut, që është një datë me ndikim të fortë astrologjik! “Kjo është koha për të reflektuar, për të analizuar dhe për të marrë frymë thellë para çdo veprimi të madh. Nga mesi i muajit do të jemi disi skeptik me hyrjen e Uranit në Binjak, një planet që në këtë pozicion ka qenë në vitin 1948, do të shohim ndryshime në tregti e marrëveshje. Gjithashtu ndryshime të mëdha priten në komunikim, ku shenjat që ndikohen më tepër do të jenë Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit”, thekson astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli” duke vijuar me parashikimin e detajuar për çdo shenjë.
-
VIDEO
Kurti ftesë kryetarëve për një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, analistja: Reflektoi, por vonë
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha një ditë më parë se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët
-
VIDEO
Mbrojta, 5 % për Naton! Zbulohen shifrat marramëndëse të investimit në ushtri
-
VIDEO
Atentati ndaj tij në 2019, deputeti i zgjedhur i PD Arjan Ndoja: Plaurent Dervishajn e kam takuar një herë, babai i Julian Meçes punonte me ne
Ish-prokurori Arjan Ndoja, deputet i zgjedhur i PD në Durrës më 11 maj, dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj tij. Ndoja thotë se Dervishin e ka takuar njëherë, ndërsa të atin e Meçes e njeh pasi ka punuar me ta. Ai thotë se ende nuk e di arsyen e ngjarjes.
-
VIDEO
Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë! Gjoni për Report Tv: Edhe korriku do të jetë një muaj i nxehtë
Kjo fundjavë pritet të jetë përvëluese, me temperatura maksimale që të shtunën dhe të dielën pritet të arrijnë në 39 gradë në zonat e Ulëta. Problem, meteorologët cilësojnë nivelin e lartë të temperaturave minimale, duke vështirësuar përditshmërinë e secilit prej nesh.
-
VIDEO
Muaji i befasive, Korriku NUK FAL! Kujdes, rreziqe për këto shenja/ Horoskopi nga Jorgo Pulla
Muaji Korrik sjell me vete ndryshime të papritura, sidomos në fushën e ekonomisë dhe marrëdhënieve personale. Me lëvizjen e Afërditës më 4 korrik, energjia do të jetë e gjallë, komunikimi më i hapur, por vendimet financiare duhen marrë me kujdes. Mërkuri në retrogradë në Luan, një shenjë që kërkon vëmendje dhe dominim, do të ndikojë në mënyrën si shprehim veten dhe si menaxhojmë egon. Mos u nxitoni, sidomos pas 14 korrikut, që është një datë me ndikim të fortë astrologjik! “Kjo është koha për të reflektuar, për të analizuar dhe për të marrë frymë thellë para çdo veprimi të madh. Nga mesi i muajit do të jemi disi skeptik me hyrjen e Uranit në Binjak, një planet që në këtë pozicion ka qenë në vitin 1948, do të shohim ndryshime në tregti e marrëveshje. Gjithashtu ndryshime të mëdha priten në komunikim, ku shenjat që ndikohen më tepër do të jenë Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit”, thekson astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli” duke vijuar me parashikimin e detajuar për çdo shenjë.
-
VIDEO
Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një dyqani në Krujë, vetëm dëme materiale! Pronari i përfshirë në një rast dhune në 2022
Ngjarja është shënuar rreth orës 02:15, ndërkohë që raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihen ende arsyet, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe identifikimin e autorit/ve. Pronari i dyqanit rezulton emër i njohur për policinë.
-
VIDEO
Protesta e studentëve në Serbi, analistja për Report Tv: Vuçiç ka hedhur poshtë kërkesat e tyre për zgjedhje të parakohshme
Studentët në Serbi kanë paralajmëruar se nesër do të bëjnë një protestë në lidhje me pakënaqësitë për situatën me situatën socio-politike. Vuçiç ka deklaruar se ata që protestojnë nuk ia duan të mirën Serbisë.