-
VIDEO
Super byreçka të mbushura me mish dhe salcë kosi nga zonja Albana
Tortija - Petë të mbushura
Përbërësit:
- 4 petë tortija
- 2 gjokse pule
- 2 lugë majonezë ose salcë kosi
- 1 lugë mustardë
- 1 spec i kuq i vogël
- 2 vezë
- Djathë kaçkavall i grirë
- Cornflakes të thërmuara
- Kripë, piper, erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Përziejmë copat e mishit të pulës me majonezën, mustardën, specin dhe djathin e grirë. Shtojmë erëza sipas dëshirës. Vendosim mbushje mbi çdo petë tortija dhe i mbështjellim si roll (si byrek ose suxhuk). Më pas i rrotullojmë në vezë të rrahura dhe për t'i bërë krokante i kalojmë dhe në cornflakes të thërrmuar me dorë. I vendosim në një tavë me letër furre duke i hedhur pak djathë të grirë sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 20–25 minuta.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shoqëroni me salcë kosi, xaxiq ose një salcë me kos, hudhër dhe limon. Nëse doni shije më pikante, shtoni pak spec djegës në mbushje.
-
VIDEO
Rinumërimi për Tiranën vijon me të njëjtin ‘trend’! PD 418 vota që s’i takonin, PS 316 vota
Dita e shtatë e rinumërimit të votave për Tiranën. Janë hapur deri më tani 771 kuti, ku janë konstatuar gabime, por nuk prodhojnë ndryshime në rezultat.
-
VIDEO
Petulla krokante me sheqer pluhur nga zonja Albana
Petulla krokante me sheqer pluhur
Përbërësit:
- 2 vezë të plota
- 1 e verdhë veze
- 2 lugë gjelle sheqer
- 1 majë luge kripë
- 1 lugë gjelle rum ose vanilje
- 2 lugë gjelle kos ose pana
- 250 gr miell
- 1 lugë gjalpë i shkrirë
- Vaj për skuqje
- Sheqer pluhur për sipër
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin, kripën, kosin, vaniljen dhe gjalpin e shkrirë. Shtojmë miellin gradualisht dhe e punojmë brumin derisa të bëhet i butë, jo ngjitës. E mbështjellim me plastmas dhe e lëmë të pushojë 30 minuta në temperaturë ambienti. Më pas me okllai hapim një petë në trashësi sa më të hollë. Përdorim një gotë për të prerë rrathë dhe me ndihmën e një thikë i japim formën e luleve (5-6 prerje pa shkuar në mes). Lyejmë lehtë sipërfaqen me furçë me të verdhë veze dhe vendosim nga një shkop të hollë në qëndër të luleve për të ruajtur formën. Në një enë të thellë me vaj të nxehtë i skuqim për disa sekonda në secilën anë derisa të marrin ngjyrë të artë. Sapo të ftohen pak i pudrosim me sheqer pluhur.
-
VIDEO
Pulë me lëng limoni me një shije speciale nga zonja Albana
Pulë me lëng limoni
Përbërësit:
- 1 pule ose pjesë pule
- 50 ml vaj ulliri
- 1 limon (lëngu)
- 1 lgj niseshte
- Kripë, piper i zi
- Lëkurë e grirë limoni
Përgatitja:
Presim pulën në racione dhe e kaurdisim në një tigan me yndyrë duke shtuar pak kripë dhe piper. E lëmë derisa të zbutet mirë, të ketë kaluar në sotarizim (skuqje-zierje). Më pas shtojmë ujë dhe e lëmë pulën të ziejë. Tresim niseshten në lëngun e limonit dhe e shtojmë tek pula. Vendosim dhe pak lëkurë limoni të grirë imët dhe e lëmë derisa mishi të shkëputet nga kocka dhe më pas e kalojmë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 25 qershor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga SHBA-të ndalin luftën në Lindjen e Mesme te "dorëzohet" Berisha e deri tek kutitë u hapën, pushime të mbara!
-
VIDEO
'Magjia' që ndali LUFTËN, skenari që pritet për konfliktin Izrael-Iran! Sa rrezikohet Europa?
Për kryetarin e LRE, Arian Galdini lufta mes Iranit dhe Izraelit nuk ka mbaruar. Ai tha se lufta mund të mbarojë vetëm kur të ndryshohet regjimi në Iran. Ndërsa, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Brenton Kotorri të dyja vendet mund ta shkelin armëpushimin.
-
VIDEO
Sulmet Izrael-Iran/ Galdini: Lufta s’ka mbaruar! Tafani: Vetëm kur Teherani të heq dorë nga armët bërthamore! Gjoni: Armiku i tij janë Ajatollahët!
Për kryetarin e LRE, Arian Galdini lufta mes Iranit dhe Izraelit nuk ka mbaruar. Ai tha se lufta mund të mbarojë vetëm kur të ndryshohet regjimi në Iran. Ndërsa, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Brenton Kotorri të dyja vendet mund ta shkelin armëpushimin.
-
VIDEO
Berisha GËNJEU ndërkombëtarët, ja çfarë rrezikon Flamur Noka. Avokati zbulon fatin e Beqjes
-
VIDEO
Fatbardh Kadilli 'shuplakë' Berishës: Nuk vidhen 300 mijë vota! Argita apo Shkëlzeni në krye të PD?
Për ish- deputetin e PD Fatbardh Kadilli, edhe pse kreu i PD Sali Berisha humbi në zgjedhjet e 11 majit nuk do të largohet nga drejtimi i partisë. Kadilli tha se Berisha e ka synuar gjithmonë që të jetë lideri i opozitës dhe kjo ishte edhe arsyeja që mori pjesë në zgjedhje, ndonëse sipas tij, ishte i vetëdijshëm se nuk do të fitonte.
-
VIDEO
ALARM BOTËROR! Luftë e re Turqi-Izrael? Trump acarohet me Netanjahun | Frontline
-
VIDEO
Dosja K- Nestor Topençarov, torturat dhe presionet e hetuesit tim
Nestor Topençarov, është nëj qëndrestar ndaj diktaturës dhe një guximtar i kohëve që po jetojmë. Aktin e qëndresës e ndërmori në një moshë delikate dhe në rrethana po aq delikate. I kishin arrestuar babanë në verën e 1976, kur ai ishte student në prag të diplomimit. Ia kishin prerë në mes ëndrrën për tu diplomuar , nga auditoret në tiranë do të përfundonte në një fshat duke punuar në bujqësi, dhe jo shumë kohë pas të atit, do ta arrestonin edhe atë vetë. Gjatë gjithë kohës e kishin, ndjekur e përgjuar, e kishin nxitur që ti dilte kundër të atit kur ai ishte në proces hetimi, por Nestori kishte qëndruar i plëkundur në moralin e tij. Në fund e ksihin arrestuar dhe përfshirë në në hetuesi të vështirë me presione gjithfarëshe dhe tortura. Por ai sërish kishte bërë qëndresë. Po me dinjitet do të përballonte edhe gjyqin dhe dënimin me burg dhe sot, pasi ka marrë dhe studiuar në detaje gjithë dosjet e Sigurimit që lidheshin me familjen e tij, del para kameras dhe dëshmon si rallëkush tjetër, për të çuar në fund misionin e fundit që i ka vënë vetes në këtë jetë, për të dëshmuar të vërtetën!
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, Fatbardh Kadilli në Report Tv: Berisha nuk largohet nga PD edhe pas humbjes! Demokratët të zgjedhin, do i shërbejnë Shqipërisë apo Berishës
Për ish- deputetin e PD Fatbardh Kadilli, edhe pse kreu i PD Sali Berisha humbi në zgjedhjet e 11 majit nuk do të largohet nga drejtimi i partisë. Kadilli tha se Berisha e ka synuar gjithmonë që të jetë lideri i opozitës dhe kjo ishte edhe arsyeja që mori pjesë në zgjedhje, ndonëse sipas tij, ishte i vetëdijshëm se nuk do të fitonte.