• VIDEO

    Speca të pjekur me kos, djathë dhe majdanoz nga zonja Albana

    Speca të pjekur me kos, djathë dhe majdanoz

    Përbërësit:

    • 1 kg speca të kuq mishtorë
    • 3 vezë
    • 1 lugë miell
    • 500 gr kos të trashë ose ajkë
    • 1 tufë majdanoz
    • 100 gr kaçkavall
    • Djathë i bardhë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Specat i lajmë, i fshijmë, i pjekim dhe më pas i qërojmë dhe u largojmë farat. I pudrosim me pak miell, i kalojmë në vezë të rrahura dhe i skuqim pak në vaj të nxehtë. Një të tretën e specave të fërguar i palosim në një tavë, mbi to hedhim kosin e përzier me djathë. Mbi djathë hedhim majdanozin e grirë hollë. Njëlloj veprojmë edhe me dy të tretat e specave, me radhë speca, kos me djathë e majdanoz. Në fund bëjmë një spërkatje me djathë kaçkavall dhe i vendosim në furrë të nxehtë pak minuta derisa të shkrihet djathi.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 qershor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga NATO rrit investimet në mbrojtje dhe samiti i 2027-ës do mbahet në Shqipëri te Luan Baçi shpërthen ndaj Bardhit, Boçit e Bylykbashit e deri tek Superiorja me "Final 4" edhe për një sezon.

  • VIDEO

    Lajmi 'bombë', 10 deputetë të PD do shkojnë te Rama! Ja ç'ndodh me grupin e Bardhit l Repolitix

     

    Për Halit Valterin deri më tani është parë se gabimet e gjetura nga rinumërimi janë minimale. Ai tha se PS do të fitonte sërisht përballë kësaj opozitë që kemi sot. Avokati Përparim Çaça tha se PD me kërkesën për rinumërimin e votave tregoi se nuk u beson numëruesve të saj dhe ja beson votën KQZ që ta rinumërojë.

  • VIDEO

    ‘Një nga ne’ / Dita e Ziso Mushës në Portëz të Fierit: Kam 50 vite që gdhend drurin, porositë më vijnë nga SHBA dhe Kanadaja

    Prej gjysmë shekulli, Ziso Musha i ka qëndruar besnik artit të gdhendjes së drurit. Ora 7 e mëngjesit, e gjen çdo ditë në punishten e tij në Portëz të Fierit, mes aromës së drurit dhe zhurmës së makinerive. Ka dalë në pension, por pasioni e mban ende të lidhur me këtë zanat.

  • VIDEO

    Alibeaj për Report Tv: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut, PD i shiti zgjedhjet

    Enkelejd Alibeaj tha se rinumërimi i votave është një justifikim banal nga Sali Berisha për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit dhe se opozita i ka shitur ato që më parë, duke e komprometuar veten. Ai theksoi se shqiptarët dhanë një mesazh të qartë se nuk i besojnë më PD-së dhe Berishës.

  • VIDEO

    NATO miratoi rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, Kamberi për Report Tv: Ndjejnë nevojën të mbrohen! S'ka armëpushim të afërt Rusi-Ukrainë

    Për ekspertin e Çështjeve Ndërkombëtare Geron Kamberi, miratimi i vendimit nga vendet anëtare të NATO-s që të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035 tregon se vendet ndjejnë nevojën që të mbrohen.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Vajza e akuzoi për përdhunim, djali për dhunë’/ Gjyshja: Për letra lënduat babain tuaj

     

    E nisi jetën me sakrifica për tu dhënë fëmijëve një të ardhme më të mirë, por përfundoi pas hekurave, I braktisur dhe I akuzuar nga vetë ata…Zoje Kurti, një 77-vjeçare nga qyteti i Durrësit, do të rrëfej sot historinë e Skënderit, djali të saj cili ndodhet aktualisht në burg. Prej dy muajsh, e moshuara jeton e vetme, ndërsa djali është arrestuar për herë të dytë, pas denoncimit të fëmijëve të tij.Skënderi, djali i Zojes, kishte ndërtuar një familje me bashkëshorten Mirandën, me të cilën solli në jetë dy fëmijë. Për vite të tëra, ai emigroi në Itali për të siguruar jetesën, ndërsa bashkëshortja nuk pranoi të shkonte me të dhe, sipas familjarëve, shfaqte xhelozi dhe konflikt për mungesën e tij të vazhdueshme.Kur vajza e tyre, Klea, ishte 13 vjeçe, ajo i kërkoi të atit ta merrte në Itali, pasi përballej me bullizëm në shkollë. Skënderi e mori me vete dhe ajo nisi shkollën në Milano por pas disa ditësh mungese në orët e mësimit, mësuesit njoftuan babain. Pas një debati për shkollën, vajza e denoncoi të atin në polici, duke e akuzuar për tentativë abuzimi seksual. Ai u arrestua dhe u dënua me 5 vite burg, ndërsa e mitura u vendos në një qendër sociale.Gjatë kohës që Skënderi vuante dënimin, bashkëshortja dhe fëmijët u zhvendosën përfundimisht në Itali, ku vazhduan jetën pa të. Pas daljes nga burgu, ai u kthye pranë nënës së tij në Durrës, duke kërkuar një jetë të qetë dhe larg gjithçkaje që kishte përjetuar. Por fati I kishte rezervuar dicka tjetër...Dy muaj më parë, djali I Skenderit, u kthye në Shqipëri dhe e dhunoi dhe fyeu të atin, më pas e denoncon për dhunë në familje. Si pasojë, Skënderi u arrestua sërish.Zoje nuk beson asnjë nga akuzat dhe kërkon të vërtetën për te birin e saj, duke kërkuar një përballje me nipin e mbesën

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Qershor 2025 – Receta/ Çrregullimet hormonale/ Vlerat e Fikut/ Arti i rezinit

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me lëng limoni / Tortija - Petë të mbushura / Lule të skuqura krokante me sheqer pluhur.

    Çrregullimet hormonale: Armiku i padukshëm i grave moderne! Një nga sfidat më të mëdha që po përballemi sot janë çrregullimet hormonale, gjithnjë e më të zakonshme, duke prekur një numër të madh të grave. Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për ndikimin e faktorëve të ndryshëm si stresi, gjumi dhe ushqimet në balancën hormonale të grave. Çrregullimet hormonale janë një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm, por shpesh ato mbeten të padukshme dhe të paidentifikuara. Si ndikojnë hormonet në trupin tonë dhe si mund t’i mbajmë ato në ekuilibër përmes ndryshimeve të thjeshta në stilin e jetesës. Cilat janë ato shenjat që tregojnë çrregullime hormonale dhe mënyrat më të mira për të rregulluar balancën e hormoneve, duke përfshirë këshilla për një dietë të shëndetshme, menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Një udhëzues i shkëlqyer për gratë që duan të kujdesen për shëndetin e tyre hormonal dhe të ndjehen më mirë çdo ditë!

    Fiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme. Ata janë të pasur me potasium, kalcium, magnesium, hekur, si dhe janë një burim i mirë me antioksidantë, me vitaminë A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie. Të konsideruar si një nga frutat më të vjetra në botë, fiqtë datojnë që në dokumentet e para historike dhe janë përdorur si kurues për një sërë problematikash shëndetësore. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti Altin Joka na tregon vlerat befasuese të fiqve dhe pse ato duhen konsumuar në sezonin e tyre.

    Si mund një material i rrjedhshëm, si rezini, të kthehet në vepra arti që magjepsin? Udhëtojmë në botën e artit të rezinit me mjeshtren Aida (Kristina) Mançja Dhaskalopulu, një artiste shqiptare që jeton jashtë, e cila e ka kthyer pasionin për krijimtarinë në një formë shprehjeje të jashtëzakonshme. Ajo na tregon sesi nisi rrugëtimi i saj me rezinin, teknikat kryesore që përdor në punimet artistike, procesin nga ideja deri te vepra përfundimtare, si frymëzohet dhe çfarë mesazhi përcjell me artin e saj, duke na treguar dhe disa punime të cilat i ka sjellë dhe personalizuar enkas për stafin e “Rreze Dielli” duke treguar dhe lidhjen e veçantë që ka me këtë emision.

  • VIDEO

    Shqipëria zgjidhet Presidente e Konferencës Ndërkombëtare për Informimin, Dervishi për Report Tv: Ky është një standard për Shqipërinë

    Shqipëria është zgjedhur unanimisht në krye të Presidencës së Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC). Lidhur me këtë çështje ka folur për Report Tv dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit në Shqipëri, Besnik Dervishi. Dervishi tha se kjo shënon një standard për Shqipërinë.

  • VIDEO

    Vlera befasuese / FIKU ‘kurues’ nga kolesteroli, tensioni te stomaku…/Altin Joka: Ja sa të konsumoni

    Fiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme. Ata janë të pasur me potasium, kalcium, magnesium, hekur, si dhe janë një burim i mirë me antioksidantë, me vitaminë A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie. Të konsideruar si një nga frutat më të vjetra në botë, fiqtë datojnë që në dokumentet e para historike dhe janë përdorur si kurues për një sërë problematikash shëndetësore. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti Altin Joka na tregon vlerat befasuese të fiqve dhe pse ato duhen konsumuar në sezonin e tyre.

  • VIDEO

    ‘Arti që rrjedh’ Krijimet unike të Aida Mançja me rezinë

    Si mund një material i rrjedhshëm, si rezini, të kthehet në vepra arti që magjepsin? Udhëtojmë në botën e artit të rezinit me mjeshtren Aida (Kristina) Mançja Dhaskalopulu, një artiste shqiptare që jeton jashtë, e cila e ka kthyer pasionin për krijimtarinë në një formë shprehjeje të jashtëzakonshme. Ajo na tregon sesi nisi rrugëtimi i saj me rezinin, teknikat kryesore që përdor në punimet artistike, procesin nga ideja deri te vepra përfundimtare, si frymëzohet dhe çfarë mesazhi përcjell me artin e saj, duke na treguar dhe disa punime të cilat i ka sjellë dhe personalizuar enkas për stafin e “Rreze Dielli” duke treguar dhe lidhjen e veçantë që ka me këtë emision.

  • VIDEO

    Çrregullimet hormonale ARMIKU i grave / 3 sekretet si t’i rregullosh nga Altin Joka

    Çrregullimet hormonale: Armiku i padukshëm i grave moderne! Një nga sfidat më të mëdha që po përballemi sot janë çrregullimet hormonale, gjithnjë e më të zakonshme, duke prekur një numër të madh të grave. Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për ndikimin e faktorëve të ndryshëm si stresi, gjumi dhe ushqimet në balancën hormonale të grave. Çrregullimet hormonale janë një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm, por shpesh ato mbeten të padukshme dhe të paidentifikuara. Si ndikojnë hormonet në trupin tonë dhe si mund t’i mbajmë ato në ekuilibër përmes ndryshimeve të thjeshta në stilin e jetesës. Cilat janë ato shenjat që tregojnë çrregullime hormonale dhe mënyrat më të mira për të rregulluar balancën e hormoneve, duke përfshirë këshilla për një dietë të shëndetshme, menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Një udhëzues i shkëlqyer për gratë që duan të kujdesen për shëndetin e tyre hormonal dhe të ndjehen më mirë çdo ditë!  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv