• VIDEO

    Skuterat BOMBË me Sahat | Eksperti apel prindërve: Kujdes me monopatinat e fëmijëve

    Në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e sigurisë rrugore Fatmir Hasho, diskutojmë një nga sfidat kryesore që ndodhin çdo vit në Shqipëri – rrugët që nuk falin dhe kultura rrugore që shpesh rrezikon jetën e qytetarëve. Pse është vera kaq problematike për aksidentet? A ka një lidhje midis fluksit të emigrantëve dhe turistëve me mbingarkesën e qyteteve? Sidomos në fundjavë, trafiku bëhet kaotik, dhe qytetarët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta. Flasim gjithashtu për një fenomen gjithnjë e më shumë në rritje: përdorimin e skuterëve dhe monopatinave nga adoleshentët. A janë këto mjete të sigurta për moshën e re? Eksperti Fatmir Hasho shpjegon rreziqet që i kanosen fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe si duhet të trajtohet ky problem në nivel shtetëror dhe shoqëror. Kush mban përgjegjësi për aksidentet që ndodhin për shkak të përdorimit të këtyre mjeteve? Ndajmë informacione të vlefshme dhe këshilla praktike për të mbrojtur veten dhe të tjerët në rrugë. Pavarësisht nëse jeni shofer, këmbësor, ose përdorues i skuterëve, është e rëndësishme t’i jepni rëndësi sigurisë dhe të respektoni rregullat e qarkullimit!

  • VIDEO

    Po rinumërohen kutitë e fundit në Tiranë, PD humb më shumë vota! Bien pretendimet e Metës në Kavajë

    Po rinumërohen kutitë e fundit në Tiranë. Rezultatet e deritanishme kanë treguar gabime, por që nuk kanë prodhuar asnjë ndryshim në rezultat.

  • VIDEO

    Tavë me kungulleshka, proshutë dhe djathë nga zonja Albana

    Tavë me kungulleshka, proshutë dhe djathë

    Përbërësit:

    • 60 gr gjalpë
    • 3 kungulleshka
    • 4 vezë
    • 100 gr kos
    • 200 gr proshutë
    • 120 gr djathë kaçkavall ose mozzarella
    • 1 qepë e vogël
    • 2 domate (opsionale)
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një enë të madhe përziejmë vezët me gjalpin e butë, kosin, kripën dhe piperin. I rrahim mirë derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë proshutën të prerë në copa të vogla dhe djathin e grirë. Qërojmë dhe grijmë kungulleshkën në shirita të hollë, gjithashtu dhe qepën. I shtojmë të gjitha në përzierje dhe i trazojmë mirë. I hedhim në një tavë të lyer me vaj ose të shtruar me letër pjekjeje. Mund t’i vendosim sipër edhe feta domate për një pamje të bukur. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

    Këshilla nga Albana: Shijon shumë si e ngrohtë ose e ftohtë. Mund ta përgatitësh edhe në forma të vogla për servirje individuale. Për një variant më të lehtë, përdor djathë light dhe kos pa yndyrë.

  • VIDEO

    Byrek tigani me djathë, kos dhe vezë nga zonja Albana

    Byrek tigani me djathë, kos dhe vezë

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 250-300 gr miell
    • 1/2 lugë çaji kripë
    • 180-200 ml ujë i vakët
    • Pak vaj për lyerjen e petëve

    Për mbushjen:

    • 250 gr djathë i bardhë ose djathë me gjizë
    • 1 lugë gjelle kos
    • 1 e verdhë veze (opsionale)

    Përgatitja:

    Në një enë përziejmë miellin me kripën dhe shtojmë ngadalë ujin. Zëmë një brumë të butë dhe e punojmë për 5-7 minuta. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Përziejmë djathin me të verdhën e vezës dhe kosin. Ndajmë brumin në toptha. Hapim çdo topth në petë të hollë me petës. Vendosim mbushjen në qendër, e mbyllim si zarf ose e rrotullojmë si byrek role. Lyejmë pak tiganin me vaj dhe pjekim byrekun në zjarr mesatar derisa të marrë ngjyrë të artë në të dyja anët. Mund t’i lyejmë sipër me pak gjalpë të shkrirë për më shumë shije.

  • VIDEO

    Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze nga zonja Albana

    Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze

    Përbërësit:

    • 300 gr makarona
    • 3-4 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1/2 lugë çaji piper
    • 1 lugë çaji hudhër pluhur (opsionale)
    • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
    • 80 gr djathë i grirë
    • Salcë domate ose salcë kosi për shoqërim

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat sipas udhëzimeve në paketim, i kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. I hedhim më pas në një tas të madh, shtojmë vajin, erëzat, kripën dhe djathin e grirë. I hapim mirë në një tavë mbi letër pjekjeje dhe i vendosim në furrë në 200°C për 20-25 minuta derisa të bëhen krokante. I shërbejmë me salcë domate kremoze ose salcë kosi me hudhër.

    Këshilla nga Albana: Mund t’i bësh edhe me salcë pesto, djathë gorgonzola ose me erëza pikante.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 27 qershor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga PD sherr me PS për Avokatin e Popullit te Meta "shet" Kryemadhin për të shpëtuar veten e deri tek shqiptar apo kosovar?

  • VIDEO

    PARALAJMËRIMI/ Serbia do sulmojë Kosovën? Shqipëria e paarmatosur në rast sulmi | Frontline

     

    Për ekspertin e Sigurinë Fatjon Softa, presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur presion për të detyruar vendet anëtare të NATO-s që të rrisin buxhetet e mbrojtjes. Ish- gjenerali dhe studiuesi Sulejman Abazi, i ka cilësuar vendimet e marra në samitin e NATO-s si të drejta dhe të domosdoshme për përballimin e sfidave të sigurisë.

  • VIDEO

    Monopatinat elektrike/ Eksperti Rrugor në Report Tv: Të rrezikshme, s’duhet të përdoren nga fëmijët! Gazetari: Askush s' mban kasë mbrojtëse

    Eksperti Rrugor Arben Luzi, tha se monopatinat janë mjete të rrezikshme për të qarkulluar në rrugë dhe s’duhet që të përdoren nga fëmijët. Gazetari Sokol Dema, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të aksidenteve rrugore të shkaktuara nga monopatinat dhe motoçikletat. 

  • VIDEO

    Pa Gjurmë-’O bashkë ose të dy në botën tjetër’/Mesazhet k*rcënuese mes çiftit,ndërhyn vjehrra:Nusja…

    Një gjyshe në kërkim të nipërve të saj të mitur, me të cilët nuk është takuar prej 6 muajsh… është kjo historia që do të vijë pasditen e sotme e rrëfyer nga Shpresa Llukaj, 56-vjeçarja nga Puka. Historia e 56 vjecares e ka zanafillën që në vitin 2022 kur nusja largohet nga shtëpia me dy fëmijët, duke u ndarë nga bashkëshorti Besard Kadria. Fillimisht çifti jetonte në Tiranë dhe shkonin mirë me njëri tjetrin. Kur dukej se çdo gjë ishte bë rregull, mes tyre lindën mosmarrëveshjet dhe për shkak të tyre ata u ndanë fizikisht. Nusja me dy djemtë shkuan në Pukë dhe qëndronin me famlijen e nënës, ndërsa babai ruante kontakte të rregullta me ta. Ishte muaji dhjetor i vitit 2024 kur nëna dhe djemtë e mitur largohen pa dhënë asnjë informacion. Babai ka bërë një kallëzim në polici për fëmijët, por deri më tani asgjë konkrete… Sot në studio Shpresa kërkon me ngulm një kontakt me nipërit e saj, pasi prej 6 muajsh nuk ka mundur as ti shohë dhe as t’u dëgjojë zërin, ndërsa malli e merr çdo ditë e më tepër.

  • VIDEO

    Flet shqiptari nga Irani: Ndërkohë që këtu luftohej, populli bënte dasma! Tehrani nuk e konsideron vend armik Shqipërinë

    Presidenti iranian dhe Izraeli kanë arritur armëpushim pas një konflikti 12-ditor me mijëra viktima, ndërsa në Teheran situata është normale dhe njerëzit vijojnë jetën si zakonisht, madje edhe me dasma gjatë luftës. Një shqiptar që jeton prej 10 vitesh në Iran thekson se grupet opozitare nuk kanë mbështetje në vend dhe Shqipëria nuk shihet si armike nga Irani, përkundrazi konsiderohet vend i vogël nën presionin e fuqive të mëdha.

  • VIDEO

    Tavë me spinaq, kos dhe vezë nga zonja Albana

    Tavë me spinaq, kos dhe vezë

    Përbërësit:

    • 500 gr spinaq
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 qepë mesatare
    • 3-4 vezë
    • 400 ml kos natyral
    • 2 lugë gjelle miell
    • 1 lugë çaji kripë
    • Pak piper i zi
    • Pak gjalpë për tavën
    • Djathë i bardhë i thërrmuar

    Përgatitja:

    Në një tigan kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim për disa minuta derisa të ulë vëllimin dhe të avullojë lëngu. Në një enë rrahim vezët me kripë dhe piper. Shtojmë kosin dhe miellin, i përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene pa kokrriza. Shtojmë spinaqin e ftohur pak në përzierjen me kos dhe vezë. Lyejmë tavën me pak gjalpë, hedhim përzierjen në tavë dhe nëse dëshirojmë shtojmë pak djathë të bardhë sipër. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 35-40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

    Këshilla nga Albana: Mund të shtoni pak kopër të freskët ose nenexhik për aromë. Kjo tavë shoqërohet shumë mirë me një sallatë të freskët dhe një gotë dhallë.

  • VIDEO

    Savarin me rrush të thatë, ëmbëlsira e kekut të sherbetosur nga zonja Albana

    Savarin me rrush të thatë

    Përbërësit:

    • 350 gr miell
    • 1 lugë maja
    • 4 lugë qumësht
    • 50 gr gjalpë
    • 2 vezë
    • 1 bustinë vanilje
    • 1 majë thike kripë
    • 50 gr rrush të thatë
    • Lëvore portokalli

    Për shurupin:

    • 150 gr sheqer
    • 50 ml rum
    • Lëngu i 1 portokalli

    Për dekor:

    • 3 lugë marmeladë portokalli
    • 2-3 lugë ajkë
    • Feta portokalli
    •  

    Përgatitja:

    Në masën e miellit të situr, hedhim majanë e ardhur me qumësht të vakët. Shtojmë vezët e tundura, sheqerin, vaniljen, lëvoren e portokallit të kaluar në rende, kripë dhe gjalpë të shkrirë. E trazojmë mirë derisa të formohet një brumë i ngjeshur, por i lëmuar. Shtojmë rrushin e thatë dhe brumin e ngjeshim duke i dhënë formën e rolesë dhe më pas të kurorës. E vendosim në një tavë keku të lyer me yndyrë. E mbulojmë me plastmas dhe e lëmë në vend të vakët për 1 orë, derisa të dyfishohet masa e brumit. Më pas e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 190 gradë për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe të nxehtë e hedhim mbi savarin e pjekur dhe të ftohur (pasi e kemi shpuar në disa vende). Në fund nxehim marmeladën me 2 lugë ujë dhe me të lyejmë ëmbëlsirën. Në mes e zbukurojmë me ajkë të rrahur dhe në anësore vendosim feta portokalli të cilat i kemi zier me sherbetin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv