-
VIDEO
E FORTË/ Irani, plan të bombardonte kampin në Shqipëri! Skenarët e luftës dhe frika në Ballkan
Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga tha se qëndrimi i Shqipërisë është në një linjë me qëndrimin e vendeve të NATO-s.
-
VIDEO
‘Isha në Liban kur Izraeli sulmoi Iranin’, Galdini: Ushtria libaneze erdhi në hotel, na dërguan menjëherë në aeroport
Kryetar i LRE, Arian Galdini tha se ishte në Liban ditën kur Izraeli sulmoi Iranin.
Galani tha se të gjithë personat që kishin udhëtime, janë dërguar menjëherë në aeroport për të pritur aty orarin e fluturimit.
'Unë isha në Liban atë ditë kur Izraeli sulmoi Iranin dhe ka qenë një orë diferencë para se të mbyllje aeroporti i Bejrut. mesa di ka njerëz që kanë mbetur ende atje që ishin pjesë e të njëjtit aktivitet dhe janë duke u nisur fluturimet pak nga pak. Ne na erdhën në hotel ushtria libaneze dhe ata duhet ta kenë ditur se do të kishte një sulm ata na kërkuan që të kalonim natën në aeroport dhe më pas secili të priste fluturimin e vet. unë e kisha në mëngjes fluturimin në Stamboll sepse e kisha në orën 6 të mëngjesit', tha ai.
-
VIDEO
Shqipëria ishte në qendër të sulmeve nga Irani? Beqa: Mbrohet nga NATO, s’kemi mbrojtje kundërajrore
Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mentor Beqa teksa u pyet nëse ka pasur një plan për tu sulmuar nga Irani, ai tha se nuk ka pasur ndonjë konfirmuar zyrtar nëse ka pasur një plan të tillë.
Beqa tha se Shqiëria mbrohet nga neni 5 i NATO, ndërsa theksoi se vendi ynë nuk ka mbrojtje kundërajrore.
'Nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për sulme nga Irani në Shqipëri. Shqipëria është vend anëtar i natos dhe mbrohet nga neni 5 i NATO. Duhet thënë se Shqipëria është e zbuluar nga mbrojtja ajrore, por është e mbrojtur nga NATO. Shqipëria vet nuk ka asnjë kapacitet për mbrojtje, por mbështet mbi sistemin e paralajmërimit të hershëm që kanë SHBA dhe Britania e madhe që lajërmojnë për raketa. Shqipëria nuk ka mbrojtje kundërajrore’, tha ai.
-
VIDEO
Sulmet Izrael- Iran, Prega: Qëndrimi i Shqipërisë në një linjë me NATO! Tafani: Ja cili shtet mund të zgjidh konfliktin! Shala: Teherani do bombardonte kampin e muxhahedinëve në Shqipëri!
Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku eksperti i sigurisë, Xhavit Shala tha se Irani kishte plan të bombardonte kampin e muxhahedinëve në Shqipëri.
-
VIDEO
Votat e bandave në Elbasan? Mazniku thyen heshtjen: Ja sekreti për fitoren
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se problematikat nga rinumërimi në Elbasan kanë qenë të vogla dhe nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Ai tha se rinumërimi i votave po përdoret si alibi nga PD për humbjet që mori në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Kërcënim bërthamor? SHOKON Panariti: Iran vs. Izrael, SHBA gati për ndërhyrje
-
VIDEO
Rinumërimi i votave në Elbasan, ministri Mazniku: Pa asnjë ndikim në rezultat, PD po e përdor si alibi për humbjen! Mohon kandidimin për kryebashkiak të Tiranës
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se problematikat nga rinumërimi në Elbasan kanë qenë të vogla dhe nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Ai tha se rinumërimi i votave po përdoret si alibi nga PD për humbjet që mori në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Paralajmërimi i Kara-s për Report Tv: Rinumërimi një shashkë e PD-së për të justifikuar humbjen, tani nisin problemet e brendshme! Noka dhe Vokshi sherr mes njëri-tjetrit
Juristi Romeo Kara deklaroi se rinumërimi i votave është një shashkë e PD-së për të justifikuar humbjen, pasi diferencat janë të vogla dhe pa ndikim në rezultat. Ai parashikon nisjen e përplasjeve të brendshme në PD, duke përmendur edhe debatin mes Nokës dhe Vokshit si shenjë të humbjes së kontrollit nga Berisha.
-
VIDEO
Kuçana për Report Tv: Votat brenda PD u trafikuan, të rinumërohen të gjitha kutitë në Durrës! Do shkoj deri në Strasburg, analizë dhe reformim në parti
Kandidatja demokrate në qarkun Durrës, Ilirjana Kuçana, tha gjatë intervistës sot në “Studio Live” se beteja e saj për transparencën e votës do shkojë deri në fund, me ankimime deri në Kushtetuese dhe Strasburg. E bindur se pati devijim te kandidatë të tjerë. Kërkon edhe analizën e thellë dhe reflektimin në parti, me përgjegjësi për gjithsecilin, përveç kryetarit Berisha
-
VIDEO
Arrestohet p*rdhunuesi/ Familjarët e ish-të dënuarit: Ishte kushëriri, AND-ja e vërtetoi
Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Burbullinjë të Lushnjes në maj të vitit 2024. Një vajzë 24-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj u paraqit në komisariat duke bërë denoncim se ka qenë viktimë e një marrëdhënieje seksuale me dhunë, dhe si pasojë kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi u bë në 10 maj ndërsa 14 ditë më pas policia arrestoi Luan Topin një 63 vjeçar bashkëfshatar si autorin e dyshuar. E pyetur nga nëna, vajza ka treguar se ishte fqinji ai që e ka gënjyer duke e futur të renë në furgonin e tij me të cilin punonte në transportin e mallrave, ku sipas akuzave dyshohet se ka abuzuar me të renë.Pas këtij denoncimi policia e Lushnjës ka bërë procedurat paraprake ku ka marrë denoncime dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje. Menjëherë uniformat blu kanë arrestuar fqinjin 63-vjeçar, Luan Topin i cili dyshohej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmFier, i caktoi 63-vjeçarit nga Burbullinja e Lushnjës masën e sigurisë "Arrest në burg". Por çfarë ka ndodhur pas 1 viti me këtë histori ndërkohë që fëmijët e 63-vjeçarit kërkuan që e vërteta të zbardhej sa më shpejt dhe të vihej në vend nderi i tyre?
-
VIDEO
Shqipëria po shkon drejt 2 mln banorë? Ekspertët shpjegojnë arsyet për rënien e lindjeve dhe shkaqet e emigrimit
Ekspertët ngrenë alarmin për rënien e popullsisë që sipas tyre mund të jetë edhe më e fortë nëse nuk merren masa, ndërsa aktualisht jetojnë në vend 2.3 milionë banorë, nga 2.4 milionë që ishte rezultati në CENSIN e 2023-shit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Qershor 2025 – Receta / Shërimi shpirtëror / Shtëpi e freskët, këshilla pastrimi nga divanët tek parketi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me patate, rozmarinë dhe limon / Byrek me qepë të njoma dhe djathë / Qofte me kunguj të njomë.
Amadea Stefa, një emër që lidhet me energjinë shpirtërore, udhëheqjen emocionale dhe evente transformuese, foli sot në “Rreze Dielli” për shërimin e shpirtit. Çfarë është shërimi i shpirtit dhe si mund ta bëjmë atë? Cilat janë 3 gjëra të thjeshta që mund të bëjmë çdo ditë për t’u lidhur me vetveten? A mund të ndodhë transformimi shpirtëror edhe pa pasur një krizë apo dhimbje? Si e dallon një njeri që ka humbur lidhjen me vetveten? Në një botë që na kërkon të jemi gjithmonë në lëvizje, në dispozicion, të fortë e të përkushtuar... ka një nevojë që shpesh e anashkalojmë: nevojën për të ndalur dhe për të shëruar vetveten!
Kur temperaturat ngrihen, edhe shtëpia ka nevojë për “freskim”! Ekspertja e kujdesit shtëpiak, Eva Ikonomi, ndan në studion e "Rreze Dielli" këshillat më praktike për ta mbajtur ambientin të pastër, të freskët dhe plot dritë gjatë verës. Nga ndryshimi i materialeve të perdeve dhe mbulesave, te pastrimi natyral i dyshekut me sodë buke dhe miell misri, e deri te larja e parketit me uthull dhe vaj ulliri për më shumë shkëlqim – zbuloni gjithçka që duhet të dini për një verë më të lehtë në shtëpi!